Kral Nikolla “Skënderbeu” i malësorëve

Ne kuader te vitit Gjergj Kastrioti Skenderbeu Malsoret me banim ne Sh.B.A. Dhe konkretishte ata qe kan ardhur ketu, nga Trojet Shqiptare te Okupuara nga Mali i Zi, si nga Hoti, Gruda, Trieshi, Tuzi e tjer.
Me ne krye Kral Nikollen e Malit te Zi, nje pjes ne vitet 1876 – 1878, dhe nje pjes tjeter ne vitin 1913.
Kane marr nje nisem, e cila po perflitet shume sic eshte ajo per vendosjen, e shtatores se Skenderbeut ne Qender te Tuzit njekohesisht edhe qender e komunes urbane me te njejtin emer, ose edhe qendera e Malsoreve me banim ne trojet e tyre, te Malazezizuara me se miri. Ku banojne 16 % e banoreve te Malsise se Madhe perfshi edhe ata, qe banojne ne shtetin ame Shqiperin, te cilet si qender kane Koplikun. Ku banojne sipas regjisterave te gjendjes civile 60.000 banore, ndersa ne Tuze me Rrethina sipas shifrave zyrtare te Komunes se Podgorices nga ku varet edhe Komuna Urbane e Tuzit, jetojne 8200 Shqiptar, duke zbritur ketu nga 9600 Shqiptar, qe ka gjithsejt Komuna e Podgorices 1400, qe banojne ne Qytetin e Podgorices. Nderkohe qe duhet permendur fakti se ne vitin 1991, ne Tuze me rrethinat e tij kane banuar 12.500 banor shqiptare pothuajse, qe te gjithe Malsore, ndersa tani reziltojne mbi 1000 Boshnjak, 500 Malazez, 700 Mysliman e tjer. Ndersa ne Tuze si qender e Komunes , banojne
4478, Shqiptare nga keta, pothuajse 50 % te besimit katolik dhe 50 % te besimit Mysliman. Qe do te thote se nese u referohemi Shifrave te vitit 1991, rezulton se nga Tuzi, dhe zonat rreth tij, jane larguar
4300 banore Shqiptar – Malsore. Te vendosur kryesisht ne SH.B.A. Ku mesohet se banojne rreth, 11.000 Malsore pasi emigracioni, pa permendur ketu asimilimin, ka nisur qe ne vitin 1960, banor te cilet shumica deri ne vitet 1990 jane regjistruar si te ardhur nga ishe Jugosllavia, bazuar ne pasaportat qe ata kane disponuar. Gjithsesi perafersisht, pa e ditur sakte numerin e atyre qe jane vendosur, ne shtete te ndryshme te botes. Konstatohet se nese do te banonin ne vendin e tyre, Komuna Urbane e Tuzit, tani do te kishte afersisht 20.000 banore. Sidoqofte tani po kthehemi tek problemi, qe duam te trajtojme nese duhet vendosur apo jo, shtatorje e Skenderbeut ne Tuz.
