Kanuni i Leke Dukagjinit, kodet zakonore ose fjala e urtë e popullit e bartur në kohë

Nga Tonin Cobani

Fjalet e urta te popullit, jane quajturte urta pikerisht, pikerisht, sepse ne te gjitha rastet kane percielle mesazhe vitale qe i kane qendurar koherave. Te tilla kane qene edhe fjalet e urta qe kane rregulluar marredheniet brenda komuniteteve dhe ne kanunet e shqiptareve jane formuluar si senteca juridike. Ne kanunin e Leke Dukagjinit, mbledhur dhe sistemuar shkencerisht nga Shtjeven Gjecovi, sentencat juridike, ne format e ngurtesuara figurative te fjaleve te urta popullore, gjenden dendur thuajse ne cdo liber, kapitull e nenkapitull (kanuni i Leke Dukagjinit eshte i strukturauar ne 12 libra, 24 kapituj/krye dhe 150 nenkapituj/nyje) Fjalet e urta te Kanunit dalin si nene te vecanta (kanuni ka 1263 nene/paragrafe), si pjese ilustruese apo percaktuese ne formulimin e nje neni ose si nentiituj permbajtesore te librave, kapitujve, nyjeve. Jane pikerisht keto formulimi qe justifikojne, ndoshta, faktin qe ai Kanun eshte ruajtur brez pas brezi ne kujtesen e popullit si letersi gojore ne menyre kaq te besueshme. Nga ana tjeter, fjalet e urta ne Kanun, perbejne trashigimine me autentike te tij, ne raport me formulimet e tjera, qe mund te jene nenshtresime te mevonshme. Pikerishtne keto fjale te urta popullore eshte i pranishem si trashigimi me i hershem kulturor, institucioni i parandalimit te mosmarrevshjeve dhe te konflikteve, institucioni i pajtimit ne raste te mosfunksionimit te parandalimit, bazuar ne konceptin me universal te lirise se individit ne nje bashkesi njerezish te lire, shprehur ne sentencen; “Je i lire me mbajte burrerine tende, je i lire me u zburrnue”. & 518.1)

1. Shtrimii ceshtjes; “Fjala mort nuk ban”

A e kane ruajtur fjalet e urta te Kanunit “urtesine”e tyre universale apo “urtesia” qe karakterizon ata, duhet trajtuar e kufizuar per kohen kur Kanuni ishte aktiv?

Nese rezulton e dyta, pra, urtesia e kufizuar dhe jo universale, paraprakisht duhen te mos konsiderohen me fjale te urta popullore, gje qe do te vinte ne dyshim Kanunin, si trashegimi autentike te besueshme, ashtu sic eshte vene ne diskutim nga disa studiues lidhja e ketij Kanuni me emrin e Leke Dukagjinit dhe, pjeserisht, komtenca shkencore e grumbullimit dhe e klasifikimit te trashigimise juridike popullore prej Shtjeven Gjecovit. Ku i fundit, fjalet e urta te mbledhura nga goja e popullit, i ka vene ne thojza, i ndergjeshem plotesisht se aty kishte te bente me formulime, me ngarkesa figurative, tipike per fjalet e urta popullore, pasi ne kohen kur ai punonte per te grumbulluar materialin, Kanuni ishte aktiv dhe vete ai ishte nje bartes i tij. Te tilla jane edhe sentencat qe kane pasur diskutime qe ne fillim per universalitetin e urtesive qe mbartin, siv jane grupi i sentencave per gjkamarrjen dhe gruan, te tipeve;”Gjaku shkon per gjak”2) Fakti qe nje fjale e urte popullore mund ta humbase pjeserisht apo tersisht”urtesine” e permbajtjes se vet, nuk mund te merret si argument per te arritur ne konkluzione te pranueshme. Aq me teper kur kemi te bejme me fjale te urta popullore me vlera, pak a shume juridike, te cilat mund te zhvleftesohen ne “urtesine” e tyre dhe te zevendesohen deri m te kundertene permbajtjes se tyre, sikurnder ka ngjare me ligje te tera apo nene te vecanta te sistemeve juridike me te perkryera qe ka njohur deri me sot shoqeria njerezore. Ne duhet te verifikojme vlerat universale te fjaleve te urta popullore, te paraqitura ne sintenca juridike ne Kanunin e Leke Dukagjinit, te cilat shekuj me rralle kane rregulluar marredheniet e nje qe komuniteti perballuar kulturalisht trysni ushtarako -administrative nga me te ndryshmet. Keto trysni nuk duhen kufizuar vetem me sundimin peseshekullor te Perandorise Osmane, por edhe me regjimet e mepastajshme, shqiptaro- monarkike, diktatorialo-socialiste e deri ne ditet e sotme pasdiktatoriale. Sado qe ne periudhen e sundimit osman Kanuni i Leke Dukagjinit (dhe fjalet e urta qe perbejne kuintesencen e tij) ishte edhe rezistence patriotike, ndersa gjate regjimeve te mepastajme kufizohet ne nje trashigimi qe vepron si cdo trashigimi tjeter kulturore dhe aktivizohet here pas here me te gjithe arsenalin e vet, si kundershti ideologjike apo thjeshte pr shkak tedobesise se sistemeve juridiko-administrative te qeverisjeve te perkohshme te qeverisjeve te perkohshme. Ne raste te tilla strukturat administrative justifikohen ne dobsite e tyre qeverisese duke deklaruar aktivizimin e Pleqesive kanunore si vetegjyqesi primitive. Por nje fjale e urte e popullit, ajo qe justifikon pikerisht institucionin e fjales se Kanunit, thote se “fjala mort (vdekje) nuk ban)” Universaliteti i kesaj fjale te rute duket sikur mbart dicka nga lashtesia biblike (“E para ishte fjala”) per te mberritur deri ne kohet moderne si nje garanci e lirive dhe te drejtave te njeriut, pikerisht sepse “nuk ben mort”. Me kete univesalitet parandalues konfliktesh dhe pajtimi vijne edhe fjalet e tjera te Librit VII, titulluar “Fjala e gojes”;

Fjala mort s’ban. -> XVI/86;
Shtriga ne gjak nuk bjen.-> XVI/86;
Goja s’qet kend ne gjak. -> XVI/86;
Per te ben nuk shtyhet mllefi. -> XVI/88
Be, e s’ka pertej.-> XVI/88;
Beja lan gjaqe. -> XVI/88;
Gjane e djerun e gjaqet e perhapuna i ven per udhe beja->XVI/88
A ben a gjan.->XVI/88;
Ban e hup, thote Kanuja, e jo ban e merr-> &538;
Mohi ka ben’, mohuesit i bjen beja.->&540;
Cubi asht me be nde krah. ->&545;
Ujku lpin mishin e vet, po te huejn e han.-> &547;
Vendin me e la me be, e s’i gjegjesh kujt.->&547;
Beja merr gjane e vet.->XVI/91;
Beja e bes’ asht “sedija”(s’e dija).->&569;
Beja ta njeh dhe sedijen.->&570;
Beja s’ka skaj, por s’ban perbishtinime.->&571;
Be mbi be Kanuja s’ban.->&577;
C’ka te mirret me be, i jet(mbetet) atij qi e muer.&584;
Permbas beje t’i veje kumbone (berrit); permbas beje ta ngase n’are (kaun).->&585.

Dhe nga Libri VI, “Te dhanunat”

E folmja asht ne fund te kuletes.->XVI/84
Fala s’ta fala, Kanuja s’e kap.-> XVI/85
Je i lir me e mbajt burrnine tande, je i lir me u zhburrnue.&518.