Kryeministri Edi Rama në foto me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe bashkëshortet e tyre

Pak ditë nga rimandatimi i tij në qeverisjen e Shqipërisë dhe besimin popullor për më tej reformat e nisura dhe çelur negociatat për antarësimin në BE, Kryeministri Rama takohet me SHBA me Presidentin Amerikan, Donald Trump.

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e djeshme një foto me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Bashkë me ta në foto janë dhe bashkëshortet e tyre, përkatësisht gruaja e Edi Ramës, Linda Basha (Rama) dhe gruaja e Trampit, Melania Trump.

Edi Rama, ndodhet në SHBA ku po zhvillon takime dhe po merr pjesë në Sesionin e 72-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Më herët Edi Rama ishte përfshirë në një seri deklaratash kundër Trump-it, duke uruar që ai kurrë mos të bëhej President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.