KODET ZAKONORE PERBALLE FORCES SE LIGJIT/ Drejtësia Penale nga gjakmarrja, te heqja e dënimit me vdekje

Nga Ilir Vata/Tirane, 10 Qershor/ATSH/.- Kanuni në vetëvetë është një  përmbledhje normash ligjore është ligj apo përmbledhje e ligjesh dhe normash të pashkruara, të trashëguara në mënyrë gojore, por erdhi në formë të një kodifikimi të shkruar në kuptimin formal duke mbetur një monomet e ligjshmërisë, kulturës ligjore dhe më gjerë.

Ligjet e Kanunit kane shërbyer për shumë kohë si norma shoqërore dhe si një sistem vetëqeverisës që mbizotëronte në viset e malësive të Shqipërisë së Veriut në një periudhe kohë të gjatë që zu fill në mesjetë, por nuk ka një datë të saktë të të drejtës zakonorë shqiptare sepse ajo buron prej hershmërisë së legjislacionit europian, pse jo që në kohë të shtetit Ilir.

Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, serbisht, frëngjisht, rusisht dhe anglisht dhe është një monument i së drejtës sa dhe sot po studiohet nga vendas dhe të huaj jo vetëm për larmine e normave juridike, por për efakistetin e tij dhe pozitën e tij aktive duke e bërë atë dhe sfidues të legjislacionit modern.

Në korpusin e ligjeve të pashkruara ekzistojnë: “Kanun’i vjetër”, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, “Kanuni i Çermenikës”, “Kanuni i Papa Zhulit”, “Kanuni i Labërisë” dhe “Kanuni i Skënderbeut” ose ndryshe “Kanuni i Arbërisë” duke e cuar numrin e kanuneve në Shqipëri dhe trevat e saj në dymbdhjetë kanune, që në thelb janë të njejta por kanë ndryshime te pjesshme.

Etimologjia e termit “Kanun”-Termi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën greke “κανών” (“canon”), që nënkupton rregull dhe miratim në gjuhën shqipe nga gjuha turke.

Ndërsa përkatësia që luhatet nga vendi në vend “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, ose “Kanuni i Lekës”, “Kanuni i Malcís”. Tregohet nga studjuesit se prejardhja mund të datojë qysh nga koha e Aleksandrit të Madh, madje rrënjët e normave juridike të shqiptarëcve vijnë që nga shteti Ilir dhe parë në këndveshtrimin juridik e krahasues, kanuni shqiptare ka të përbashkta edhe me të drejtën romake në shumë element të tij, pra rrënjët janë ndër shekuj, në fillesën e lindjes së nirmave juridike në Europë.

Forma e parë e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit edhe pse konsiderohet që ekzistonte shumë më parë e që i përkiste tradiave të goj’dhënave të trashëguara brez pas brezi. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u përmblodh me shënime nga At Shtjefën Gjeçovi gjatë viteve 1910-1925.

Në aspektin penal, Kanuni në Shqipëri ishte i ashpër, ndëshkimor dhe kishte si objeksion kthimin me të njëjtën monedha, gjak për gjak ose gisht për gisht, por kishte dhe forcën e parandalimit të krimit, mbrojtjen e pronës, të drejtave të fëmijëve dhe mbronte gruan duke e përjashtuar nga gjakmarrja në cdo rast, përjashturar nga dynomi i madhe, nderin dhe vjedhja..!

Institucionet penale në Shqipëri në kuptimin institucional e shtetëror morën jetë pas shpalljes së pavarësisë së vendit dhe krijimin e shtetit të parë shqiptarë në kuptimin ligjor.

Në fillim lindi Prokuroria në Shqipëri pas shpalljes të shtetit të pavarur shqiptar nga Kuvendi i Vlorës, më 28 nëntor 1912, qeveria e përkohshme mori vendimin “Për organizimin e ri të drejtësisë”, më 10 maj 1913.

Me këtë vendim në bazë të këtij vendimi krijohet “Kanuni i Zhurisë”, i cili gjykonte çështje penale me përfaqësues nga populli.

Më vone pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe dorëzimit të kurorës së Shqipërisë Princ Vidit (Prinz Ëilhelm zu Ëied) më 10 prill 1914 shpallet në Vlorë “Statuti Organik i Shqipërisë”. Në Kapitullin X, “Drejtësia” parashikohet që: prokurori dhe zëvendësi i tij e zhvillojnë veprimtarinë publike në të gjithë sferën e juridiksionit të gjykatës, të organizuara në: – këshillin e pleqve, – gjykatësit paqtues, – gjykatat e shkallës së parë dhe – gjykatat e apelit.