Realisht kur e degjon nje propozim apo kerkes te tille, te lindin shume pyetje dhe enigma,historike e qe te sjellin deri ne ditet tona, ku me kryesorja eshte kjo, pak muaj me pare dhe konkretisht ne Nentor te vitit 2017. Ne komunen urbane te Tuzit u zhvilluan, zgjedhjet vendore per te percaktuar, drejtuesit e rinje te kesaj komune me shumice shqiptare te popullsise. Po c’far ndolli realisht, me 11.000 persona ne listen e zgjedhseve, dhe ku pjesmarres ne votim kane rezultuar 6.900 persona, pothuajse qe te gjithe shqiptare, pasi shqiptare jane edhe ata, qe jane Myslimanizuar, Boshnjakizuar, e Malazezizuar. Duke bere anti – shqiptarin, sic jane Nikoll Gega nga Trieshi qe i prin Partise se Gjukanovicit ne Tuz. Fadil Kajosha nga Gruda qe ben punen e Perkthyesit e jo ate te Kreut te Kuvendit te Tuzit. Halil Dukoviq qe eshte nga Trieshi dhe ku nje ore flet shqip e nje ore Malazezce, Nexhat Dresheviq qe eshte nga Dreshajt e Hotit cili kerkon te heq edhe gjuhen shqipe ne Tuze dhe qe jo pak ia ka arritur, si dhe Doktori i Shqiptareve te Tuzit, kreu i komunes Hotiani – Abedin Abazoviq. Qe tani ngre flamurin Boshnjak ne Tuz.Pa harruar te permendim edhe ideatorin e shkatrrimit dhe asimilimit te banoreve te Malesise se Madhe, ne shtetin e Malit te Zi, Ferhat Dinosha, i cili pasi e ka kryer mesemiri misionin e len amanet nga Kral Nikolla, tani me telekomand ne dor, e drejton antishqiptarin e tij, te Tuzit, her nga Tirana e her nga Prishtina. Duke e bere Tuzin si Jeruzalemin. Nuk te cudit fakti se dikush nga Diaspora Malesore kerkon qe te vendoset Skenderbeu ne Tuz, por te cudit fakti, se si Malsoret i dhan Partise se Milo Gjukanoviq dhe koalicionit te tij qeverises ne Tuz plot 4450 vota, ndersa atij, Shqiptar 2450 vota. Ose aq vota sa ci paten dhen ushtar e komandant. Kral Nikolles ne vitin 1912 duke sulmuar Shkodren per t’ia aneksuar Malit te Zi, dhe qe nga duart nuk ia hoqen Shqiptaret por, Austro – Hungaria. Prandaj na duket shume absurde nje kerkes e tille, se si mund te rri heroi yne kombetar, ne mes tradhtareve te kombit. Pasi vota ne trojet Shqiptare kudo qofshin ata, eshte edhe vot per ceshtjen tone Kombetare. Ende te pa zgjidhur. Nuk e kuptoje se si shqiptaret e Tuzit, nuk veprojne si ata te Maqedonise. Por i dhan koalicionit te Millo Gjukanoviq 20 keshilltar, dhe atij te partive shqiptare 12 keshilltar. Ne keto kushte nje nisem e tille, as qe duhet permendur sepse busti me i mir per Skenderbeun do te ishte vota e dhen per Partit Shqiptare, dhe perfaqesuesit e tyre ne Tetor te ketij viti, e deri at’her Malsoret e kane Skenderbeun e tyre Kral Nikollen ne Podgorice, i cili do te mbahet mend perjetsisht si pushtuesi i tokave dhe trojeve Shqiptare. Sic jane Ulqini,Tivari, Kraja, Tuzi, Plav – Gucia e shume te tjera. E sa per propozuesit te cilet vine nga rradhet e Shoqates Malsia e Vogel, deshiroj t’u kujtoj se nuk kane qene te zotet qe te sigurojne nje shesh publik ne Tuz, per vendosjen e shtatores se Dede Gjo’ Lulit por e kane vendosur ne oborrin e Kishes. Ndoshta dikush prej tyre, edhe ka menduar se meqense Deda u vendos ne oborrin e Kishes, tani Skenderbeun mund ta vendosin ne oborrin e Xhamis.
Gjithashtu deshiroj tu kujtoj ketyre zoterinjeve, se si nuk shkoj asnjeri prej tyre ne Tuz gjate fushates, apo edhe diten e votimit, ashtu si shum prej tyre ken ulltuar, nga Amerika per ne Podgorice, me bileta te paguara nga Malazezet per te festuar, shpalljen e Mali te Zi Shtet. Sic organizuan edhe festen me 25 Nentor te 2017. Te shtat shoqatat Shqiptare te Malit te Zi ne New York, si shat republikat e ishe Jugosllavis, duke e festuar humbjen ne Tuz nje dite perpara, pasi atje zgjedhjet jan zhvilluar, sic e tham me 26 Nentor. E kuptoj se kjo eshte vetem nje loje dhe sa per te terhequr vemendjen, nga ajo qe ka ndollur dhe po ndoll me Shqiptaret ne Malin e Zi, e ne rastin konkret me Malsoret, por nuk e kuptoj, se Skenderbeun c’ ka e duan atje, sepse ai nuk lufton me, por duhet te luftojm ne, qe te realizohen, aspiratat e tij Kombetare, dhe tani c’ eshte me e mira, jo me shpat, por thjesht me nje flet votimi dhe me metoda bashkohore, demokratike dhe diplomatike. Duke mos i marre ato pak para, ne kembin te votes pro Malazezeve e te tjereve. Nuk po u kerkojme te kapin pushket, as te ndahen nga Mali i Zi, por po u kerkojm qe te votojn si Shqiptar, dhe per Shqiptaret me qellim qe pushtetin, ne Atdheun e tyre, ta gezojne vet ata, dhe te mos shkombetarizohen duke i trajtuar si pakic kombetare ne trojet e tyre, stergjyshore Iliro – Shqiptare. Se paku kte duhet ta bejn te gjithe ata, qe me siguri tani ndjehen te mashtruar dhe te penduar, keshtu do ta vendosim Skenderbeun edhe ne Tuz.
