Kisha e Koplikut, “tempull“ i rilindur kristian, dëshmia e forcës së besimit

Nga Ndue Bacaj

Kisha Shën Gjon Pagëzorit në Koplik është ndërtuar në vitin 2003… Kjo Kishe “Rilindi” në këto troje pas rreth 332 viteve mungese.. Mungesë e cila kishte ardhur pas vitit 1671,kur pushtuesit Otoman,pasi kishin ndryshuar raportin e besimtareve kishin prishur edhe kishën e fundit …Për ngritjen e Kishës që shohim sot përveç besimtareve dhe Institucioneve të Besimit Katolik,Shkodër, Malësi e Madhe e tjerë,një ndihmëse të madhe ka dhënë edhe Kisha e Shën Gjon Pagëzorit në Bosnjë,që në nderim të sajë famullisë së Koplikut, ju DHA emri i të njëjtit Shenjtor më atë të kishës në Bosnjë. Vlen të kujtohet se kjo mrekulli hyjnore e rikthyer në trojet e Koplikut ka në themel kontributin e fa-mullitarit të palodhur patër Engjëllit, i cili më veprën e tij meriton të quhet një Engjëll i famullisë së Koplikut…

NË KËRKIM TË “GJURMËVE” HISTORIKE…

Në organizimet e hershme kishtare (dhe administrative) Kopliku,(atëherë i njohur më emrin Kupelniku,viti 1348) ishte “pjesë” e Pultit (Pilotit) të Poshtëm, ku nga kjo trashëgimi historike ka “mbetur” Pulti i sotëm shqiptare, që është një teprice shumë e vogël e kësaj krahinë te dyfishte…Santus Paulus Polatensis, Shën Pali i Pultit..(Milan Shuflaj,Serbet dhe Shqiptarët,fq.112.). Peshkopata aktuale e Pultit (bëhet fjalë për vitin 1850, N.B.) ndahej dikur në dy dioqeza, njëra prej të cilave mbante emrin Pulti i Epërm dhe tjetra Pulti i Poshtëm. Bashkimi i tyre u realizua në vitin 1520. (Louis Hyacinthe Hecquard, Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë, fq.423.). Interesant duket edhe një dokument i manastirin te Shën Arkangjelit afër Prizrenit (i themeluar më 1348),ku thuhet se në atë manastir u vu edhe katundi i madh Kupelnik (Cupelnich,Coponico,Koplik ),bashkë më të ardhurat e Kishës së atjeshme të Nënës Krishtit..(Milan Shyflaj,po aty,fq.197). Nga ky dokument që cituam mësojmë se në trojet e Koplikut rreth shtatë shekuj më parë ka ekzistuar edhe Kisha e Shën Marisë. Për ketë kishë në një dokument tjetër shkruhet se : “…Abati Andrea shkoi në gusht të vitit 1421 në Shkodër dhe ia dha më pajti të ardhurat e Kishës së Shën Marisë së Koplikut, që ndodhej në territorin Venedik…për 40 dukate ari në vit priftit Pjetër Shkreli…” (Oliver Jens Schmitt, Arberia Venedikase ‐1392‐1479,fq.572.). Ndersa nga regjistri i kadastrës dhe koncesioneve …të viteve 1416‐1417,fleta 40/b identifikojmë kishën e Shën Lukës ( një ndër apostujt e vet Jezu Krishtit).. Po në këto vite (1416‐1417) mësojmë se Kisha e Koplikut kishte të vetat shumë toka bujqësore,pyje, kullosën Vira (Viri) dhe një mulli në Rrjoll… (Oliver J. Schmitt,po aty,fq.167)…

TRASHËGIMI (TË SHKRUARA E GOJORE) DHE TOPONIME QË GJENDEN EDHE SOT NË KOPLIK

Në një tokë që quhet më emrin popullore Amull (afër liqenit të Shkodres) ekziston toponimi KISHET,çfarë tregon se në ketë vende para qindra vitesh kishte të ndërtuara një kompleks kishash,që i shërbenin qytetit apo qendrës urbanë të banuar të Koplikut, i cili siç dihet shtrihej që nga Kalldruni e vijonte në drejtim të Shkodrës së kohës.. Këtu janë gjetur materiale të vjetra ndërtimi ( tulla, tjegulla, gurë, llaç gëlqereje e tjerë). Gjithashtu janë konstatuar themele kishash dhe varresh më simbole të qarta kristianë (kryesisht katolike),si dhe mbetje të ndërtimeve të tjera civile.. Gjithashtu në varret e identifikuara, janë gjetur edhe rrasa gurësh në të cilat dalloheshin skalitje të kryqeve dhe figurave të ndryshme shenjtoresh.. Është interesant të theksojmë se toponimi KISHAJ (Chisagno) ka ekzistuar edhe si emër i një qendre të banuar apo fshati i varur nga Arqipeshkevia e Shkodrës, madje një studiues shkruan se Kisha e Shkodrës kishte shumë martire,dhe i pari për të cilin flitet është Marku, famullitar i Kishajt, fshat që sot nuk ekziston…( Hyacinthe Hecquard, po aty,fq. 421). Ne megjithë këtë material te shkruar në vitin 1850, nuk mund të themi më siguri se toponimi KISHET në Koplik, është i njëjti vend për të cilin shkruan studiuesi Hekard (Hecquard)…Gjurmët e fundit të këtyre vlerave historike (të pa eksploruara nga specialist të kësaj fushe ) janë “zhdukur” në vitin 1968,kur kooperativa bujqësore më mjetet e kohës punoi, gërmoi e rrafshoi këto vlera Evro‐perëndimore të trojeve të Koplikut.. Ndoshta në ketë kompleks kishash duhen kërkuar kishat e njohura që u kushtoheshin Shën Marisë e Shën Lukes që i cituam më lartë.. Mbi Godeja edhe sot ekziston toponimi Kisha e Qërkut (disa i thonë kisha e Çardakut ). Këtu deri vonë mbahen mënd themelet e një kishe katolike dhe shumë varre përreth saj. Këto varre kujtohen se kanë qenë të sistemuara më materiale dhe rrasa gurësh dhe simbole kryqi. Mendohet se këtu ka qenë kisha e Shnaprendes (Shën Prendes), e ndërtuar rreth 5‐6 shekuj më parë. Themelet e fundit të kësaj kishe u shkatërruan në vitin 1966 nga shteti komunist. Një toponim tjeter që përdoret edhe sot është ai që quhet Kisha e Ograjës. Në ketë vend mbahen mënd edhe themelet e një kishe të vjetër (shumëshekullore), si dhe disa varre përreth. Varret e Kishës së Ograjës anash ishin të ndërtuara më mure guri, si edhe më materiale prej rrasash guri. Edhe këtu nuk mungonin simbolet kristianë, si kryq e tjerë…Mjerisht në vitet 1960‐1970,batërdia ateiste goditi edhe mbi materialet e ndërtimit të themeleve të kishës dhe varreve, ku disa banorë që tashme nuk besonin te perëndia,por te partia (komuniste e punës) grabiten shumë gurë të skalitur për ti përdorur për themele e qoshe shtëpiash apo ndërtime të tjera… Në Koplik ekziston edhe toponimi Kisha e Prozhmit, por ndryshe nga toponimet e tjera,këtu nuk njihet asnjë trashëgimi materiale. Madje ky toponim nuk gjende

