Italiani me shtetësi shqiptare, De Biasi: “E kisha idenë time që në fillim dhe nuk kisha shumë dyshime se për kë do votoja”

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka ushtruar të drejtën e votës si shtetas shqiptar për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. 60-vjeçari është i regjistruar si banor i Njësisë 3 në Tiranë dhe ka votuar në qendrën e votimit të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”. “E kisha idenë time që në fillim dhe nuk kisha shumë dyshime se për kë do votoja”, – tha ish-tekniku i kuqezinjve.

“Ndihem i emocionuar, sepse është hera e parë. Përtej aspektit sportiv, jetoj realitetin e Shqipërisë prej 5 vitesh e gjysmë dhe i njoh mirë problemet e kësaj toke. Nëse nuk më dëboni, do vazhdoj për shumë kohë të jem një shtetas shqiptar. E kisha idenë time që në fillim dhe nuk kisha shumë dyshime se për kë do votoja”, – deklaroi De Biasi për mediat. konica.al