Këshilltari i Merkel, Martin Henze, “godet” Ramën: “Autokrati Rama ka humbur, koha për ndryshime në Shqipëri”

Pas takimit Rama-Merkel, të mbajtur sot në Samitin e Berlinit, një deklaratë kryekëshilltarit ekonomik të CDU-së Martin Henze, i jep një goditje të forte kryeministrit Edi Rama Në një status të tij në rrjetet sociale Henze ka kritikuar jo vetëm politikën e ndjekur nga Rama në Shqipëri, por edhe ndërhyrjet e tij në bisedimet Kosovë-Serbi. “Kritika të pasta të Gjermanisë dhe Francës ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me politikat e tij nacionaliste që po dëmtojnë të ardhmen e Shqipërisë. Në përpjekjet e saj për të ndalur nacionalizmin e ri dhe kufijtë e rinj, Merkel po mbështetet në Berlin nga ekspertë të politikës së jashtme dhe Franca përmes partive politike atje’,- shprehet ai. Për vendimin e Samitit të Berlinit, për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, në qershor por shtyrjen e tyre deri në shtator, Henze jep edhe arsyet pse Europa i vendosi veton kryeministrit shqiptar. “Autokrati Rama/Shqipëria ka humbur: 1. Rama është nxjerrë në periferi (jashtë loje) 2. Nuk ka ndryshim kufijsh. 3. Në Kosovë vetëm zgjidhje bilaterale përmes rregullave të auto-emigrimit, si në Europën Veriore. 4. Franca dhe shtetet e tjera të BE do të vendosin veton për hapjen e negociatave për shkak të politikave të Ramës. Koha për ndryshime në Shqipëri. Politika të gabuara në Shqipëri, politika të gabuara në Kosovë. Dizastër”,- shprehet Martin Henze.