Ish-Kryeministri, Sali Berisha-Ramës: Mos u bëj varrmihës i konsensusit

Në mungesë të seancës së sotme plenare, përfaqësuesit e partive kryesore, por jo vetëm ata, i konsuamuan dje debatet, në konferenca për shtyp. Partia Demokratike e ka të qartë qëndrimin e saj se nuk do të japë asnjë vote të pa blerë për draftin, nëse nuk pranohet plotësisht kërkesa e saj për vendet e rezervuara për të katër institucionet e reja. Këtë qëndrim të opozitës e forcoi edhe më tej ish-Kryeministri, Sali Berisha. Në një bashkëbisedim me gazetarët gjatë ditës së djeshme, ish-kreu i PD-së dha dhe arsyetimet e duhura. Ai shtoi se:”Edi Rama, duke pranuar dy dhe jo katër, zbuloi veten dhe thotë se vetingun do ta bëjë unë. Sipas tij, këto dy institucioni të vetingut nuk duhet të jenë partiake, por duhet të jenë monopartiake. Ata që thonë që nuk duhet të fusin partitë duart, u them që të kenë kujdes, sepse kjo do të thotë të fusë duart vetëm një parti”, tha Berisha. Më tej në fjalën e tij Berisha i bëri thirrje Kryeministrit Rama, që të mos bëhet varrmihës i konsensusit sa i takon reformës në drejtësi. “Bën gabim fatal të përdorësh si mburojë Italinë, sepse është vepër e jotja urdhëruar nga ti dhe mercenarët e tu në polici. Rama ka përgjuar Nishanin Bashën e Metën dhe deputetë. Nëse ka një aferë minimale korruptive mes zyrtarëve të vegjël është për t’u hetuar, por nuk ka asnjë lidhje. Shkarkoi 2 oficerë të policisë se më informuan mua sa i takon arave me kanabis në Berat. Por mua s’më kanë informuar ata, më kanë informuar qytetarët. I bëj thirrje të mos bëhet varrmihës i konsensusit se historia do të dënojë në mënyrë të pa mërishme”,- nënvizoi Berisha. Ai tha se opozita është e gatshme që ta votojë reformën në drejtësi, por jo një reformë në dorë të Kryeministrit, u shpreh ish-Kryeministri Berisha, opozita e ka të pamundur që të japë dakordësinë e saj. Për të tepër, ish-Kryeministri deklaroi se: “Sqarojmë shqiptarët se ne që nesër votojmë reformën në drejtësi, por nuk votojmë kurrë reformën në dorë të Kryeministrit, drejtësinë në dorë të Kryeministrit. Edi Rama, duke pranuar dy dhe jo katër, zbuloi veten dhe thotë se vetingun do ta bëjë unë. Sipas tij, këto dy institucioni të vetingut nuk duhet të jenë partiake, por duhet të jenë monopartiake. Nuk jemi dakord që të jetë një partiake. Pastaj kur thonë që të mos fusin partitë duart këtu, po kush ti fusë, partia mëmë? Të kthehemi te Enver Hoxha, asnjëherë nuk pranojmë. nëse ti merr 94 vota dhe mendon të fshish çdo gjë, Kushtetuta është kontratë nuk e fshin dot edhe me 100 vota”. Më tej ish-kreu i PD-së Berisha ftoi Ramën që të ulet në tryezën e bisedimeve me opozitën me një zgjidhje që nuk kap drejtësinë. “Mos mendo se opozita do të japë votat që të futësh në grusht drejtësinë shqiptare. Kjo s’mund të ndodhë”,- u shpreh ai.