Koalicion PS-PD pas 25 Qershorit? Rama shuan çdo aludim: Ja marrëveshja që kemi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zërave që flasin për një koalicion të mundshëm PS-PD pas zgjedhjeve të 25 Qershorit. Ai ka hedhur poshtë çdo aludim, teksa thotë se marrëveshja është vetëm për tejkalimin e ngërçit që riktheu PD në zgjedhje.

“Mos dëgjoni fare ato që do qeverisin bashkë. Ne jemi marrë vesh vetëm për një gjë: Ja sheshi ja mejdani, pastaj do vendos populli se kush do mbajë timonin 4 viteve të ardhshme”, tha Rama nga Fieri në një takim me gratë.

Ai komentoi edhe negociatat e vështira me PD. Rama tha se nuk e mendonte se do i lutej aq shumë Bashës.

“Edhe ne s’do donim që PS të fitojë zgjedhje pa kundërshtarë, i donin ato karrige për të kontrolluar zgjedhjet nga brenda, bujrum i morën, le të shohin nga brenda se si sillemi ne nga brenda. Ne nuk hyjmë tek ata që shkelin ligjin.  Ne nuk bëjmë presione. Ne sa herë kemi hyrë në zgjedhje, e kemi marrë nga zemrat dhe mendjet e njerëzve dhe jo duke futur duart në xhepat e tyre. U bind dhe Luli dhe të tjerët që nuk mund të na, s’ma merrte mendja që do i lutesha një njeriu siç i jam lutur Lulit për ta takuar,” tha Rama.

Më tej kryeministri tha se vetëm PS mund të bëjë shtet.“Tani që e njoh dhe nga afër Lulin, ju them harrojeni. Ka vetëm një fuqi që mund ta bëjë deri në fund shtetin, amanetin e rilindësve dhe dëshmorëve, atyre që dhanë jetën për vendin, dhe kjo është vetëm PS,” tha Rama.

JAVANEWS