Në Statutin e Zgjeruar të Lushnjës, të datës 14. 12. 1922, i cili mund të thuhet se përfaqëson të parën kushtetutë të shtetit shqiptar, në Pjesën D “Pushteti Gjyqsues”, përfshihet edhe prokuroria dhe garantohet pavarësia e gjykatës dhe e prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre.

Në pikat 15 dhe 16 të programit të Qeverisë Demokratike të kryesuar nga Fan Noli, i cili u shpall më 19 qeshor 1924, vihet theksi tek reformimi i drejtësisë. Në “Statutin Themelor të Republikës Shqiptare” të 3 marsit 1925, në pjesën D “Pushteti Gjyqsuer”, përfshihet edhe prokuroria dhe garantohet pavarësia e gjykatës dhe e prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre. Në nenet 102, 103 e vijues, parashikohet: “Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët emnohen me dekret të Kryetarit të Republikës, në bazë të zgjedhjes së bamun prej një komisje të posaçme. Atyre u sigurohet patundshmëria prej zyrës së tyre.”

Edhe në “Statutin Themeltar të Mbretërisë Shqiptare”, të datës 1 dhjetor 1928, në kapitullin III “Pushteti Gjyqsuer” përfshihet dhe prokuroria si dhe garantohet pavarësia e gjykatës dhe e prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre. Në nenet 120, 129 e vijues, parashikohet: “Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit, të zgjedhur dhe të propozuëm sipas ligjës së posaçme emnohen me dekret të Mbretit. Ata janë të patundëshëm në mënyrën e caktuëme në ligjën organike. ”

Pas përfundimit të Luftës së II Botore dhe vendosjes së pushtetit komunist, të vetëquajtur demokratik-popullor, në Shqipëri Kryesia e Këshillit Antifashist të Luftës Nacional-Çlirimtare nxori më 14. 01. 1945 ligjin Nr. 41 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Ushtarake”. Në këtë ligj krahas dispozitave penale materiale, në nenet 7-12, 20 dhe vijues, parashikohet organizimi i gjykatave ushtarake dhe i prokurorëve ushtarakë pranë Këshillit të Gjykatës së Naltë Ushtarake dhe pranë Këshillit Gjyqësor të Korpusit ose Krahinës së Korpusit.

Në Kushtetutën e vitit 1946 prokuroria trajtohet në kapitullin “Gjykatat dhe Prokuroria” duke u përcaktuar si organ i Kuvendit Popullor. Pavarësia e prokurorëve në ushtrimin e funksioneve sanksionohet në nenin 86 të saj, në të cilin parashikohet: “Të gjithë prokurorët publikë janë të pavarur kundrejt organeve lokale dhe varen vetëm prej Prokurorit të Përgjithshëm”.

Në Kushtetutën e vitit 1976 “Prokuroria” trajtohet në një kapitull të veçantë, pas Gjykatës dhe Hetuesisë dhe nuk bëhet përcaktimi i raporteve të saj me pushtetin gjyqësor apo pushtetin ekzekutiv. Në nenin 106 të Kushtetutës së vitit 1976 si funksion kryesor i prokurorisë parashikohet: “Kontrolli i zbatimit të përpiktë dhe të njëllojtë të ligjeve nga gjykatat, organet e hetimit, ndërmarrjet, dhe institucionet.” Me Kushtetutën e vitit 1976 prokurorisë iu hoq funksioni i ndjekjes penale, i cili iu ngarkua organit të hetuesisë. …

Reformat e thella ligjore dhe strukturore që pasuan pëmbysjen e regjimit komunist dhe kthesën demokratike në vitet 90 përfshinë edhe prokurorinë, duke i kthyer asaj fizionominë dhe portretin institucional në përputhje me shtetin e së drejtës si dhe duke e përfshirë prokurorinë në pushtetin gjyqësor. Me ligjet Nr. 7561, datë 29. 04. 1992, “Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese” dhe Nr. 7574, datë 24. 06. 1992 “Për organizimin e drejtësisë.” u sanksionua: “Prokuroria është autoriteti që ushtron ndjekje penale në hetim dhe në gjyq.

