Kreu i Talebanit, Mullah Hibatullah Akhundzada, paralajmërim Amerikës

Kreu i ri i Talibanit u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara t’i japin fund “pushtimit” të Afganistanit. Ai thotë në apelin e tij se kryengritja islamike është e vendosur “të shpëtojë vendin nga kthetrat e pushtuesit të pafe”.Watch Sugarbabies (2015) Full Movie Online Streaming Online and Download

Mullah Hibatullah Akhundzada i bëri komentet sot në lidhje me kremtimet e Bajramit, që shënojnë mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mullahu u referohet planeve të Presidentit Obama për të intensifikuar goditjet ajrore kundër Talibanit dhe për të dislokuar trupa në fushë të betejës nëse forcat afgane kanë nevojë për mbështetje në luftë kundër kryengritjes. Kreu i Talibanit thotë se këto përpjekje nuk do të dobësojnë vendosmërinë e organizatës së tij.

Hibatullahu mori në dorë drejtimin e organizatës vetëm pak ditë pasi një goditje amerikane la të vrarë më 21 maj udhëheqësin e mëparshëm Mullah Akthar Mansoor në Pakistanin fqinj. VOA