Jugosllavët lëshuan Vermoshin për Shën Naumin

Shteti shqiptar ne periudhen 1918-1925 ishte ne gjendje te vlimeve te vazhdueshme politike dhe te luftes se brendeshme per pushtet. Qeverite shqiptare ishin konkretisht jostabile. Secila qeveri kishte frike se menjehere munde te permbysej. Nga ana tjeter, pervec gjendjes se veshtire ekonomike dhe financiare, rendonin edhe problemet politike. Ceshtja e kufive nuk e kishte marre formen e prere.
Me 17 korrik 1922, Qeveria jugosllave kerkoi ratifikimin e kufirit shqiptaro – jugosllav ne zonen e Vermoshit. Pas kesaj kerkese, ushtria jugosllave e pushtoi fshatin e Vermoshit dhe megjithe protestat e Qeverise shqiptare nuk u larguan me preteksin se fshati ishte pjese territoriale e Mbreterise SKS.
Nga ky pretendim i pa baze. Qeveria jugosllave u detyrua te heqe dore shpejt dhe filloi te bazohej ne arsye ekonomike, qe nderlidheshin me kullotat, levizjen e popullsise si dhe projektin e ndertimit te hekurulles Danub-Adriatik. Gjithashtu, ata pretendonin se kjo zone me vendimet e Kongresit te Berlinit te vitit 1878 i perkiste fisit malazeias te Kucit, kurse Konferenca e Londres e vitit 1913 ia kishte dhene
Shqiperise, kur edhe u ishte prere rruga fiseve te Kucit e te Vasojeviqit per ne Guci. Ceshtje tjeter ishte ajo e Manastirit te Shen Naumit, per zgjidhjen e se ciles u angazhuan shume instanca nderkombetare.
Me daljen ne skene te kesaj mose-marrveshjeje. Qeveria shqiptare dhe ajo jugosllave perpiqeshin qe t’i
ofronin argumente sa me te qenderueshme Komisionit te Kufijve mbi perkatesine e Manastirit.
Sa i perket Vermoshit. Komisioni kishte vendosur njezeri ne favor te Shqiperise, kurse per Shen Naumin
votat ishin ndare ne mes Shqiperise dhe Jugosllavise. Konflikti iu parashtrua Konferences se Ambasadoreve ne Paris, e cila me 6 dhjetor 1922 vendosi qe Shen Naumi t’i takoje Shqiperise.
Pikerisht, pas kater muajsh, me 6 prill 1923. Qeveria e jugosllave kerkoi qe ceshtja te rishqyrtohej me preteksin se pala jugosllave kishte prova te reja ne favor te saj. Ne muajin maj N. Pashiqi u takua me komisarin anglez ne Komisionin e Kufijve dhe me ate rast u kercenua se Manastiri i Shen Naumit nuk do te dorezohej pa lufte.

KUSH ESHTE
SHEN NAUMI?

Shen Naumi ( ka lindur ne vitin 830 dhe ka vdekur ne vitin 910 ) ka qene mesues, shkrimtar dhe predikues nga Bullgaria, i permendur si nje nga themeluesit e Bibliotekes se pare sllave. Buze liqenit te
Ohrit ne vitin 900, (sipas disa burimeve te tjera ne vitin 905 ). Shen Naumi ngriti Manastirin qe mban emrin e tij, ku edhe u varros ne vitin 910. Si shenjetor i kishes ortodokse sllave. Shen Naumit i atribuohen shume mrekulli. Periudha kur ai jetoi perkon me Ekspansionin e Mbreteris Bullgare, e cila ne kohen e Simeonit (894 – 927 ) arriti shtrirjen me te gjere ne kurriz te Perandoris Bizantine, duke pushtuar te gjithe Shqiperin qenderore pervec Durresit. Mbreteria Bullgare u rrull pas vdekjes se Simeonit, por shenjetori Shen Naum mbeti, madje kulti i tij lulezoi gjithnje e me shume te sllavet duke nisur nga shek. XVIII. Manastiri u shenderrua ne vend pelegrinazhi, gje vazhdon edhe sot. “Zani i Malsise”

Pasi komisioni i posacem i ngarkuar me shqyrtimin e ketij materiali te ri nuk arriti ndonje perfundim.
Konferenca e Ambasadoreve ne Paris, me propozimin e ambasadorit britanik, ceshtjen per zgjidhje ia dedikoi Keshillit te Lidhjes se Kombeve. Me te verejtur se edhe kjo instance nuk ishte ne gjendje qe te vendose, kjo ceshtje iu bart Gjykates Nderkombetare te Hages, e cila ne baze te materialit qe kishte ne dispozicion konfirmoi vendimin e Konferences se Ambasadoreve per t’ia dhene Shqiperise Manastirin e Shen Naumit. Keshilli i Lidhjes se Kombeve aprovoi vendimin e Gjykates se Hages dhe ate ia komunikoi zyrtarisht Konferences se Ambasadoreve, me gjithe protestat e perfaqesuesit jugosllav.
Keshilli i Gjeneves nxiti ambasadoret ne Paris te shpejtonin caktimin definitiv te kufijve te Shqiperise para dimerit te vitit 1924. Mbreteria SKS nuk pranoi t’i bindet madje as vendimit te tri instancave nderkombetare. Konferenca e Ambasadoireve, e thirrur perseri ne fillim te prillit 1924 per ta shqyrtuar ceshtjen, u be arene e nje polemike te ashper anglo-franceze ne planin juridik rreth vlefshmerise se vendimeve te 6 dhjetorit dhe te drejtes se Fuqive te Medha per t’i rishkruar vendimet e tyre te perbashketa. Ne pamundesi per te tejkaluar polemiken anglo-franceze. Konferenca e Ambasadoreve
u pajtua me propozimin anglez te 19 majit 1924 qe mendimi per kete ceshtje t’i kaloje Keshillit te Lidhjes se Kombeve ose Gjykates Nderkombetare. Me 17 Qershor 1924. Keshilli i Lidhjes se Kombeve mori vendim qe per ceshtjet e parashtruara nga Konferenca e Ambasadoreve te kerkonte mendim konsultativ te Dhomes se Perhershme te drejtesise nderkombetare. Vendimi i Keshillit te Lidhjes se Kombeve e gjeti Shqiperine ne rrethana te reja politike. Tanime ne pushtet kishte ardhur qeveria e Nolit.
Qeveria shqiptare u pajtua qe kontesti t’i referohej Gjykates Nderkombetare, por me kusht qe t’i referohej Gjykates Nderkombetare, por me kusht qe t’i mundesohej t’i mbroje qenderimet e veta. Ajo caktoi edhe delegatet zyrtare te saj, M. Konicen dhe B. Blinishtin, qe do ta perfaqesonin ne Hage.
Qeveria gjithashtu angazhoi z. Gilbert Gideli, profesor i se drejtes nderkombetare ne Fakultetin e Drejtesise ne Paris, i cili me 23 korrik 1924 pasqyroi denjesisht qenderimet shqiptare mbi Shen Naumin para Gjykates Nderkombetare te Hages. Ne gusht te vitit 1924, arriti komisioni nderkombetar per kufirin ne veri te Shqiperise. Po ne gusht filloi mobilizimi ushtarak jugosllav rreth Vermoshit pa marre fare ne konsiderate vendimet e komisionit per kufijte. Me porosi te qeverise. Legata shqiptare ne Beograd me 16 gusht 1924, permes nje note proteste i terhiqte verejtjen Qeverise Jugosllave per shkeljet, kercenimet dhe provokimet qe beheshin ne kufirin shqiptaro-jugosllav nga malazezet e fisit te Kucit dhe theksonte se pretendimi i tyre ishte pengimi i punes se Komisionit Nderkombetar. Ardhja ne fuqi e qeverise se Nolit kishte ndikuar qe presioni i Fuqive te Medha mbi Beogradin te zbutej. Por koptohet, gjendja e marrdhenieve shqiptaro-jugosllave nuk ishte shpresedhenese se ceshtja mund te rregullohej me bisedime dypaleshe. Perkundrazi kur Noli bente thirrje ne Lidhjen e Kombeve per tu dhene fund zvarritjeve ne zgjidhjen e ceshtjeve kufitare, ne Vermosh u shkaktua nje konflikt i ri me 25 shtator 1924. kur nje mije vete nga Mali i Zi u futen ne zonen e Vermoshit ku dogjen e shkaterruan shtepi, grabiten bageti dhe plackiten c’fare gjeten perpara. Ankesa e Qeverise Shqiptare lidhur me Vermoshin dhe incidentet ne kete pike te kufirit u shqyrtua nga Keshilli i Lidhjes me 3 tetor 1924. Pas polemikave te Fan Nolit me perfaqesuesin Jugosllav, ai nder te tjera tha. ‘’A nuk eshte ky nje argument me shume qe Keshilli i Lidhjes t’i jape fund nje gjendjeje te tille dhe te zgjedhe njeher e pergjithmone ceshtjet qe kane te bejne me kufirin midis Shqiperise dhe Mbreterise se SKS’’. Konferenca e Ambasadoreve filloi perseri ritualin e disklutimeve ne muajin tetor. Ajo ngarkoi Komitetin Tekniko-Gjeografik qe te studionte edhe nje her caktimin e kufirit ne Manastirin e Shen Naumit. Bazuar edhe ne mendimin e gjykates nderkombetare, ky komitet i njohu perseri Shqiperise te drejten per Shen Naumin, nderkaq Qeveria e Beogradit vazhdoi qe me ‘’arsyetime juridike’’ t’i shmangej ketij detyrimi.
