Kelmendasit në luftë për liri dhe identitet

Ne panteonin e lavdishem te lufterave e perpjekjeve shumshekullore te shqiptareve kudo ne trojet e veta etnike, ne roje te lirise e pamvaresise, nje vend te Dukshem e te lakmueshem kane padyshim edhe Kelmendasit, fisi ose me sakt Kryefisi i fiseve Iliro – Shqiptare.
Kelmendasit ishin pjese e pandare e lufterave mbrojtese te Mbreterise Ilire qe me fillimin e betejave te para kunder invazioneve Romake. Mjerisht keto luftera te fituara dhe te humbura i ka mbuluar pluhuri i harreses 2000 vjecare, dhe nga ato kohe ne nuk jemi ne gjendje te sigurojme nje material kronolojik te betejave te Kelmendaseve ne vecanti. Gjithsesi nje gje eshte e sigurt, se Kelmendasit si gjithe Iliret e tjere ishin pjese e pandare e kryengritesve qe nuk i donin Romaket te sundonin mbi trojet e tyre.Por dalngadal u bene edhe pjes e rendesishme e perandorise Romake, kur ajo po humbte sensin pushtues e po fitonte ate bashjetues. Me vone kure turmat Sllave filluan te zbrisnin ne treva te Ballkanit, dhe ne pjes te Ilirise ne shekullun VI-te, trojet e kelmendit i ‘’ preken’’ vetem ne shekullin X-XI pas lindjes se Krishtit. Kelmendasit kane nje histori te dhimbshme, por te vetdijshme ne lufterat mbrojtese ndaj Sllaveve te Zetes dhe Nemajes ne vitin 1198. Gjithashtu beteja te pafundme zhvilluan Kelmendasit ne vitet e pushtimeve te Mbreterise se Stefan Dushanit 1331-1335, Pas shebjes se kesaj mbreterie Kelmendi u be pjes e Principates Shqiptare te Balshajve e cila ndertoi konturet e nje shteti qe perfshinte shumicen e teritoreve Etnike Shqiptare.
Ne vitin 1389, ne aleancen Nderballkanike Antiturke, merrte pjes edhe fisi i Kelmendit. Ne betejen e tmerrshme te ketij viti ne Fushe-Kosove, pervec shume luftetareve te tjere nga viset Ballkanike e Shqiptare. Merrnin pjese edhe dhjetra luftetare Kelmendas, pas vitit 1389, kure aleanca anti -turke humbi Kelmendasit ishin e vetmja keshtjelle e pamposhtur. Madje Kelmendasit kane nje rol mjafte te madh edhe gjate 25 viteve te lavdishme te Races sone, qe me ne krye kryeheroin tone te qyteterimit Evropian Gjergj Kastriotin,Skenderbeun frenuan hegjemonine e nje race tjeter, qe rrezikonte te ndryshonte Evropen, ne vitet 1443-1468. Ne gojedhenat e vendaseve Kelmendas edhe sot flitet se pase vdekjes se Skenderbeut me 1468 mbesa e Skenderbeut u strehua ne Selce te Kelmendit, per te shpetuar nga pushtuesit turqe qe e ndiqnin. Natyrisht qe shpetoi pasi kelmendi nuk u pushtua, kure u pushtuan treva e tjera te Shkodres, Malsise e Shqiptarise ne vitin 1479 por ne vitin 1497. E kjo qedrese rreth 18 vjecare e Kelmendaseve ndaj fuqive te medha ushtarake te kohes spjegohet jo vetem me trimerin e ketyre burrave, jo vetem me terrenin e mbrojtur, por me siguri edhe me ndihmen e vete besimit te tyre Kristian qe i perkiste krejt Kelmendi.
