Itali, shteti i përjashton imigrantët, kishat italiane ua hapin dyert

Priftërinjtë italinë e kanë shprehur haptazi vullnetin e tyre për t’i hapur dyert e kishave për të gjithë imigrantët të cilët janë refuzuar nga qendrat e azilit, pasi një ligj kundër imigrantëve që po promovohet nga qeveria djathtise mund t’i lërë ata në rrugë.

I ashtuquajturi “Dekreti Salvini”, i emërtuar sipas emrit të Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, parasheh që ta largojë mbrojtjen humanitare për të gjithë personat që nuk i plotësojnë kushtet për statusin e refugjatit, ndonëse ata nuk kanë mundësi as të kthehen në shtëpi. Ky dekret është zbatuar tashmë nga disa qytete italine, menjëherë pas miratimin të tij në kuvend gjatë këtij muaji.

Në anën tjetër, Kisha Katolike e ka shprehur kundërshtimin e saj të fuqishëm, menjëherë pas miratimin të dekretit. Sekretari shtetëror i Vatikanit, Pietro Parolin, ka deklaruar se qëndrimi i Vatikanit është shumë i qartë. “Imigrantët nuk lihen në rrugë. Duhet të mbizotërojë ndjenja e solidaritetit. Nuk mund t’i lëmë njerëzit në këtë situatë. Duhet të angazhohemi për njerëzit dhe të drejtat e tyre”, tha ai.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, gjatë viteve 2016 dhe 2017 Italia ka ofruar mbrojtje humanitare për gati 40 mijë kërkues të azilit, të cilët mund të mbesin pa strehë sipas Dekretit të Salvinit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/shteti-i-perjashton-imigrantet-kishat-italiane-ua-hapin-dyert-603946/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright