Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhep

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 63-vjeçare. Përpjekja për t’ia dalë një sulmi në tru ka qenë e pasuksessh me gjithë insistimin e vazhdueshëm të personeleve mjekësore së në Kosovë ashtu edhe në Turqi ku gjëndja e tij e rënduar

Burime zyrtare kanë konfirmuar se Rexhepi ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit. Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru.
Ai fillimisht ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi.
***
Bajram Rexhepi, lindi në Mitrovicë më 3 qershor 1954, ishte kirurg, politikan shqiptar nga Kosova. Ishte kryeministër i parë i IPVQ-ve.
U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990. Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe u zgjodhë i dërguar i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës. Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe Kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë, si dhe kreu i degës së organizatës PDK në qytet. Në zgjedhjet e përgjithshme më 17 nëntor të vitit 2001, PDK fitoi 25.7 % të votave, duke u radhitur e dyta pas Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetsimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president; të dy konsiderohen si politikanë të moderuar.

***

Njeriu qe drejtoi Kosoven 2002-2004, sherbeu si kirurg ne Spitalin e Mitrovices, rikthim ne profesion ky qe habiti jo vetem pacientet.

Vete Rexhepi do ta justifikonte kete zgjedhje jo vetem si pasion, por edhe nevoje per te marre nje rroge. Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Brendshem u pa vitet e fundit me perparese te bardhe. Perse e bej kete postim? Pervecse nje homazh per Rexhepin, ai dha nje shembull aspak te njohur per nje ish-kryeminister shqiptar.

Madje madje, tek ne edhe deputetet kur dalin nga politika ose hapin universitete private, ose kercenojne grate. Megjithate, perballe Rexhepit qendron rasti i Berishes. Një tjetër ish kryeministër mjek qe njihet si një kardiolog i mirë, ose të paktën ka qenë i tillë.

Por ndryshe nga Rexhepi, Berisha ka 25 vite në politikë dhe pasi ka dorëzuar detyrën e ish-kryeministrit as e ka pasur ndonjehere në plan fare t’i rikthehet profesionit.

Berisha ka zgjedhur të merret me Facebook dhe të përmendë nga A te ZH të gjithë familjarët e kundërshtarëve të tij dhe të mbajë në gojë këdo që ia raporton ‘qytetari dixhital’.

E shpjegova me lart, se rasti i te ndjerit nuk eshte per t’u perdorur si argument politik, por eshte nje shembull i pazakonte me cfare na kane pare syte deri me sot.