“Kërcënon” qielli, 36 mijë rrufe në 13 orë vrasin 9 persona, një prej viktimave është një vajza 9-vjeçare

Shteti indianojugor i Andhra Pradeshit ka kaluar një natë elektrizuese këtë javë.

Zyrtarët raportuan për një rekord prej 36,749 rrufesh që goditën rajonin në vetëm 13 orë.

Sipas “BBC”, kjo gjendje e pazakontë kushtoi të paktën 9 jetë njerëzish, mes të cilëve edhe të një vajze 9-vjeçare.

Goditjet e rrufeve nuk janë të pazakonta në Indi veçanërisht para nisjes së sezonit të shirave, që fillon në muajin qershor deri në shtator.

Por sipas autoriteteve, një aktivitet kaq i dendur rrufesh nuk ishte përjetuar më parë.

Vitin e kaluar, rajoni është goditur nga rreth 30 000 rrufe gjatë të gjithë muajit maj.

Aktiviteti i dendur i rrufeve besohet të jetë shkaktuar nga takimi i reve të freskëta nga Deti Arabik me ajrin e të ngrohtë nga India veriore.

Që prej vitit 2005, sipas të dhënave zyrtare në Indi kanë humbur jetën më shumë se 2000 persona çdo vit, vetëm nga rrufetë.

Për krahasim, në SHBA numri mesatar i vdekjeve nga rrufetë është vetëm 27 persona në vit.

Mungesa e një sistemi paralajmërimi dhe numri i madh i popullsisë rurale që punon në ara konsiderohen si arsye të numrit kaq të lartë të viktimave nga rrufetë në Indi.

a.s/dita