Ne vitin 1509 Perandoria Osmane kerkoi harac shtese per cdo shtepi, me justifikimin per te rindertuar Stambollin e demtuar nga termeti. Malsoret e Malsise se Madhe me ne krye Kelmendin nuk pranuan kete takse, qe qeveria turke kerkoi ta marrin me force e ushtri, por qendresa e Malsoreve, se bashku edhe me Malin e Zi detyroi Sanxhakbeun e Shkodres te terheq ushtrin dhe per rreth vite Malsoret nuk e paguan asnjeher haracin.Ne vitin 1603 perseri Kelmendasit ishin ne krye te kryengritjes antiturke e cila zgjati deri ne vitin 1609, dhe si aleat Kelmendasit ne keto Kryengritje kishin Kucasit,Piperet, asokohe Shqiptar si dhe Dukagjinasit. Eshte interresant nje njoftim i 12 shtatorit 1608 i Francesk Skoroveut cili informonte Venedikun se sic thuhet ne Kelmend e Dukagjin prodhohet Barot e arkibugja nje dhoj arme luftimi e kohes. Ne vitin 1612 Malsoret dhe Kelmendasit zhvilluan nje lufte tre mujore me forcat Osmane qe kapnin shifren rreth 25.000 ushtar dhe ishin vendosur ne Podgorice. Ne vitin 1613 perseri Kelmendasit i bene balle nje ekspedite ndeshkuese prej 15.000 forcash Turke te komanduara nga Asllan Pasha. Luftimet zgjaten 12 dite por pa sukses per forcat turke qe nuk munden te asgjesojne Kryengritesit e Kelmendit.Si ‘’kunderpergjigje’’ gjate terheqjes forcat turke shkatrruan fshataret dhe muaren rob rreth 80 gra e femije te pafajshem, duke deshmuar edhe nje here mizorit e pashoqe te ketyre djajeve qe u kishin ‘’rene’’ ne ‘’hise’’ Shqiptareve. Kelmendasit muaren pjese ne dy kuvendet Ndeballkanike te 15 korrikut dhe 8 shtatorit te vitit 1614, ne mes te 44 emrave te perfaqesueseve te ndryshem figurojne edhe emrat e Vojvodes se Kelmendit Vuk Keqi, dhe Vojvodes se Boges Gjeke Culi.
Pase ketyre Kuvendeve kelmendi dergoi ne kete aleance antiturke rreth 650 luftetar.Interresant eshte numeri i ushtareve qe i atribuon Kelmendit M.Bolica qe shkruan per nje shifer prej 5830 Luftetaresh.
Perseri ne vitin 1616 ne kuvendin Nderballkanik te Prokupjes, por edhe ate te Belgradit – Beogradit te nentorit te vitit 1620, Kelmendasit jane pjesmarres dhe aktiv. Dokumentin e beses se lidhur ne Belgrad e nenshkroi perseri Vuke Keqi ne emer te Kelmendit. Me 15 shtator 1621, figura e njohur e kohes per Shqiptarizem Pjeter Bogdani prift katolik relatonte. ‘’Kelmendasit burra te vlefshem dhe njerez te vendosur, qe kurre nuk ka mundur turku me i zotnue, as me marr prej tyne haracin. Ata rrine vazhdimisht me arme ne dore, qenderojne prhere pothusjse ne kryengritje kunder turkut, me deshir qe te njohin nje dite Clirimin e vete’’.
Nje flet e ‘’Historise se Shqiperise’’ e botuar ne Shkoder ne vitin 1917 shkruan per vitin 1623, se Kelmendasit bashke me Kucasit ishin ne krah te Malit te Zi ne lufte kundre turqeve, te cileve u dolen para afer Podgorices dhe i shpartadhuan, ku per 15 vjet mrapa, nuk u pane me ne ato vende.Me 1638 nga Bosnja u nise ne drejtim te Kelmendit Vuco Pasha me 15.000 forca . Pasi u la qe kjo ushtri te hynte deri ne lugin u godit ne befasi,dhe pas 16 diteve luftime, ushtria turke terhiqet me turp pasi kishte lene ne fushen e betejes me mijera ushtar. Per kete trimeri te Kelmendaseve Frang Bardhi ne qershor te vitit 1638 relaton ‘’ Jane shume te eger prej natyre dhe shume te guximshem ne mjeshtrin ushtarake, te pashem dhe trupmedhenje’’. Po nga ky relator mesojme se Pashai humbi ne kete lufte 9 Sanxhakbej dhe pashadharet Halil dhe Nahun Pashen, ndersa vete Vuco Pasha arriti te ike ne Shkoder.
