Kjo nuk është Partia Demokratike! Vendi është pa opozitë!
Menjëherë pas betimit si deputetë, lista e deputetëve e familjes se Lulzin Bashë Isufit, kontribuoi në zgjedhjen me 80 vota të Gramoz Ruçit, kryetar të Kuvendit të Shqipërise, 27 vite pas rrëzimit te komunizmit.
Reagimi i demokrateve në rrjetet sociale ka qene një fortunë.
Dikush i shkruante: “Nuk besoj të ketë votuar Lule Basha për Ruçin se do ishte nepotizëm”.
Dikush tjetër “Hera e parë në historinë e vendit që një opozitë jepet me koncesion nga një sharlatan”.
Tjetri: “Nëse ky lajm është i vërtete dhe janë shitur qysh sot 3 deputetë të opozitës, atëhere nuk është faji i Edvinit por i PD që i është thyer busulla morale”.
Të tjerë: “Do bëhesh Kryeministër ti?! Ty të vjedhin votat në Parlament”.
Nëse ambasadori amerikan bojkotoi Ruçin po ti pse nuk e bojkotove?”
Në fakt unë nuk u habita që lista e Lulit votoi Ruçin.
Prej shume vitesh, Luli nuk më zhgënjen për asgjë: Nuk më zhgënjen:
– as kur qan me lot krokodili për të vrarët e diktaturës;
– as kur betohet për opozite ballore dhe flirton me Ramën;
– as kur proteston për votën e lirë, hyn në qeveri me Kryrministër Ramën dhe vetë vjedh votat brenda PD;
– as kur çon PD në humnerën me minus 230 mijë vota dhe thotë realizuam një fitore morale;
– as kur voton Ruçin e fill pas kësaj i bashkohet atyre që protestojnë kundra këtij të fundit;
– as kur thërret me shërbëtoret e tij gaztorë se ia vodhën 3 vota nën reflektorët e dritave të seancës parlamentare, nën xhirimin e 20 kamerave në transmetim direkt, në sy të 3 milionë shqiptarëve dhe me prezencën e pothuaj gjithë trupit diplomatik.
-As kur e shet dhe e rishet atë që ka mbetur nga PD.
Luli nuk më zhgënjen kur thotë ekzaktësisht të kundërten e asaj që do bëjë.
Luli luan të gjitha rolet…teatrale.
Por ai luan dhe role serioze – Nga Zhulieta e Shekspirit, Don Kishoti i Servantesit… deri tek kryetari i ‘opozitës’ dhe nuk ka frikë se bëhet Lul Komiku.
Lulin dhe familjen e tij Isufi nuk e lidh asgjë me PD.
Ata nuk kane patur kurrë lidhje me këtë forcë politike deri në 2005.
Dhe që nga ky vit, ai vetëm e ka vjedhur atë deri më 17-18 maj kur kreu aktin e tradhtisë ndaj demokratëve;
-më 21 maj kur shpalli si Sulltan Bashë Isufi listën e familjes dhe klientëve të saj;
-më 22 korrik kur vodhi karrigen e kryetarit dhe vulën e PD përmes falsifikimit të votave e pjesëmarrjes.
E deri dje, kur i dhuroi Ruçit 3 vota nga lista e tij.
Kur kryetari shet vendet e listës së deputetëve, edhe deputetit i duket se ka të drejtë të shesë votën e tij.
3 muaj më parë Luli certifikoi shkrirjen e së djathtës. Dje “opozita” e tij votoi simbolin e komunizmit .
Jo miq, nuk ka humbur dje busullën morale PD.
Kjo nuk është PD. Vendi është pa opozitë.
Edvin Rama nuk ik nga pushteti sa kohë në krye të opozitës do jetë çuni i tij i mirë.
Demokratët duhet të largojnë Lulzim Bashën nga karrigia e uzurpuar me vjedhje e falsifikim se ai ka shitur PD thua se është plaçkë që shitet e blihet