Ne Paris dhe Gjeneve ceshtja u diskutua me fjale boshe gjer ne vitin 1925. inisiativen per ta rivene ne levizje ceshtjen e manstirit te Shen Naumit e te Vermoshit e mori perseri kryetari i Konferences se Ambasadoreve, dhe kryeministeri dhe minister i Puneve te Jashtme te Frances, Herrio. Ai iu drejtua qeverive Shqiptare dhe Jugosllave me kerkesen qe te angazhoheshin me bisedime te drejterdrejta ndermjet tyre qe te arrihej nje marrveshje ‘’e kenaqshme per kontestet kufitare diskutabile’’. Fillimisht
qeveria e Ahmet Zogut nuk u dakordua me propozimin e Konferences se Ambasadoreve, duke kerkuar ndermjetesimin nderkombetar ne favor te zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes se kufijve, mirpo ky qenderim nuk u prit mire nga anetaret e Konferences, Perfaqesuesi anglez ne Konference informoi kolegun e tij shqiptar ne Paris se ‘’konferenca s’do ishte aspak e kenaqur nese qeveria shqiptare s’do tregohej miredashese te gjente rrugen e zgjidhjes me ate jugosllave’’. Ne te njejten linje politike u angazhua edhe diplomacia frenge. Nderkohe, pasoi sulmi i shtypit jugosllav dhe A. Zogu filloi ta kuptoje
poziten e veshtire te kembenguljes. President Zogu per te evituar armiqesin e fuqive evropiane pranoi bisedime direkte me Jugosllavine. Me 8 shkurt, Qeveria shqiptare vendosi qe ne Shen Naum e Vermosh te dergohej nje komision i kryesuar nga Mehdi Frasheri per te pare nga afer ndryshimet e mundeshme kufitare. Qeveria jugosllave qe ne fillim te bisedimeve dypaleshe e paraqiti si zgjedhje kompromisin dhe kompensimin, duke paraqitur kerkesen qe ceshtjet e Shen Naumit dhe Vermoshit te zgjidheshin ndaras nga njera-tjetra.
Sipas perfaqesuesit jugosllav ne Tirane, ne bisede me presidentin Zogu, ne shkembim te faqes shqiptare te malit te Vermoshit te veshur me pyje Jugosllavia ofronye nje rajon te vogel qe sipas pohimeve te president Zogu perbehej vetem nga kacubat dhe guret. Me kete rast Zogu u prononcua se propozomet qe ofronte jugosllavia kishin aq vlere te vogel sa ai nuk mund ta merrte pergjegjesin per nje kompropmis te tille. Qeveria Shqiptare me 21 shkurt 1925 e njoftoi Qeverin e Beogradit se problemin e Shen Naumit dhe Vermoshit e shihte si problem te vetin. Mendim te cilin e kishte perfillur edhe Konferenca e Ambasadoreve dhe propozoi si kompensim per Shen Naumin dhe Vermoshin t’i jepeshin Shqiperise rajoni i Banishtit ne Diber dhe rrafshi i Hasit ne drejtim te Prizerenit. Qeveria jugosllave duke mos u pajtuar me keto kerkesa, angazhoi perfaqesuesit e vete ne Paris e Rome qe te insistonin para Fuqive te Medha qe ta detyronin qeverin shqiptare per te pranuar nje kompromis te arsyeshem. Legata jugosllave ne Rome me 7 mars kerkoi ndihmen e Musolinit qe te arrihej nje marrveshje e pergjithshme mbi bazen e propozimeve jugosllave. Per politiken e presidentit Zogu per ta zgjidhur kete problem paqesisht, por edhe pa humbje per Shqiperin, ekziston edhe deshmia e emisarit jugosllav Jeliq, qe bisedonte shpesh ne menyre inerte me A. Zogun. ‘’Ne e pranojme i tha ai nje dite Jeliqit se manastiri i Shen Naumit eshte Monument i historise Sllave, prandaj s’ngulim kembe ta mbajme. Ne s’jemi Italia apo Jugosllavia qe te kemi manine te zaptojme pika strategjike. Por duhet kuptuar gjedja jone dhe mos na vini ne situata te pa pelqyeshme qe ne ditet e para, sepse zemergjeresia dhe mirkuptimi yne s’duhet te kaloje kufijte e interesave tona jetike. Kete duhet ta kuptoje opinioni juaj publik derisa ne jemi te predispozuar nga deshirat e mira per marrdhenie te vazhdueshme miqesore me Jugosllavin. Prandaj nese degjoni se edhe ne kerkojme dicka qe na takon, kete nuk duhet ta konsideroni si kthim shpine’’.
