Kryeministri Rama, i ftuar në Kongresin e 22 Botëror të Naftës në Stamboll të Turqisë: Shqipëria front i ri për burimet e naftës

Kryeministri Rama, i ftuar në Kongresin e 22 Botëror të Naftës në Stamboll të Turqisë, i bëri thirrje investitorëve të huaj që të vijnë të investojnë në Shqipëri në fushën e gazit dhe të naftës.

Rama tha se Shqipëria ka rezerva të mëdha të pashfrytëzuara të naftës e gazit dhe theksoi që të shtohen përpjekjet për më shumë bashkëpunim mes vendeve të rajonit.

“Duhet të shfrytëzojmë burimet e naftës. Tranzicion kritik i nevojës së energjisë, na detyron të forcojmë përpjekjet për më shumë efikasitet dhe bashkëpunim së bashku në këtë fushë. Fokusi kryesor është rritja e furnizimit të konsumatorit shqiptar, por industria e naftës është e rëndësishme për një sërë faktorësh. Shqipëria ndodhet si një udhëkryq midis lindjes e perëndimit sipas vendosjes së saj gjeografike. Megjithatë ne kemi arritur të ndërtojmë një agjendë të bashkëpunimit rajonal në këtë fushë. Ne gjendemi në një prej fushave më të madh të naftës në rajon, me mbi 200 milionë fuqi rezerva nafte në vit, – shpjegoi Rama. –  Ka shumë për të folur për të ardhmen e suksesshme dhe lajmi i fundit është se është zbuluar një burim i madh gazi në Shqipëri. Por objektivi ynë është të përparojmë në tregun evropian”.

Kreu i qeverisë shtoi se me gjithë këto rezerva të pafundme të naftës, Shqipëria mund të shndërrohet në një front të ri për burimet e “arit të zi” në të ardhmen”.

Ky është momenti më i mirë për të investuar në industrinë e gazit e naftës në Ahqipëri. Ndaj me të drejtë lind pyetja: a mund të bëhet Shqipëria një front i naftës? Besoj se kjo mund të arrihet dhe t’ia dalim. Falënderoj presidentin Erdogan për bashkëpunimin me Turqinë në këtë fushë. Prandaj është e nevojshme të qëndrojmë në krah njëri tjetrit për më shumë bashkëpunim mes popujve”, – u shpreh Rama.

gazeta-Shqip.com