Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami: Do të rikthej në identitet vlerat e së djathtës

Në takimet me strukturat e Qarkut të Tiranës, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Eduard Selami, ka theksuar se platforma e tij synon të rikthejë  të djathtën në  identitet. Partia Demokratike,  tha ai, po  shkon nga humbja në humbje, pasi ka braktisur shtyllat kryesore,  nga ëështja e pronave deri tek të përndjekurit. “Po vazhdojmë të humbasim se kemi braktisur demokratët, kemi braktisur strukturat, kemi braktisur demokracinë, dhe do të rikthehemi më të fuqishëm vetëm kur të vendosim këto themele,  më të forta se i kemi pasur”, tha Eduard Selami. Në vijim, ish-kryetari i PD-së rreth 23 vite më parë që synon rikthimin e tij në krye të partisë më të madhe të opozitës, sa i përket rezultatit të 25 qershorit kërkon një analizë të sinqertë, pasi  siç u shpreh ai, asgjë nuk zgjidhet duke dalë në dritare dhe duke gjetur gabimet tek të tjerët. “Është koha për një analizë të sinqertë, dhe ti shikojmë gjerat në sy. Nuk mjafton të shohim ca bën kundershtari,  kundërshtari atë punë ka. I përkas atij grupi që kur dicka nuk shkon,  gabimin e gjej të vetja. Njerëzit që shikojnë në dritare për të fajsuar të tjerët,  nuk jan ata që ecin përpara dhe kan  sukses”, tha Selami. Ndërkohë, Eduard Selami thotë se në këto zgjedhje do fitojë modeli bashkëkohor i lidershipit, që sipas tij  fatkeqësisht  Shqipëria nuk e ka. Por si më të rëndësishëm, Selami, sheh që nga ky proces, Partia Demokratike të  dalë e bashkuar  dhe të gjejë rrugën e ringritjes. “Unë jam i bindur që në këto zgjedhje do fitoi modeli bashkohorë i lidershqipit që fatkeqësisht shqipëria e ka humbur. Po kaq ka rendësi që nga ky proces të dalim të bashkuara të ringrihemi, kundershtari nuk është mes nesh”, tha Selami. Garën, Selami e cilëson të pa barabartë, por thotë se është futur me qëllim  për të përmirësuar  dhe për të dhënë eksperincën e tij për ringritjen e Partisë Demokratike.