Prokuroria organizohet dhe funksionon brenda pushtetit gjyqësor si organ unik dhe i centralizuar dhe e ushtron veprimtarinë e saj nëpërmjet prokurorive të caktuara pranë çdo hallke gjyqësore. Në ushtrimin e kompetencave të tyre prokurorët u nënshtrohen ligjit, urdhërave të prokurorëve eprorë dhe vendimeve të autoriteteve përkatëse.

Prokurorët kanë imunitet.” Gjithashtu theksohet se, prokuroria nuk varet dhe nuk mund të kontrollohet nga Ministria e Drejtësisë, se është e organizuar në mënyrë autonome dhe prokurori gëzon statusin e gjyqtarit.” Edhe emërimi, lëvizja, shkarkimi, procedimi disiplinor ndaj prokurorëve mund të bëhej vetëm me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, anëtar i të cilit ishte dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Aktualisht si në Kushtetutë dhe në ligjin Nr. 8737, datë 12. 02. 2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë” prokuroria është konceptuar si organ i një lloji të veçantë, “sui generis”, e vetmja në llojin e vet, dhe ndonëse nuk përfshihet as në pushtetin gjyqësor e as në pushtetin ekzekutiv ka karakteristika të përbashkëta të këtyre dy pushteteve.

Në nenet 148 e 149 të Kushtetutes, pa përmendur se në cilin pushtet bën pjesë prokuroria, vendosen piketat në lidhje me objektin e veprimtarisë, organizimin, funksionimin dhe rregullat bazë të emërimit dhe të shkarkimit të prokurorëve duke përcaktuar: “Prokuroria ushtron ndjekje penale, përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit si dhe kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj.

Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si organ i centralizuar. Në ushtrimin e kompetencave të tyre, prokurorët u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve. Prokurorët emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm”.

E drejta Penale pas rënjes së diktaturës ka psuar ndryshime thelbësore ndonëse është e miksuar përsa I përket praktikave dhe shkollave eropiane në elementët e saj në aspektin penal përmisimet janë të ndjeshme, pasi janë hequr veprat kundër shtetit në aspektin politike dhe së fundmi është hequr denimi më vdekje duke e renditur të drejtën penale shqiptare në të njëjtën paralele me të drejtën penale e vendeve të europës.

Heqja e dënimi me vdekje

Dënimi me vdekje u shfuqizua në shumicën e shteteve të BE-së mbi 50 vjet më parë dhe ndalimi i tij u përfshi në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së të vitit 2000 si një ndalim absolut i dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat, si në paqe (ligji penal) (ligji ushtarak).

Traktati i Lisbonës i vitit 2009 i bëri këto dispozita ligjërisht të detyrueshme, prandaj disa shtete anëtare duhej të përshtatin ligjin e tyre ushtarak. Për shtetet e reja anëtare të mundshme, heqja e dënimit me vdekje është pra një kriter i panegociueshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut e vitit 1950 e Këshillit të Evropës përmban një dispozitë për vrasjet e ligjshme, por këto dispozita u pezulluan në vitin 1983 (ligji penal, protokolli 6) dhe viti 2002 (ligji ushtarak, protokolli 13).

Ndryshe nga Bashkimi Evropian, pajtueshmëria me to nuk mund të zbatohet siç tregohet nga rastet e Bjellorusisë (dënimi me vdekje ende aplikohet) dhe Turqia e cila aktualisht konsideron një referendum për rikthimin e dënimit me vdekje. Turqia do të ‘kishte’ vetëm ‘të pezullonte protokollet 6 dhe 13.

Këshilli i Evropës ka miratuar 10 Tetorin si Ditën Evropiane kundër dënimit me vdekje. Kontinenti Evropian qëndron në ballë të lëvizjeve progresive të të drejtave të njeriut te cilat kanë influencuar një ndikim të madh në heqjen e dënimit me vdekje. E ardhmja e heqjes se denimit me vdekje ne te gjithe boten eshte e padiskutueshme. Ne vitin 2010 me shume se dy te tretat e botes e kane hequr denimin me vdekje ne ligj apo ne praktike dhe vetem 58 shtete e kane mbajtur ate.

Kjo dite e caktuar nga Keshilli i Evropes nuk duhet anashkaluar edhe ne Shqiperi ku megjithese nuk zbatohet denimi me vdekje ende ka shume opinione te ndryshme ne shoqerine shqiptare. Madje ky denim ne Shqiperi si nje forme e qyteteruar e hakmarrjes me gjak te ftohte eshte perdorur si mjet ndeshkimi shteteror gjate gjithe historise se shtetit shqiptar deri ne vitin 1995.

