Edi Rama ka marrë nëpër gojë të gjitha mediat dhe përfaqësuesit e saj i nxitur nga formati i “Zones se Lire”. Arian Çami i ka servirur të gjitha përfaqësuesit e medias, ndërsa Edi Rama ka thënë për produktet mediatike se janë të gjitha kazan.
Për të gjithë ka një justifikim, por të gjithë i etiketon si kazan, brenda formatit të pyetjes së Arian Çanit.
“Nuk kam punë me personat. E kam me produktin. Janë të gjithë kukulla të një teatri dhe janë në rol se jashtë këtij roli unë i quaj kazan, që janë të lidhur me lloj-lloj fije. Unë takohem me të gjithë këta.
Unë them shoferi është një profesion. Është një njeri shumë i mirë. Ti më pyet për personin”.
Arian Çanit, ndërkohë. i ka thënë se ti je kazani i parë, por ti je i pari që e ke vendosur këtë lloj kazan. Duke qenë shumë i suksesshëm, si kazan, të nënvleftësonin dhe bërë një lloj infeksioni, i thotë Çanit.
Kryeministri Edi Rama ka folur shumë edhe për jetën e vet, ndërkohë që ka thënë atë që e pret në të ardhmen. Po mendoj nje jete te trete. Jetën e parë e ka lidhur me artin, Jetën e dytë me politikën dhe të tretën e ka lënë të hapur.
Ai ka justifikuar njeërzit që e mbështesin. “Ata që dalin në mitingje, janë arsyeja më e madhe e motivimit tim. Ata që të besojnë është motivim i madh. Mund të quhet dhe adrenalinë.
Lumturia është fjalë shumë e madhe. Që më pëlqen puna dhe që më pëlqen të bëj e të shoh ndryshimin e gjërave falë punës sime kjo është padiskutim motivim”.
Por jeta e tretë do jetë po kaq interesante sa dy jetët e tjera. Do jetë në Surrel…
Cani: I ke humbur reflekset, ke 7 vjet qe nuk ke ardhur.
Rama: Po ti ca ke bërë këto 7 vjet se sjemi parë
Cani: Shyqyr që jemi gjallë
Rama: Ke humbur 17 kile
Cani: Kam humbur 33 kile, ti ke shtuar ca. E degjove kengen me te cilen te futa?
Rama: S’e kisha mendjen se më kishte marrë malli për të takuar ty. Une mezi prita te vij te merrem me ty
Cani: Shikoni si me flet sikur jemi ne univers shume te larte ne te dy. Prandaj do votoni gjithnje sic keni votuar.