Kishat e rrënuara të Shqipërisë, vlerat e pakrahasueshme shpirtërore që kërkojnë të shpëtohen. Zoti që i “lyp” ndihmë njeriut

Në to shfaqen afresket e dëmtuara, e në përshkrim thuhet se qeveria shqiptare dhe vet Kisha Ortodokse shqiptare kanë nisur restaurimin e disa prej strukturave që datojnë nga periudha e Bizantit e më vonë.

Veç “rrënojave” theksohet gjithashtu se kishat ndodhen shpesh në vendndodhje piktoreske, e pasuria e tyre reflekton edhe politikat shqiptare përgjatë shekullit të fundit.

Një pjesë e vogël historiku është përmendur për Shqipërinë, gjithashtu, duke nisur nga shtetndërtimi pas Luftës së Parë Botërore pas qëndrimit për një kohë të gjatë nën sundimin osman, e kalimi më pas në komunizëm pas Luftës së Dytë Botërore.

“Vetëm pas vitit 1990, Shqipëria përqafoi demokracinë – thuhet në një përshkrim fotoje, – e tashmë vendi aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian”.

Keto objekte te shkaterruara, te shperdoruara, te keqtrajtuara, te plaçkitura, jane jo vetem nje deshmi e kujteses sone historike dhe asaj religjoze, por dhe shpirtit te pasur, atij shpirti qe ka skalitur me kaq finese dhe shije artistike muret e krishave, nje vlere kjo e paçmim. Ikonat dhe muralet e demtuara ne nje gjendje te tille deri ne asgjesim bejne me faj jo vetem qeverite qe kane ardhur dhe shkuar, ata qe jane premtuar dhe kane neglizhuar ne kete pike, por edhe vete banoret, te cilet ndoshta te shtyre nga gjendja e veshtire ekonomike i jane dhene interesit te ngushte ekonomik duke lejuar abuzuesit te keqtrajtojne vlerat shpirterore.

Katandisja deri ne kete grade e ketyre monumenteve te kultures, siç tregojne edhe fotot, mbetet nje krim, nje krim qe kane guxuar te bejne edhe ndaj Zotit.

Se cilat jane shanset qe keto ikona, keto manifestime te jashtezakonshme artistike religjoze te riaftesohen per t’iu kthyer shkelqimi i zbehur, ende nuk dihet, ajo qe dihet eshte ajo qe shikohet.

Zoti paste meshire per ata qe kane lejuar qe keto vlera te katandisen deri ne kete grade. Zoti u çelte rrugen çdo vullneti te mire qe do te niset qe shtepine e Zotit tua ktheje besimtareve ashtu siç ajo ishte vite e vite me pare.