Julia Robert mbush 50 vjeçe dhe mbetet gjithmonë ‘Pretty Women’

Julia Robert mbush 50 vjeçe. E lindur në Smyrna, Gjeorgji, më 28 ottobre 1967 Julia Fiona Roberts debuton ë filmin dramatik ‘Lule çeliku’, më 1989 me të cilin fiton të parin çmim Golden Globe nga tre të tillë të fituar në karrierën e saj, si aktorja më e mirë protagoniste.

I dyti Golden Globe do të vinte një vit më vonë me ‘Pretty Woman’ (1990), që mbetet filmi i saj më i famshëm; pas atij suksesi, buzëqeshja e saj dhe bukuria natyrale u lidhen pothuajse gjithmonë me komedi romantike.

Por karriera e saj do të kishte edhe role dramatikë siç ishte ai i vitit 2001 në filmim biografik ‘Erin Brockovich’, me të cilin fitoi një çmim Oscar dhe një Golden Globe si aktorja më e mirë protagoniste. Për revistën ‘People’, Julia Robert është në radhën e parë të 100 grave më bukura të të gjitha kohërave.