Duke qene se bisedimet e drejtperdrejta nuk dhan rezultate konkrete, ato u nderprene ne funde te muajit mars 1925. Qeveria shqiptare kerkoi nga Konferenca e Ambasadoreve qe ajo te gjykoje per zgjidhjen e problemit, duke mos shfaqur dyshimin mbi trajtimin ne frymen e drejtesise e te barazise. Qeveria jugosllave filloi me presione te natyrave te ndryshme. Ajo filloi ta kercenoje Zogun me karten e emigracionit polotik antizogist, qe ndollej ne Jugosllavi. Beogradi ne fund te marsit akreditoi ne Tirane si minister te tij Lazareviqin, por edhe keto perpjekje per ta ‘’marre kalane nga brenda deshtuan’’. Me 8 maj 1925, Jugosllavia shprehu gatishmeri qe ne shkembim te manastirit te Shen Naumit dhe shpatit malor te Vermoshit t’i jepte Shqiperise fshatin e Peshkopise me teritorin perreth si dhe te hiqte dore nga rivendikimet ne luginen e Vermoshit’.
A. Zogu refuzoi perseri dhe si zakonishte ndoqi taktiken e zvarritjes. Mehdi Frasheri me 13 maj, me preteksin e konsultimeve dhe marrjes se instruksioneve te ‘’reja’’ nga qeveria e tij, u largua nga Parisi dhe nuk u kthye me.. Me gjithe kerkesat kembengulese te Konferences, ai qenderoi ne shqiperi, duke paralizuar punen e komisionit te kufijeve. Duke e nuhatur neglizhencen e qeverise shqiptare e cila nese nuk do ta dergonte perfaqesuesin e saj ne Paris do te ishte ajo pergjegjese per pezullimin e punes dhe do te barte pasojat. Te nesermen, me 17 korrik 1925, filloi mbledhja e perbashket e te dy dhomave, Senatit dhe Dhomes se Deputeteve e kryesuar nga kryetari i Senatit, Eshref Frasheri, ku fillimisht paraqitet raporti i Komisionit te puneve te jashtme i te dy dhomave, ku nder te tjera, u theksua
‘’Meqenese qeveria jugosllave Manastirit te Shen Naumit i jep nje rendesi te vecante fetare e morale propozon qe ky Manastir deri te kodra ne naltesi 961 t’i lihet asaj e karshi kesaj ti jape shqiperise katundin Peshkopi, i cili permban 60 familje thjesht shqiptare. Me nje fjale kerkohet ndertesa e Shen Naumit me nje toke fare te vogel e karshi kesaj shqipnise i jepen kater here me shume toke. 300 fryme shqiptar e sigurim per rrugen Korce-Elbasan. Persa i perket zones se Vermoshit Qeveria jugosllave heq dore nga te gjitha pretendimet qe kish mbajtur deri tash mbi te, me perjashtim te nje pjese te te vogel te nje pylli ne perendim te Velipojes.
