Jozefina Topalli rrëfen se si u bë pjesë e Partisë Demokratike në vitin 1996 dhe njohja me Sali Berishën

Është një zonjë që di të tërheqë vëmendjen, ndoshta edhe për shkak të karakterit të fortë që ka, apo edhe për postet e larta që ka mbajtur. Megjithatë, për Jozefina Topallin, ka shumë gjëra që nuk e i keni ditur.

 

Në një intervistë sa larg aq edhe afër politikës, Jozefina Topalli rrëfen jetën e saj. Në ditët e vështira të politikës shqiptare, Topalli vjen ndryshe, ashtu siç rrallë e kemi parë në media, pasi vëmendja e saj duket se është drejtuar më shumë nga familja, që prej vitit 2013.

E cilësuar si zonja e hekurt, Jozefina Topalli rrëfen se si u bë pjesë e Partisë Demokratike në vitin 96. Por sot, një nga emrat që ajo veçon, është Sali Berisha.

“Takimi me Berishën duhet të ketë qenë një pritje që ka bërë ai në Presidencë. Në 96 jemi takuar për herë të parë në fushatë. Kur zoti Berisha dha dorëheqje si president, aty nisi bashkëpunimi. Kur më propozoi si nënkryetare të PD Berisha i thashë: Nuk dua, se bëj dot, nuk di. Se kam atë eksperiencë, gjej një tjetër. Edhe në mbledhje të Këshillit Kombëtar që është bërë jam ngritur dhe kam thënë se pranoj. Më pas janë ngritur shumë kolegë dhe më kanë thënë se s’duhet të refuzoja. Më kujtohet që ka thënë Leonard Demo që më ka thënë bëjë. E më pas kam pranuar.”, shprehet Topalli. /In Tv/

[youtube]https://www.youtube.com/watch?v=qjXax7F2mv4[/youtube]