Dënimi me vdekje është shfuqizuar tërësisht në të gjitha vendet evropiane, përveç Bjellorusisë dhe Rusisë, e cila ka një moratorium dhe nuk ka kryer ekzekutimin që nga viti 1999.

Ndalimi absolut i dënimit me vdekje mishërohet si në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian (BE) dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, dhe kështu konsiderohet një vlerë qendrore.

Nga të gjitha vendet evropiane moderne, San Marino dhe Portugalia ishin të parët që shfuqizuan dënimin me vdekje, ndërsa vetëm Bjellorusia vazhdon të ushtrojë dënimin me vdekje në një formë apo në një tjetër. Në 2012, Letonia u bë shteti i fundit anëtar i BE për të shfuqizuar dënimin me vdekje gjatë kohës së luftës.

 

Që nga viti 2017, në Evropë, dënimi me vdekje për krime në kohë paqeje është shfuqizuar në të gjitha vendet përveç Bjellorusisë, ndërkohë që dënimi me vdekje për krimet e luftës është shfuqizuar në të gjitha vendet përveç Bjellorusisë dhe Kazakistanit. (Kazakistani është një vend i vendosur pjesërisht në Evropë dhe pjesërisht në Azi).

Me përjashtim të Bjellorusisë, e cila realizoi ekzekutimin në vitin 2016, ekzekutimet e fundit nga një vend evropian ndodhën në Kazakistan në vitin 2003 dhe Ukraina në 1997.

Këshilli i Evropës ka dy instrumente kryesore kundër dënimit me vdekje: Protokolli nr.6 dhe Protokolli nr. 13.

Protokolli nr. 6 i cili ndalon dënimin me vdekje gjatë paqes, është ratifikuar nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Evropës, përveç Rusisë (e cila ka nënshkruar, por nuk është ratifikuar).

Protokolli nr. 13 e ndalon dënimin me vdekje në të gjitha rrethanat (përfshirë krimet e luftës). Të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës e kanë ratifikuar atë, përveç Azerbajxhanit dhe Rusisë, të cilat nuk e kanë nënshkruar atë, dhe Armeninë, e cila ka nënshkruar por ende nuk është ratifikuar. Megjithatë, të gjithë kanë hequr dënimin me vdekje.

Në vitin 2014, Polonia ishte vendi më i fundit që ratifikonte Protokollin nr.13

Pjesa e II

Historia

Shfuqizimi ka qenë i zakonshëm në historinë evropiane, por ka qenë vetëm një prirje e vërtetë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, kur të drejtat e njeriut u bënë një prioritet i veçantë. Mbretëria e Italisë e kishte shfuqizuar dënimin me vdekje për civilët me miratimin e Kodit Penal Zanardelli të vitit 1889, por fashistët e kishin ripranuar atë me Kodin Penal të vitit 1930.

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut u miratua në vitin 1950, por disa vende morën shumë vite për ta ratifikuar atë. Mbretëria e Bashkuar e mbajti dënimin me vdekje për tradhti të lartë deri në vitin 1998; Megjithatë, kjo teknikë u zëvendësua nga ndalimi absolut i dënimit me vdekje në vitin 1976. Ëilliam Joyce ishte personi i fundit që u vra për tradhti të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, më 3 janar 1946.

Një moratorium mbi dënimin me vdekje ka ekzistuar në Rusi që nga 1 janari 2010. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Federatës Ruse të 19 nëntorit 2009, dënimi me vdekje nuk do të ushtrohet në Rusi në asnjë kohë para ratifikimit Të protokollit të lartpërmendur.

Gjykata Kushtetuese gjithashtu ka sqaruar se vendimi nuk është shtyrje e moratoriumit, por heqja e dënimit kapital, pasi që nuk do të jetë më e mundur për ta praktikuar ligjërisht.

2009 ishte viti i parë që askush nuk u ekzekutua kudo në Evropë, megjithatë në mars 2010 Bjellorusia ekzekutoi dy njerëzit e fundit në rreshtin e saj të vdekjes.

