KRYEMINISTI DHE KRYETARI I PS NE FUSHATE/ Rama në Durrës: Kemi ofruar mbi 60 lehtësira fiskale për biznesin

TIRANË, 21 Qershor /ATSH-I. Vata/- Kryeministri Edi Rama ndodhet të mërkurën në Durrës, ku po zhvillon takime elektorale me banorët dhe biznesin. Gjatë një bashkëbisedimi pasditen e sotme me punonjëse të fabrikës së këpucëve “ENDI Shpk”, Rama tha se 4 vitet që vijnë do të bëjmë katërfishin e asaj që kemi bërë në këto 44 muaj, për këtë industri.
Kemi ofruar mbi 60 lehtësira fiskale, ndër të cilat 22 masa kanë bërë të mundur rritjen me 53% të eksporteve tekstile dhe rritjen me 5 mijë të të punësuarve në sektorin e industrisë së lehtë.

Në bisedë me administratorin e fabrikës Rama u interesua për dizajnin e këpucëve dhe tregun e tyre jashtë vendit, si dhe mundësitë për eksport në SHBA.

Administratori tha se, kërkojmë 100 punëtorë me page rreth 30 mijë lekë në muaj dhe nuk ka punëtorë, ndonëse prej muajsh kemi publikuar njoftimin.

Rama shtoi në fjalën e tij se një fabrikë për prodhimin e çantave kërkonte 400 punonjës dhe nuk kishte, madje punonjësit kishin ardhur nga Pakistani.

“Në të gjithë Ballkanin është e njëjta gjë më kanë konfirmuar kryeministrat, se punonjësit kërkojnë të punojnë në shtet”, tha Rama. Po ashtu, kryeministri ü interesua për trajnimin e punonjësve dhe mënyrat e trajnimit.