Vasel Gilaj
New Jork

KUSH ISHTE KRAL NIKOLLA
Nikolla I Petroviq – Njegosh, ka lindur me 7 Tetor 1841 dhe ka vdekur me 1 Marse 1921. i njohur si
Knjaz Nikolla dhe Kral Nikolla, ishte princ i Malit te Zi, ne periudhen 1860 – 1910 dhe Mbret ne periudhen 1910 – 1918. Duke e drejtuar dhe sunduar Malin e Zi per 58 vjet me rradhe.
Trashegoi fronin nga Xhaxhai i tij. Danillo. Gjate sundimit te tij, Mali i Zi me vendim te Kongresit te Berlinit me 13 korrik te vitit 1878, pase luftes malazezo – turke, fitoi njohje nderkombetare dhe zgjerim te rendesishem teritorial. Kryesisht me troje dhe popullsi shqiptare. Zgjerim te metejshem Mali i Zi fitoi edhe ne vitet 1912 – 1913 pase luftes Ballkanike. Ai ka qene nje mbeshtetes shume i madhe i Serbeve, duke kerkuar her pas here bashkimin e Serbeve dhe Sllaveve. Kral Nikolla ishte nje armik i betuar i Karagjorgjeviqeve, ndoshta sepse ata ishin me origjin Shqiptare dhe konkretisht nga Kelmendi.
Ne Luften e Pare Botrore i shpalli lufte Austro – Hungaris. Mbreteria Malazeze fillimisht u rezistoi sulmeve Austro – Hungareze por u dorzua ne janar te vitit 1916. Mbreti Nikolla, se bashku me qeverin e tij dhe oborrin mbreteror u srehua ne France, ne egzil, nga i cili kurre nuk u kthye me.
Mbreti Nikoll vdiq i izoluar ne mergim ne France dhe u varros ne nje kishe Ruse ne Sanremo ne Itali.
Eshterat e tij, dhe te bashkeshortes Milena Petroviq, me te cilen kishte 9 femij, nga te cilet 6 vajza dhe 3 djem. Ne vitin 1989 u kthyen ne Malin e Zi, dhe jan rivarrosur ne Cetin ne kishen mbreterore ne Qipur.
Me ceremoni shume nderuese. Shtatorja e tij eshte vendosur dipur mbi Kale, ne qender te Qytetit te Podgorices. Kral Nikolla ishte edhe shkrimtar, pese nga gjashte vajzat e tij, kan qene te martuara me Princer dhe Mbreter te vendeve te ndryshme te Evropes, c’ ka bere qe Kral Nikolla te thirret edhe ‘’Vjehrri i Evropes’. Kral Nikolla do te mbetet ne histori edhe per marrdheniet, qe ka pasur me Shqiptaret, e posacerisht me Malsoret mjafte prej te cileve, edhe i ka bler e mashtruar, e joshur me pushtet vecanarisht gjate rrethimit te shkodres per gjashtye muaj me rradhe, nga Tetori i vitit 1912 e deri ne Prill te vitit 1913,me qellim qe te merrte Shkodren, pa te cilen ai thoshte se Mali i Zi nuk mund te jetoj. Duke thirrur O Namo O Namo – Andej Andej. ‘’ Zani i Malsise’’