Bashkimi Evropian (BE) ka kohë që ka qenë kundër dënimit me vdekje, duke mbështetur Konventën Evropiane dhe Kartën e saj për të Drejtat Themelore të vitit 2000 përfshinte një ndalim absolut të dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat.

Karta është bërë ligjërisht e detyrueshme nga Traktati i Lisbonës, pasi ajo u ratifikua plotësisht dhe ishte efektive më 1 dhjetor 2009. Traktati gjithashtu ka një dispozitë që BE të bashkohet me Këshillin e Evropës dhe të aderojë në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

BE ka qenë një nxitës aktiv i heqjes në mbarë botën dhe ka promovuar një moratorium të Kombeve të Bashkuara mbi dënimin me vdekje, megjithatë disa qeveri kombëtare si Polonia kanë kundërshtuar lëvizje të tilla.

Rruga për heqjen e denimit me vdekje ne Shqipëri.

Denimi me vdekje ne legjislacionin penal shqiptar parashikohej ne 31 nene te K.P. te vitit 1952 ne 33 nene ne K.P. te vitit 1977. Ne Kodin Penal te vitit 1988 u pakesua denimi me vdekje ne 11 nene. Natyrisht qe me fillimin e proceseve demokratike ne Shqiperi permbajtja e ketij instituti evoluoi pozitivisht. Ne K.P. te vitit 1993 u reduktua denimi me vdekje dhe aplikohej ne 16 nene. Metodat e aplikimit te denimit me vdekje ne vendin tone kane qene me pushkatim dhe me varje ne litar.

Iniciativa e pare e organit legjislativ

Ne historine e Parlamentit shqiptar per here te pare eshte diskutuar dhe votuar per heqjen e denimit me vdekje ne Shqiperi ne vitin 1993.

Me hyrjen ne fuqi te K.P. te vitit 1995 i cili bazohej ne parime demokratike dënimi me vdekje parashikohej në pjesen e përgjithshme së bashku me burgimin e perjetshem si dënim alternativ. Ndersa në pjesen e posacme ai parashikohej në 13 nene. Karakteristike kryesore e kesaj periudhe është se dënimi me vdekje jo vetem u pakësua ne legjislacionin penal por edhe ne praktiken gjyqesore ai u zbatua si dënim i jashtëzakonshëm.

Të dënuar me vdekje te ekzekutuar ne vitet 1990-1995.

 

Viti      1990 1991       1992    1993    1994    1995    Gjithsej

 

Denime me vdekje      5          6          14        7          6          1          39

 

Me Ligjin Nr.7959 date 11.07.1995 Kuvendi vendosi aderimin e R.Sh. ne Statutin e Keshillit te Europes dhe anetaresimin e saj me te drejta te plota perfaqesimi. Mbi bazën e këtyre angazhimeve ndërkombetare dhe brenda afateve të percaktuara R.Sh. nënshkroi e ratifikoi Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe disa prej protokolleve të saj si dhe përmbushi mjaft detyrime te tjera te vendosura nga Asambleja Parlamentare dhe Komiteti i Ministrave pranë Këshillit të Evropës.

Shqipëria gjithashtu zbatoi me korrektesi për tre vjet moratoriumin mbi ekzekutimet e dënimeve me vdekje pasi nga viti 1995 nuk u ekzekutua asnje person ndaj te cilit ishte aplikuar ky lloj dënimi.

Ne vitet 1996-1999, në 6 mujorin e parë nga gjykatat shqiptare u dënuan me vdekje 17 persona për krime të renda por nga këta të denuar nuk është ekzekutuar asnjë.

Miratimi i Kushtetutes dhe Vendimi i Gjykates Kushtetuese.

Periudha e moratoriumit natyrisht ishte e domosdoshme ne Shqipëri në menyrë që të përgatitej opinioni publik shoqëria shqiptare dhe klasa politike në shqyrtimin dhe marrjen e një vendimi te pjekur dhe te drejte.

Nëpërmjet referundimit popullor të 22 nëntorit 1998 dhe miratimit në Kuvend Kushtetuta e R.Sh. ishte dokumenti i pare thellesisht demokratik dhe mishërim i akteve dhe konventave ndërkombetare që mbronin të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Shfuqizimi i dënimit me vdekje nga dispozitat penale ushtarake për krime të kryera ne gjendje lufte apo gjendje të jashtezakonshme. Ne permbushje te angazhimeve ndërkombetare Kuvendi i Shqiperise ka miratuar Ligjin Nr.9639 date 09.11.2006.

