Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut, pritet “t’i japin fund luftës” 68 vjeçare?

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut janë duke u përgatitur që edhe zyrtarisht t’i japin fund luftës, kur dy liderët ai suprem Kim Jong-un dhe presidenti Moon Jae-in pritet të takohen gjatë javës së ardhshme, shkruan Daily Mail.

Dy Koretë teknikisht janë ende në luftë që nga konflikti i Koresë i viteve 1950-1953, transmeton Telegrafi.

Mediat e Koresë së Jugut raportojnë se të dy palët janë duke diskutuar për një plan permanent që do t’i jepte fund luftës, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të Seulit.

Kim pritet të bëj historinë kur edhe do të takohet me presidentin Moon, në samitin që do të organizohet më 27 prill brenda territorit të Koresë së Jugut.

Ai do të jetë lideri i parë i Koresë së Veriut që do të shkelë në tokën e Koresë së Jugut që nga lufta e vitit 1950.

Dy Koretë, gjithashtu planifikojnë të diskutojnë reduktimin e forcave të armatosura në zonën e demilitarizimit që ndanë këto dy vende. /Telegrafi/