t në afërsi të bregut të Liqenit Shkodrës (ku ka qenë deri para 5‐6 shekujsh qyteti apo qendra e banuar e Koplikut antik), por mbi lagjen e sotme Llazan të Koplikut “Ri”, ku ky vend dikur ka qenë pyll apo prozhem ku lulëzonin bimë drusore të ndryshme…Sipas mendimit tonë të pa dokumentuar kjo kishë i kushtohej Shën Gjergjit… Duke parë ketë histori të Kishës Koplikut në mendojmë se Kisha e Shën Gjon Pagëzorit e ndërtuar në vitin 2003 (në Koplik) duhet konsideruar vazhdim i Kishave të njohura (që cilësuam më sipër),historia e të cilave ishte lëkundur seriozisht që më 7 tetor të vitit 1571, kur në gjirin e Lepantos (atëherë treve etnike shqiptare,sot nën Greqinë politike),ushtritë kristianë (ku morën pjesë edhe arbër),kapen e shkatërruan flotën turke,ku më ketë raste në shenjë nderimi e gëzimi të fitores kishin rënë kambanat e kishave në mbarë Evropën e krishterë (Ferdinand Schevill,BALLKANI –Historia dhe Qytetërimi,fq.204.). Natyrisht kambanat e kishave kishin rënë edhe në Arbërinë që lëngonte prej gati një shekulli nën pushtimin otoman… Pas këtij evenimenti Sulltani më një ferman të veçantë kishte dhënë urdhër të ndalohet rënia e kambanave të Kishave në trojet e pushtuara prej tij. Në zonat malore ky ferman kishte mbetur thuajse formal,ndërsa në zonat fushore si Kopliku fermani ishte zbatuar,gjë që do ta bënte edhe kishën e Koplikut mëmëce, rreth njëqind vite më përpara se të ndryshohej përfundimisht raporti i besimtareve kristian në favor të besimtareve mysliman, e për rrjedhojë nga viti 1671 në trojet e Koplikut nuk do të kishte asnjë kishë funksionale,veçse murie që shkatërroheshin ose vetëshkatërroheshin nga njëri shekull në tjetrin..Sa për “kuriozitet”, kisha e Koplikut si institucion u ringrit pas 332 viteve mungesë… Ndërsa 24 qershori i vitit 2007 shënon edhe një evenimentin tjetër kuptimplote,atë të inaugurimit të Kambanës së Kishës,që për herë të parë pas shekujsh ju dëgjuan tingujt e ëmbël hyjnorë,që e bëjnë ketë kishë‐famulli më “GOJË”… Dita e inaugurimit të Kambanë së Kishës është një ditë më lumturi të dyfishtë për famullin e Koplikut pasi më 24 qershor përkujtohet e festohet edhe ditëlindja e Shën Gjon Pagëzorit. Kisha e Koplikut ndër shekuj (si të gjitha kishat Arbënore) ka qenë pjesë e kalvarit tragjikë,ku për ketë në Kuvendin e Arbërit (1703) do të thuhej se:..furtuna e stuhia e detit,krisma e furia e ferrit janë përpjekur bashkë për ti përpirë kishat tona..(“Kuvendi i Arberit” 1703, fq.35,botim i Shpresa,Prishtinë..). Kumona e kishës është mjafte e madhe e komode, rreth 300 kg,apo më masën e vjetër 1200 librash. Tashmë kjo kambanë dhe tingujt e sajë që bien çdo ditë e veçanërisht në ditë festash,gëzimesh,por edhe vdekjesh, do të shoqërojnë ritet e jetës të besimtareve katolik të Koplikut e më gjerë, si dhe do të shpërndajnë tinguj që do ti dëgjojnë jo vetëm shqiptaret,por edhe vetë Evropa e Bashkuar….që për‐pakë na “quajti” të huaj për Kontinentin plakë,gjë që “ndonjëherë” kishte qenë edhe për fajin tonë…