Për ratifikimin e Protokollit Nr.13 të Konventes Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore për heqjen e denimit me vdekje në të gjitha rrethanat në përmbajtje të së cilës përcaktohet shprehimisht detyrimi i shteteve palë nënshkruese për të shfuqizuar dënimin me vdekje ne te gjitha dispozitat ligjore kombëtare, madje edhe për ato raste që parashikojne këtë denim ne gjendje lufte, apo gjendje të jashtezakonshme.

Me botimin e këtij ligji ne Fletoren Zyrtare Nr.127 date 06.12.2006 heqja e dënimit me vdekje nga dispozitat e Kodit Penal Ushtarak parashikuar në gjendje lufte apo gjendje të jashtëzakonshme ishte një detyrim kushtetues.

Sepse Kushtetuta ne Nenin 122 midis të tjerash përcakton se do marreveshje ndërkombetare e ratifikuar përbën pjese te sistemit te brendshem juridik pasi botohet ne Fletoren Zyrtare. Një marreveshje ndërkombetare e miratuar me ligj ka epersi mbi ligjet e vendit qe nuk pajtohen me te.

Ne këtë kuadër institucioni i Avokatit te Popullit ne zbatim te detyrimit kushtetues dhe ligjor ne shkurt te vitit 2007 i ka rekomanduar Kuvendit dhe Qeverise se R.Sh. marrjen e nismes ligjore per te shfuqizuar Nenet 7/1 8/a 25 26 28 34 47 dhe 77 te Ligjit Nr.8003 date 28.09.1995 ndryshuar me Ligjin Nr.8919 dt.04.07.2002 Kodi Penal Ushtarak.

Nga institucionet përkatese u mor iniciativa ligjore dhe me ligj Nr.9722 date 30.4.2007 Kuvendi i Shqiperise miratoi ndryshimet perkatese te ligjit nr.8003 date 28.9.1995 Kodi Penal Ushtarak i R.Sh. i ndryshuar me anë të të cilave shfuqizonte dënimin me vdekje nga dispozitat e K.P.U. parashikuar ne gjendje lufte apo gjendje te jashtëzakonshme duke shënuar nje progres në legjislacionin penal për heqjen e dënimit me vdekje në Shqiperi në te gjitha rrethanat.

Eksperienca ndërkombetare për dënimin me vdekje.

Edhe pse kemi 15 vjet qe nuk zbatojme dënimin me vdekje në Shqipëri ende ka një debat të madh lidhur me heqjen e tij si të parakohshëm jo mbase efikase, madje shume syresh janë edhe pro rivendosjes se tij pasi sipas tyre vendosja e ketij dënimi do të ishte nje mase efikase në parandalimin e krimeve dhe dënimin e autoreve.

Natyrisht shpesh merret si argument fakti qe vende si Japonia Kina etj. dhe sidomos SHBA e zbatojne ende kete lloj dënimi. Natyrisht me gjithë presionin pozitiv të akteve ndërkombëtare zbatimi i dënimit me vdekje në keto vende mbetet e drejtë e legjislacionit penal të brendshëm.

Në SHBA drejtesia penale në pjesën me te madhe është çeshtje e shteteve te veçanta federale ku ne 32 vende praktikohet ende denimi me vdekje, ndërsa vendet e tjera ose e kane hequr fare nga legjislacioni ose e kane pezulluar.

Ndryshe nga shtetet ne veçanti ne rrafshin federal në SHBA dënimi me vdekje zbatohet vetem në raste të vecanta si rregull në raste krimesh kunder shtetit p.sh. ne rastin e organizatoreve të sulmeve te 11 shtatorit 2001.

Në shoqërine amerikane gjithnje dhe me shume ka njerez që e kundërshtojnë dënimin me vdekje. Madje vitet e fundit jurisprudenca ne SHBA ka qene shume e diferencuar ne lidhje me denimin me vdekje.

Megjithese Gjykata e Lartë në SHBA e ka shpallur dënimin me vdekje konform kushtetutes në vitin 2005 ajo ndaloi këtë lloj dënimi për personat me aftësi te kufizuar dhe të miturit duke pranuar për herë të pare bazat ligjore ndërkombetare dhe duke iu nënshtruar presionit ndërkombetar për këtë çeshtje.

