Ja cilat janë 18, rregullat e miratuara nga bajraku i Selces se Kelmendit me 16 shtator 1919

1. Seicili familjar qe pranon kacakun dhe e mban ne shtepi, do te jete i perjashtuar nga fshati.
2. Seicili familjar eshte i obliguar qe ushtareve dhe pushtetit t’ua tregoje rrugen dhe t’ua jape ndihmen e nevojshme, sipas mundesive.
3. Ai qe e fut ne ngaterrese fshatin me fshat, perndjeket jashte fshatit.
4. Nese dukush e vret dike, te afermit e te vrarit nuk guxojne te vrasin askend prej farefisit te vrasesit, por mund te hakmerret vetem ne nje anetar te familjes se ngushte qe jeton me te. Kush e then kte rregull, do te jete i perndjekur prej fisit, do t’i digjet shtepia, ndersa prona do t’i konfiskohet.
5. Nese dikush e vjedh dike dhe i demtuari e merr vesh se kush e ka vjedhur dhe me te merret vesh per kompensimin e demit, por qe me vone kryepleqte e marrin vesh, te dy palet do te gjobiten nga 6 qese.
6. Nese dikush dukujt i ben dem, atehere te dy palet duhet te zgjedhin nga nje pleqnar qe te vlersoje demin dhe qe do t’i pajtoje palet. Secila pale ia paguan meditjen pleqnarit te vet. Nese ai qe e ka shkaktuar demin nuk pajtohet qe pleqnaret t’i pajtojne, pleqte e fisit e gjobisin me 1 qese.
6. Kush i thote dukujt ne oborrin e kishes “po rren”, duhet te paguaj ne emer te gjobes 1 qese.
7. Nese ndodh qe njerzit prane kishes konfrontohen me arme, secili pjesmarres i paguan kishes nga 1 qese, nersa fshatit 1 qese ne emer te gjobes.
8. Kush e merr ujet per ujitje ne rendin e huaj, paguan ne emer te gjobes 4 qese.
9. Kur njerzit bejne be per dike per shkak te vjedhjes ose dicka tjeter per te arsyetuar e qe me vone merret vesh se kane bere bene gabim, atehere ai per te cilin kane bere bene, duhet t’ia paguaje seicilit betar nga 1 qese, ndersa kishes 2.
10. Atij qe bagetia i zihet ne vreshta mbas 15 marsit, duhet t’ia jape fshatit nje dash.
11. Kush i leshon delet ne livadhe mbas 18 prillit, duhet t’i jape fshatit ne emer te gjobes 5 desh.
12. Kush e then deren e huaj paguan 1 qese.
13. Hajni per cdo send te vjedhur ne shtepi te huaj paguan dyfish.
14. Kush e rrenon oborrin e huaj, paguan 50 groshe.
15. Kush e then koshin e misrit, paguan 1 qese ne emer te gjobes, ndersa per marrjen e drithit jep dy here me shume.
16. Hajni, per cdo ngarkese te druve te vjedhura, denohet me 50 groshe dhe, pervec ketyre, per cdo dru (lis) te vjedhur jep 1 dash.
17. Nese dikush nuk e pranon hajnine, ateher lenda kalon te njerzit qe bejne bene per te: ate per kale te vjedhur bejne bene 8 burra, per ka 6, per dele dhe koshere 2 burra.
18. Ketyre rregullave u nenshtrohen edhe ata Seliane qe zbresin ne vendedimerimet e tyre ne bregdet.
Tubimi eshte bere ne ambientet e jashtme te kishes se Selces.
Nese ndihet nevoja per tubim te te gjitha fiseve te malesoreve, atehere ate tubim e therret bajraktari i Hotit, sepse ai eshte me i vjeter.
Bajraktari e cakton edhe vendin se ku do te mbahet kuvendi. Kjo thirrje behet sipas marrveshjes se meparshme te te gjithe bajraktareve te malsise. Tubimi i kryepareve te malsise behet zakonisht ne Shkoder. Kur Turgut Pasha ka tentuar per t’i carmatosur shqiptaret, te gjitha fiset e malsoreve jane takuar dhe marre vesh me Mirditen, me Dukagjinin dhe fiset e tjera te Shqiperise se Veriut. Ne keto tubime te medha ka kryesuar Doda i Mirdites. Ai zakonisht ka thirrur tubime te tilla.
Nga: Andrija Joviqeviq. Malesia (1914 – 1923).