Karshi kesaj i jepej Shqipnise nje bjeshke tjeter midis Libovices dhe Majen e Bojses deri ne Lubraje. ‘’
Me shumic votash Asambleja Legjislative pranoi ne parim nje shkembim toksor ndermjet Shqiperise dhe Jugosllavise dhe e autorizoi qeverine qe te hynte ne bisedime. Mehdi Frasheri, ne emer te qeverise Shqiptare krkoi nga Konferenca qe ne shkembim te Shen Naumit Shqiperise t’i jepej fshati Peshkopi me 60 shtepi 300 banore, fusha e Ceraves, Kisha e ujit te bekuar Ajasmes dhe kodrat strategjike nr. 961, 965, 8o7, dhe 868. qe rrethonin ndertesen e Manastirit se bashku me ngrehinen e rojave jugosllave te kufirit. Sa i perket kufirit verior, u kerkua qe Shqiperise ne vend te faqes se pyllezuar ne perendim te Vermoshit, t’i jepej tere fusha e Velipojes se bashku me kurrizin e Skrabatushes, kullotat e Libohoves me rrugen qe shpiente ne Lumbraje, dy shtepi te fshatit Grencar kodren e Majas me dy liqenet e vogla si dhe fshatin Skenje. Fillimisht pala Jugosllave i refuzoi kerkesat shqiptare duke shpresuar se regjimi i presidentit Zogu nuk do te kishte mundesi tu rezistonte presioneve jugosllave. Fillimisht ajo pranoi te leshonte vetem fshati Peshkopi dhe nje pjese te Libohoves, mirpo gradualisht ajo filloi te terhiqej.
Tanime Beogradi ne fillim te gushtit filloi te nuhase se Qeveria shqiptare kishte filluar te bente trataktiva te fshehta me Italine dhe se nuk kishte interres t’i acaronte marrdheniet me Shqiperine. Prandaj Beogradi e shihte si interres te vetin te mbyllte kete ceshtje sa me pare. Andaj i pranonte propozimet e Shqiperise me shprese qe do t’i kundervihet me efikasitet afrimit te Tiranes me Romen. Lidhur me kete ceshtje, ministri i jashtem jugosllav Ninciq i shkruante te deleguarit jugosllav ne Komisionin e Kufijeve ‘’Te gjithe jemi te mendimit se eshte ne interresin tone qe t’i normalizojme marrdheniet tona dhe te vendosim nje politike konstruktive me kete vend. ceshtja kufitare do te duhej te hiqej nga rendi i dites pasi situata eshte nga me te favorshmet dhe per me teper rendesia e saj eshte per ne shume me e vogel, se sa demi qe do te kishin po te mbetej ceshtje e hapur’’Megjithate te dy palet nuk arriten te dakordoheshin, sepse dukej se qenderimi i tyre nuk ishte vendimtare por ajo nenkuptonte arritjen e nje marrveshjeje te shpejte. Edhe Tirana Zyrtare ishte e interresuar qe ceshtja te mbyllej sa me shpejt. Fillimisht nuk e neutralizonte qeverine Jugosllave ‘’duke provuar’’ se me te do te gjente gjithmon gjuhen e perbashket dhe se dyti ajo deshironte te terhiqte vemendjen nga dyshimet qe kishin lindur lidhur me bisedimet qe zhvillonte me Italine per nenshkrimin e paktit sekret. Duke patur parasyshe mirkuptimin ‘’Shqiptaro- Jugosllav’’e bazuar edhe ne raportin e Komisionit te kufijve. Konferenca e Ambasadoreve kerkoi nga te dyja qeverite te deklaroheshin nese e pranonin vijen kufitare te vendosur qe ceshtja te shtrohet perseri per diskutim ne dhomen e Deputeteve me 13 tetor 1925. Bazuar ne vendimin nr. 509 te 12. 10. 1925 te Keshillit te Ministrave dhe shkreses se Ministrise se Puneve te jashtme mbi shkembimin e Shen Naumit dhe zgjidhjen e ceshtjes se Vermoshit para deputeteve raportin e paraqiti ministeri i Drejtesise M. Taulanti. Nderkaq shkresen e Ministrise se Puneve te Jashtme si dhe historikun e kesaj ceshtjeje e paraqiti zevendesministri i Puneve te Jashtme e minister i Brendeshem Musa Juka. Arsyeshmerin e kesaj ceshtjeje. Mehdi Frasheri, si perfaqesues qeveritar per bisedime e shpjegon me detyrueshmerin e Qeverise shqiptare per te hyre ne bisedime me qeverine jugosllave nga Konferenca e Ambasadoreve. Sipas Frasherit kishte edhe arsye te tjera madhore qe e detyruan Qeverin per te te bere marrveshje me qeverin jugosllave, duke u bazuar ne interresat e shtetit. Perfundimisht nga grupi Parlamentar u formulua teksti lidhur me kete marrveshje, tekst qe u pranua nga deputetet me unanimitet votash, ne te cilin theksohet’’Asambleja legjislative, ne baze te shkreses se qeverise si dhe te shpjegimeve te dhena nga z. Mehdi Frasheri, delegat fuqiplote i kufijeve, aprovoi me vota unanime marrveshjen e bamun midis qeverise se shqiperise dhe asaj te jugosllavise sipas propozimit tradicional te Konferences se ambasadoreve, qe i perket ratifikimit te kufinit te veriut ne nje pjese te Velipojes se Vermoshit e te Jugut drejt Shen Naumit ky miratim u be me 15 tetor 1925.