Dënimi me vdekje është konsideruar nga Amnesty International si mohimi i fundit i të drejtave të njeriut vepër mizore çnjerezore dhe degraduese e bërë ne emër të drejtesisë dhe qe shkel të drejten e jetes te shpallur në Deklaraten Universale të të Drejtave te Njeriut.

Skeptikët thonë se nese krahasojmë vitet 1998-2004 norma e vrasjeve ne Kanada e cila nuk e zbaton dënimin me vdekje ka qene 1.82 per 100.000 banorë, në Evrope e cila nuk e zbaton denimin me vdekje ka qene 1.5 per 100.000 banorë, ndërsa në SHBA e cila e zbaton dënimin me vdekje në një pjesë të konsiderueshme të shteteve ka qenë 6.3 per 100.000 banorë.

Në Shqipëri po të krahasosh dy periudha 5 vjecare vitet 1991-1995 kur ka ekzistuar dënimi me vdekje norma mesatare e vrasjeve ka qene 37.46 vrasje për 100.000 banore, ndërsa në vitet 2004-2008 periudhë që denimi me vdekje nuk ekziston, norma mesatare e vrasjeve është ulur me shume se 50 % 16.76 vrasje per 100.000 banore .

Historikisht në Shqipëri krahas dënimit me vdekje ka vepruar edhe zakoni i gjakmarrjes. Heqja e dënimit me vdekje nuk mund të luaje rol për ruajtjen e gjatë të gjakmarrjes sepse bartesit e psikologjisë dhe te zakoneve te vjetra mbeten gjithnjë e me pak. Pra gjakmarrja mbetet nje dukuri kalimtare, thonë skeptikët që në kohë të diktaturës një tjetër ligj viste më shumë se cdo ligj tjetër nëdër kohë të legjislacionit në Shqipëri

Kodi Penal në kohë të Diktaturës

LIGJ Nr.5591, datë 15.6.1997-Kodi Penal i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë

Kodi Penal i regjimit komunist në Neni 22, Dënimi me vdekje shprehet se:Dënimi me vdekje është një dënim i jashtëzakonshëm që jepet vetëm për krimet veçanërisht të rrezikshme.

Kodi Penal i diktaturës në PJESA E POSAÇME, KRIME KUNDËR SHTETIT, Neni 47 Tradhtia ndaj Atdheut.

Tradhtia ndaj Atdheut është krimi më i rëndë që mund të kryejë shtatasi i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ku rënditën nga pika a)- gj) duke u shprehur se tradhtia ndaj Atdheut dënohet me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Neni 48 Spiunazhi denohej me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Neni 49, Provokimi i luftës me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Neni 50,Veprat terroriste me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Neni 51, Organizimi i bandave të armatosura me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Neni 52, Diversioni me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Neni 53, Sabotimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Neni 54, Gjenocidi-Veprat e kreyra me qëllim për të shktërruar plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik dhe racioal, si: a)vrasja e anëtarëve të grupit; b)dëmtimi i rëndë trupor ose mendor i anëtarëve të grupit; c)vënia me qëllim e grupit të plotë ose të pjesshëm; ç) masat që kanë për qëllim tëndalojnë lindjet në gjirin e grupit dhe d) transferimi mne forcë i fëmijëve të grupit një grup tjetër, dënohen: me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Neni 55, Agjitacioni e propaganda kundër shtetit dënohet: me heqje të lirisë nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 57, Krijimi i një organizate kundërrevolucionare dënohen: me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Neni 58,Veprimtaria armiqësore para Çlirimit dënohet: me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Tirane Prill 1945.Gjyqi special,kriminelet ne sallen e gjyqit.Foto:Atsh

Neni 59, Përkrahja pas kryerjes së krimit dënohen: me heqje të lirisë jo më pak se pesë vjet dhe në rrethana veçanërisht të rënda me vdekje.

Krime kundër pasurisë socialiste në nenin Neni 62 dënohet:me heqje të lirisë jo më pak se shtatë vjet ose me vdekje.

Neni 65, Grabitja e pasurisë socialiste dënohet: me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Neni 67 Shkatërrimi ose dëmtimi i pasurisë socialiste me dashje dënohet: me heqje të lirisë jo më pak se pesë vjet ose me vdekje.

Neni 76, Falsifikimi i monedhave në grup dënohet:me heqje të lirisë jo më pak se pesë vjet ose me vdekje.

Neni 78, Shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i rrugëve të komunikacinit kur shkaktoni përplasje me pasoja të rënda dënohet: me heqje të lirisë jo më pak se pesë vjet ose me vdekje.