Ne vitin 1649 per tre dite luftime pushtuan keshtjedhen e Medunit. Ne vitin 1684 pesresi Kelmendasit ishin pushke e ngrehur kunder turqve. Pjeter Bogdani, prifti katolik qe simbolizonte Fe e Atdhe i dergoi nje relacion Romes ku nder te tjera shkruan ‘’Kelmendi eshte nje Keshtjelle natyrore, me nje popullsi monolite nga tri pikpamje, banoret e tij jane te gjithe shqiptar, te gjithe katolik, dhe te gjiyhe luftetare’’.
Me 1686 Kelmendasit pengojne Sulejman Pashen me ushtri te kalonte ne veri te Tivarit. Me 1688 ndihmuan Kucasit te thyejne Sulejman Pashen ne Medun. Nga viti 1689 hyne ne Prizren e Shkup Kelmendasit se bashku me Austriaket. Rolin kryesor ne keto luftime e luajten Kelmendasit.
Pjeter Bogdani ne ate kohe i quante Palci i Shqiptareve Katolik. Ne vitin 1691 kur turqit mesyne per te ndeshkuar Malsin e Madhe, por edhe ne vitin 1692 kur turqit iu turren Malit te Zi Kelmendasit ishin ne balle te luftimeve e te rezistences.
Ne vitin 1700 Otomanet detyruan te shperngulen me force nga kelmendi rreth 200 familje,si qellim i dobesimit ne forca ushtarake, disa prej te cilave edhe u rikthyen ne vitin 1707. Ne luftimet e viteve 1700 u dalluan si gjithnje te gjithe luftetaret kelmendas. Luftime te cilat perjetojne Heroinen e perjetshme te Kelmendit e Shqiperise Noren, e perjetsuar me emrin Nora e Kelmendit. e bija e Vok Marash Ucit e cila vrau ne cadren e tij Pashain Turk, duke lene pa komandat nje ushtri prej 30.000 vetesh, nga e cila vetem ne kelmend mbeten me mijera te vrare.
Interresant eshte relacioni i arkitektit te kuvendit te Arberit te vitit 1703. Viceno Zmajevikut,Zmajeviqit ishe Kryeipeshgev i Tivarit i cili me 31 gusht 1707 i shkruante Romes , per rastin e Nores se Kelmendit
‘’ Di se midis kelmendaseve u duken ne betej 300 gra, te armatosura me cdo gje, kurse njera prej tyre pati nderin ta vras e ti pres koken , turkut komandant te ushtrise se vendosur. Edhe Arberia prodhon Amazona. Ky nuk eshte shembulli i pare e trimeror i grave kelmendase, sepse edhe njeher tjeter vetem me gure ato i dhane dermen ushtrise se Vuci Pashes, qe pati 500 te vdekur te cilet mbeten te varrosur nen gure’’. Ne vitet 1737-1739 kelmendasit dallohen ne luften e perbashket me Malsoret e Malsise se Madhe dhe Austriaket per te cliruar nga Turqit Nishin e Novipazarin. Kelmendasit u shquan ne lufterat e tyre ne krah te Bushatllinjeve te Shkodres ne vitet 1775-1829. sa her keta ngriten krye kunder stambollit, kjo lufte e kelmendaseve konstatonte ne mbylljen e rrugeve per forcat e Valiut te Bosnjes qe kerkonin te shkonin ne Shkoder per te shtypur forcat ‘’Rebele’’. Te Bushatllinjeve.