Ne nentor 1925. ne Firence te Italise filluan bisedimet per nenshkrimin e protokollit final, si dhe te tri protokolleve te tjera mbi kufirin shqiptaro-jugosllav. Bisedime te cilat perfunduan me 26 korrik 1926
Protokolli final i perbere nga 12 nene detalizonte linjen kufitare shqiptaro-jugosllave bazuar ne komisionin nderkombetar per caktimin e kufijeve. Protokolli i pare e detyronte Shqiperine t’ua njihte banoreve te Plaves, Gucise, dhe Podgorices te drejten e kalimit te lire permes Vermoshit qe tashme i kalonte ne zoterim Shqiperise, ndersa qeveria jugosllave obligohej qe t’i lejonte banoret e Kelmendit te kalonin permes territoreve Jugosllave per te dale ne liqenin e Hotit. Protokolli i dyte e detyronte Jugosllavine te mos pengonte besimtaret shqiptare te kalonin territorin e saj per te vizituar Manastirin e Shen Naumit deri ne tri dite. Nderkaq i treti parashikonte liri te plote lundrimi ne liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna. Duke perjashtuar anijet luftarake, gjithashtu konventa per kalimin e kufirit ia njihte popullsise shqiptare te zonave kufitare te treves se Gjakoves te drejten e shitblerjes ne kete treg. Si dhe punimin e tokave ne te dyja anet e kufirit ne largesi prej 10 km e tjer. me 30 korrrik 1926. anetaret e Konferences se Ambasadoreve ne Paris, ne prani te perfaqesueseve te Shqiperise, Jugosllavise dhe Greqise, firmosen aktin final te kufijeve te Shqiperise, i cili u regjisterua ne Sekretarin e Lidhjes se Kombeve. Zgjidhja ishte me se qarte, ceshtja e kufirit mes fqinjeve u vendose, por A. Zogu nuk pranoi t’ua njihte Jugosllaveve te drejten per te ndikuar mbi qeverin e tij, pasi u druhej qellimeve te tyre. Sikur ndolle zakonisht me udheheqesit e shteteve te vogla, presidenti nihej me i sigurt kure krijonte marrdhenie me shtete me te medha dhe qe ishin gjeografikisht large. Gjithsesi zgjidhja e ceshtjes se Vermoshit dhe Shen Naumit per te cilat jugosllavet ishin te vetdijshem se marrin me pake sec pretendonin, se pengoi presidentin apo mbretin Zog te shprehte hapur ironine e tij. Jeliqi tregonte se nje dite kur presidenti shqiptar po bente banje ne plazhin e Porto-Romanos se bashku me ministerin
Lazareviq dhe qe e merrte qellimisht me vete per te treguar se gjoja se lidhte azgje me Italine. ne bisede e siper i tha ‘’E shihni ate vendin atje …. Para ca kohesh ka qene nje fshat serb me nje kishe te madhe ne mes’’. Lazareviqi nxitoi te shihte themelet e kishes po s’gjeti gje dhe u kthye. Pase nje heshteje te shkurter. A. Zogu shtoi ‘’Nese aty do gjeni ndonje Shen Naum, jeni te lire ta merrni’’. Ky episod ne librin e Jeliqit mbyllej ne kete menyre. ‘’Per kete ne qeshem fort, por thate’’Aluzioni i presidentit shqiptar ishte mjaft domethenes. Manastiri i Shen Naumit u shkembye vetem pse ishte monument i kultures sllave, por ne te ardhmen mos kerkoni azgje te tille nga Shqiperia. Ky shkembim pati nje jehone te gjere dhe komente nga me te ndryshmet. Perderisa Qeveria e arsyetonte shkembim me ate qe u fitua nje siperfaqe rreth 22 km katrore ne fushen e Ceraves. ndersa per Verm­oshin 25 km katrore ne fushen e Velipojes. si marrveshje plotesisht ne favor te shqiperise nga ana tjeter opozita Shqiptare e kohes e ne vecanti forcat e larguara qe vepronin ne Emigracion e denuan ashper kete shkembim, duke e akuzuar qeverin madje per tradhti kombetare.
Prof. Dr. Lush CULAJ
Instituti Albanologjik i Prishtines