ISIS merr përsipër sulmin në Londër

Organizata terroriste e ashtuquajtur e  “Shtetit Islamik” mori përsipër përgjegjësinë për sulmin e të shtunës në mbrëmje në Londër në një komunikatë të publikuar nga organi i saj i shtypit, “Amaq”.

Sulmi me kamion dhe me thika shkaktoi shtatë të vdekur, ndër të cilët një francez, dhe 48 të plagosur,21 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Atentati ndodhi të shtunën në mbrëmje në qendër të Londrës, kur një kamion hyri në mes të turmës në London Bridge. Tre pasagjerët e kamionit, të armatosur me thika, sulmuan lokalet përreth, të mbushur plot në mbrëmjen e finales së Ligës së Kampionëve të futbollit. /e.g/