Vlen te theksohet nje akte pabesie i Bushatllinjeve qe kishin marre shume vese te turqelive, qe per interresat e tyre i tradhtonin vllezerit Shqiptar Kelmendas. Pikerisht ne vitin 1806 nje formacion i Bushtllinjeve te Shkodres kishte marre tinze detyren e stambollit per te shtypur nje kryengritje te ndezur ne Kelmend, ku pase nje tradhtie, kundershtimin e Malsoreve e kthyen ne hakmarrje duke varur ne Tamare gjashte drejtues kelmendas, sipas huqit turke. Gjithsesi kelmendasit kundershtua n reformen e Tanzimatit me arme ne dore, duke e bere kelmendin nje kala ku ligjet e osmaneve ose kalonin shume veshtire, ose gjenin vdekjen duke u perplasur me muret e pamposhtura te kelmendit. Vitet 1845-1847 e vecanarishte viti 1857 ishin vitet qe i hoqen gradat e lavdishme Mehmet Ali Pashes i njohur si Maxhar Pasha. Kelmendasit ishin pjesmarres ne te gjitha kushtrimet qe Malsore e Shqiptar leshonin ne mbrojtje te tokave shqiptare, te tilla ishin lufterat mborjtese te Vranines me 1862 te mberojtjes se Kerrnices po me 1862 e trojeve te tjera deri ne vitin 1878 kur ne Prizeren u zhvillua kuvendi me i madh mbare kombetar qe njihet me emrin Historik Lidhja e Prizerenit. Ne kete kuvend nga kelmendi mori pjese trimi Ujk Gila i Selces. Nder 56 anetaret e Keshillit te pergjithshem qe perfaqsonin te gjitha Besimet dhe krahinat ne Komitetin e Lidhjes u zgjodhe edhe Bajraktari i Kelmendit Ujk Gila. Ne mbrojtje te cdo pellembe toke shqipotare, Kelmendasit ishin shpate e gjalle e Malsise e Shqiptarise, duke bere te pavlefshme edhe vendimet famkeqe te Kongresit te Berlinit te vitit 1878. Ne mberojtje te Plaves e Gucise ne luften e vitit 1879 kunder ushtrive Malazeze te komanduara nga Vojvoda famemadh Mark Milani, Kelmendasit muaren pjese me 300 luftetare.Te komanduar nga trimi Nik Leka.
Ne protesten e marsit 1880 qe kreret e maleve te Malsise u drejtojne Fuqive te Medha te Evropes, kane emerat dhe nenshkrimet e tyre. Kacel Turku, Ded Gjonaj, Mark, Gjoku, Mik Micali, dhe Nikoll Mirashi. Me 18 prill 1880 ambasadoret e fuqive te medha vendosen qe ne vend te Plav-Gucis Malit te Zi ti jepnin Hotin dhe Gruden. Ne mbrojtje te ktyre trojeve Kelmendi dergoi 400 luftetare, te cilet u perqenderuan ne Dinosh. Ne krye te tyre si gjithnje ishin Ujk Gila e Nik Leka.
Me 27 qershor te vitit 1880 fuqit e medha evropiane vendosen te nderrojn Hotin e Gruden me Ulqinin,pasi trimat malsore nuk e kishin lejuar kurre ushtrin malazeze ti pushtonte kto troje shqiptare.
Malsoret dhe Shkodranet menjeher u organizuan te mbronin Ulqinin e trojet e tjera per rreth, dhe tashme ata nuk luftonin vetem perballe ushtrive malazeze, por edhe perballe ushtrive te medha turke.Lufta ishte e tmerrshme dhe e gjate deri at’her kure Evropa u shpall ‘’fituese’’ duke i leshuar me 27 nentor te vitit 1880 Malit te Zi kete treve brilante te Historise se Shqiperise sic eshte Ulqini.
Kelmendasit si gjithnje u dalluan per trimeri dhe patriotizem te pa shoq por mjerisht Evropa dhe Turqia ishin me te fuqishme dhe u be si deshten ata. Gjithsesi Malsoret e Kelmendit u detyruante leshojne troje, por jo zemren dhe deshiren per liri dhe identitet. Me 1908 luftuan heroikisht 20 Selian me 300 malazez. Dallohen trimat Marash Gjeka, Martin Smajli, Luc Ujk Leka, Marash Loshku, Mirash Shyta, Marash Ujka dhe Len Dedja. Po keshtu Kelmendasit luftuan e qenderuan edhe gjat viteve 1908-1909-1910.Ne kryengritjene flamurit te vitit 1911 kelmandasit si gjithnje u gjinden ne balle sapo krisi pushka per liri. Nga te gjitha kto beteja qe moren pjese kelmendasit me e ashpra cilesohet ajo e 25 prillit 1911 ne Suken e Mkushit ku 1000 luftetare Kelmendas shpartadhuan me heroizem Et’hem Pashen me ushtrin qe komandonte. Kelmendasit i komandonte kryeipari Luc Mark Gjeloshi, beteja zgjati 6 ore duke i shkaktuar armikut 150 te vrare, por edhe nga kelmendasit mbeten ne beteje trimat Vllezerit Gjeke e Zef Prek Mark Leka. Pjeter Mark Rudi, Nik Marashi, Ujk Hoti dhe Mark Preke Marku, si dhe u plagosen disa te tjere. Vlen te permendet se gjate ketyre luftimeve Kelmendesja Gjelin Gjokja mblodhi 52 pushke.Memorandumi i krereve Shqiptare qe u nenshkrua me 23 qershor te vitit 1911 ne Grec te Selces jo vetem qe i zhvilloi punimet ne Kelmende, por kishte edhe nenshkrimin e Cal Dedit te Selces, Lul Rapukes se Vuklit, dhe Llesh Gjergjit te Nikcit. Kelmendaseve dhe Malsoreve iu deshe te perballen me armiqte e tyre edhe gjate vitit 1912 sic ishin ata Turqe e Malazez e ku pervec pushkes Malazezet perdoren edhe hilet e dredhit. Vlen te theksohet forca morale e kelmendaseve Uc Turku, Dede Coku, Fran Pali, e Prek Cali qe nuk u joshen para parave Malazeze, ne kembim te Vermoshit. Kelmendasit u gjenden ne balle te luftes ne mbrojtje te tokave te tyre edhe gjat vitit 1913. E vecanarishte ne vitin 1915
Kure Mali i Zi kerkonte te zbatonte Traktatin e fshehte te Londres, po te 1915. Ne vijim te qendreses se Kelmendaseve per trojet e veta vlen te shenohet Memorandumi i 26 majit te vitit 1913 qe dergohet autoriteteve Britanike ne Londer te cilin e nenshkruajn. Kol Nika, Gjon Neli, Prek Groshi, Gjergj Preci, Luk Nika, Gjeto Deda, Prek Zuri, Baza Doshi, Prek Shtjefni, Luc Ujka, Tom Gjoni, Prel Toma, Kol Preci, Marash Vata, Pjeter Noka, Tom Prela, Pashko Elezi, Mark Kola, Mark Ujka, Pjeter Deda, Zef Pjetri, dhe Zef Gjoni.Nuk duhet lene pa permendur luftetarin Memi i Smajlit, tmerri i Malazezeve, Prel Memen Dragonin e Pathyeshem, Gjek Mark Gjeloshin me tre djemt e Noke Gjeloshit Can Lucen, Gjek Ujk Gilen e mbi te gjitha Noren e re te Kelmendit Rose Marken nga Vukli qe vrau Malazezin Fil Boj, per te marre gjakun e vellait qe ia kishin vra.Trimerin e Kelmendit e provuan edhe Austriaket qe deshen te pushkatojne Kelmendin, ku vlen te shenohet beteja e 17 tetorit 1918 ne Qaf te Predelecit dhe Gropa te Selces, ku Kelmendasit zune 700 ushtar rober, ne mesin e te cileve edhe 17 oficer. Austro-Hungarez.
Kelmendasit ishin ne kembe ne mbrojtje te lirise edhe gjat vitet 1919-1920, por edhe ne ruajtjen e trojeve te tyre teper te lakmueshme nga fqinjet Serbo-Malazez. Ne vitin 1920, 17 dhjetor Shqiperia u pranua antare e lidhjes se kombeve, me 9 nentor 1921 ju njoh pavaresia ne kufite e vitit 1913, por ceshtja e kufirit te Vermoshit ende e pazgjidhur. Deri me 26 korrik 1926 qe u nenshkrua protokolli i Firences i paracaktuar ne konferencen e ambasadoreve te Prillit 1925. Ku Vermoshi u nderrua me Shen Naumin. Gjithsesi Kelmendasit e mbrojten deri ne funde Vermoshin e tyre me ne krye Prek Calin. Gjat luftes se dyte botrore Kelmendasit u gjenden nen pushtetin e Koalicionit fashist Italo-Gjerman. Sidoqofte interresante eshte ‘’enderra’’ e bashkimit te trojeve etnike qe Italianet e instaluar ne Selc e shpallen me 23 prill 1941, ku Kelmendi u bashkua me Plav-Gucin. Por kjo enderr mori funde ne vitin 1943 kur edhe kapitulloi Italia. Kelmendasit ishin nder te paret qe kapen pushket edhe kunder regjimit komunist qe u instalua ne shqiperi ne vitin 1945. Regjim qe zgjati afro 50 vite konkretisht deri ne vitin 1990, vite te cilat nga Kelmendi regjimi komunist Vrau dhe Pushkatoi 86 persona, nderkohe qe ka interrnuar e burgosur qindera te tjere.