Neni 84, Vrasja me dashje nga pika a)- e) në shtatë rastë dënohet: me heqje të lirisë jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me vdekje.

Krimet Ushtarake: Neni 139 Shmangia nga shërbimi ushtarak në kohë luftë ose gjendjeje të jashtëzakonshme, dënohet: me heqje të lirisë jo më pak se pesë vjet ose me vdekje.

Nei 142, Moszbatimi i urdhrit në kohë lufte ose gjendjeje të jashtëzakonshme, dënohet me heqje të lirisë jo më pak se pesë vjet ose me vdekje.

Neni 144, Kundërshtimi dhe shtrëngimi për të shkelur detyrën në kohë lufte ose gjendjeje të jashtëzakonshme dënohen: me heqje të lirisë jo më pak se pesë vjet ose me vdekje.

Tirane 4 Shtator 1947.Gjyqi kunder grupit te Deputeteve.Foto:Atsh

Neni 147, Shpërdorimi, shkatërimi ose dëmtimi i pasurisë ushtarake kur vepra, të kryera me zjarr a me mjet tjetër të rrezikut të përbashkët, ose kur kanë shkaktuar vdekje a pasoja të rënda, ose në kohë lufte a gjendjeje të jashtëzakonshme, dënohen me heqje tëlirisë jo mëpak se pesë vjet ose me vdekje.

Neni 152 Shkatërrimi i mjeteve të luftimit dënohet: me heqje të lirisë nga pesë gjer në njëzet vjet dhe, kur ka shkaktuar pasoja të rënda, me heqje të lirisë jo më pak se njëzet vjet ose me vdekje.

Neni 153, Shmangia nga urdhrat për luftim dënohet: me heqje të lirisë jo më pak se tre vjet dhe, kur ka pasoja veçanërisht të rënda, edhe me vdekje.

Neni 154, Largimi nga fusha e betejës dhe dorëzimi rob për shkak frike ose dobësie, dënohet: me heqje të lirisë jo më pak se pesë vjet ose me vdekje.

Neni 155, Humbja e flamurit të njësisë ushtarake në luftë për shkak të frikës dënohet: me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

 Neni 156, Braktisja e një anijeje lufte në mbytje e sipër dënohet: me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Neni 157,Përvetësimi në fushën e betejës i sendeve që gjendjen tek të vrarët dhe të plagosurit, si edhe plaçkitja e robërve të luftës dënohet:me heqje të lirisë nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka rrethana rënduese, me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Neni 159, Dhuna mbi personin, përvetësimet, grabitja, shkatërrimi dhe marrja e paligjshme e pasurisë nën pretekstin e nevojës ushtarake në dëm të popullsisë që gjendet në zonat e operacioneve ushtarake dënohet:me heqje të lirisë gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vedpër, e kryer në rrethana rënduese dënohet: me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Ky Kod hyri në fuqi më 1 tetor 1977.

Kanuni në përiudhë të diktaturës ishtë jo aktiv spse një tjetër ligj vriste, Kodi Penal i1977

Por e vërteta flet ndryshe për të drejtën penale dhe sfiduesin e madhe Kanunin e Lek Dukagjinit.

Kanuni është një legjislacion i heshtur dhe ai bëhet aktiv sa herë zbatueshmeria e ligjit në pozitë nuk është aktiv, ose në raste kur nuk jepet drejtësi dhe pas rënjes së diktaturës njerëzit të dalldisur në liri, filluan të përdorin Kanunin si formë ligjore, vetëgjyqsinë dhe raste e gjakmarrjes kanë qenë më qindara që vazhdojnë edhe sot të shënojnë pasoja me jetën madje dhe problem sociale me ngujimin, një nga ritet e kanunit (fshehja, mbyllja në kullë nga frika e hasmit, apo siç shprehet kanuni gjaksi).

Edhe me heqjen e dënimit me vdekje Kanuni i Lek Dukagjinit është bërë aktiv, por vitet e vundi vrasjet për gjakmarrje kanë rënë sepse përpjekjet e shteti për të reformuar drejtësinë dhe legjislacionin penal kanë ndikuar pozitivisht edhe për parandalimin e krimit sepse njerëzit kanë besim se do të ketë një sistem të fortë drejtësie pa dashur të përdorin vetëgjyqsinë dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit.