Klajd Kapinova rivjen në një bashkëautorësi me studiuesin Tome MRIJAJ

Kjo eshte fotoja e shoqeruar me biografine time modeste, qe keto dite do te botohet ne nje liber si bashkeautore me mikun tim te mrekullueshem dhe shume bujar studiuesin Tome MRIJAJ, qe se shpejte del ne qarkullim. Libri po botohet nepermjet perkujdesit te madh nga miku im i vjeter Martin Ndoja dhe stafit serioz i Shtypshkonjes VOLAJ ne qytetin tim te dashtun Shkoder.

Bio

Klajd Kapinova (1963), ka mbaruar shkollën e mesme Bujqësore në Koplik (Malësi e Madhe) në vitet 1978-1982. Mbas një viti pune në bujqësi në Fermen e Zooteknikës në Shkodër, ka vijuar e mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Gjeografi më 1983-1987. Emrohet mësues në fshatin Vukjakaj në zonën e Shllakut, ku punon deri në vitin 1990. Mbas viteve ’91, ka bërë specializime pasuniversitare për mjedisin dhe si metodist i gjeografisë. Ka studime e botime në fushën e gjeografisë, sidomos asaj fizike, urbane e turizmit. Ka punuar si mësues në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Shkodër deri në prill të vitit 2002. Dallohet për botime cilësorë të veprave me karakter njohës dhe publicistikë, për problemet e klerit katolik, të ndihmës së tij në procesin demokratizues në Shqipëri. Publicistika është hobi i tij, aq sa në këtë fushë njihet jo vetëm në ShBA, Shqipëri, por edhe në Kosovë, Mal të Zi, Zvicër etj. Artikujt e tij kanë prirje enciklopedike, kulturorë, shoqërorë, historike dhe të traditës. Publicisti dhe studiuesi Kapinova, ka qenë antar i stafit të disa gazetave e revistave në ShBA, Shkodër, Tiranë, Prishtinë dhe editor i revistës Rrezja e Jonë, Illyricum, e redaktor në revistat: Kumbona e së diellës, Rreze drite, Mbas Teje, Shpresa (Prishtinë), Vagues (Valët), në 4 gjuhë të huaja, dhe revistave kulturore Kuvendi ne Detroit, Jeta Katolike ne New York etj. Është autor i librave:

  1. Me Kryq dhe Pendë Shkodër, 1997
  2. Mes Kryqit e Atdheut Shkodër, 2000
  3. Engjëll vuajtje dhe Shprese, libër jetëshkrimor për Nënë Terezën, Shkodër, 2002
  4. Atdheu në zemrën e mërgimtarit Pjetër Kolë Smajlaj, New York, 2006
  5. Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut, Shkodër, 2002, bashkautor me Tomë Mrijaj
  6. Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1962–2002) themeluesi e udhëheqësi Ismet Berisha, New York, 2002, bashkautor me Tomë Mrijaj.
  7. Don Anton Kçira në 50 vjetorin e meshtarisë, Shkodër, 2017, bashkautor me Tomë Mrijaj.

Ai ka punuar si Staff Writer në gazetën shqiptaro amerikane Illyria, në Manhattan New York. Eshte antar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë. Ka redaktuar libra me poezi, monografi e kujtime dhe shkruar parathënien e tyre. Eshtë bashkëpunëtor në shumë faqe interneti nëpër botë.

Jeton e punon në New York U.S.A. – Shtepia Botuese VOLAJ, Shkoder, 2017.