Isa Boletini dhe kryengritja e vitit 1913. Fillimi i qëndresës shqiptare në zonat e pushtuara e të aneksuara nga Serbia dhe Mali i Zi

Isa do t’i mbetej kështu besniik deklaratës së bërë kohë më parë se “ne shqiptarët duam paqe por duam të mbrojmë veten nëse popullin tonë e coptijnë e vdesin unit dhe e vrasin“

Nga Marenglen Verli

Kryengritja e shtatorit 1913 shënoi fillimin e qëndresës mbarëpopullore shqiptare në zonat e pushtuara e të aneksuara nga Serbia e Mali i Zi gjatë viteve 1912-1913 duke qenë njëherësh shprehje e kundërshtimit të gjendjes të padurueshme të krujuar aty, por edhe e pakanaqësisë ndaj veprimeve të padrejta që Fuqitë e Mëdha morën në Konferencën e Londrës për copëitmin e visve shqiptare. Edhe pse epiqendra e kryengritjes ishte zona e Dibrës, kryengritja siç dihet u shtri gjatë gjithë vijës të kufirit të imponuar, nga liqeni i Ohrit në jug, deri në malësinë e Rugovës veri. në përgatitjen dhe organizimin e kryengritjes, posaçërisht në Kosovë, njëë rol shumë të rëndësishëm luajti si gjithmonë prijësi i njohur i kësaj treve, Isa Boletini.

Pas kthimit në Vlorë, në qershor 1913, nga Londra ku kisht mbrojtur me vendosmëri çështjen shqiptare përkrah Ismail Qemalit, Isa Boletini e gjeti vendin në një pozitë edhe me delikate nga sa e kishte lënë dy muaj më parë. Pas njohjes së humbjeve territoriale në veri e lindje më 22 mars, në Londër po diskutohej cungimi i viseve shqiptare jugore që do të bëhej më 11 gusht. Sidoqoftë, më 29 korrik Konferenca e Ambasadorëve kish njohur pavarësinë e Shqipërisë nën kontrollin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha. Pra duhej vepruar. Njoftimi i njohjes së pavarësisë së Shqipërisë, me sa duket kish mbërritur në Vlorë në fillim të gushtit, dhe atdhetarët shqiptarë nën drejtimin e I.Qemalit menduan se ishte momenti për të vepruar. Së pari të prapseshin trupat pushtuese nga viset e pranuara si territore të Shqipërisë, së dyti të ndryshohej sikurse qe e mundur, sikurse në vitin 1880, vendimi i Fuqive të Mëdha për copëtimin e viseve shqiptare. Isa Boletini, H. Prishtina, B. Curri, etj që ndodheshin në akord me I.Qemalin u hodhën në veprim, Elez Isufi, Demajt etj ishin gati. Veçse qeveria e Vlorës, syrtarisht nuk duhej të përzjehej. Në 5 gusht, I.Boletini u nis nga Vlora për në Malësinë e Gjakovës. Takimi i tij i 28 korrikut me J. Sandanskin le të kuptohet se në lëvizjen që po përgatitej të shpërthente, të paktëm bashkëpunimi bullgaro-maqedonas nuk do të mungonte. Bullgarët e mundur në Luftën e Dytë Ballkanike kërkonin aleatë për revansh. Aleat tjeztër nuk qe e mundur tëë gjendej. Edhe austro-hungaria, aleate potenciale e shqiptarëve nuk e kishte përkrahur kryengritjen për momentin. Ndoshta “Ballpazi“ llogariste si pasojë të konfliktit shqiptaro-serb, një reaksion të mundshëm zinxhir dhe nuk ndjehej ende i përgatitur për të hyrë në një konflikt si ai që shpërtheu pas një viti e që u bë botëror. Por nëse konjukturat ishin përgjithësisht të dizfavorshme, shqiptarët nuk mund të mos vepronin. Thika kishte hyrë në asht. Dihet si u zhvillua lëvizja në zonën e Dibrës, po ashtu edhe sukseset e para të 12 mijë kryengritësve dibranë që depërtuan drejt Strugës, Gostivarit dhe Kërçovës. E rëndësishme në këtë rast është të përmendim zhvillimin e ngjarjeve në veri, aty ku vepronte I.Boletini-. influenca e Isës dhe e krerëve të tjerë kosovarë kishte neutralizuar përpjekjet e qeverisë serbe që përmes të dërguarve të saj, Bogdan Radenkoviç dhe Vojisllav Kovaçeviq, të pengonete lëvizjen (qershor). Isa do t’i mbetej kështu besniik deklaratës së bërë kohë më parë se “ne shqiptarët duam paqe por duam të mbrojmë veten nëse popullin tonë e coptijnë e vdesin unit dhe e vrasin“. Kuptohet, të organizoje qëndresë në Kosovë, për momentin qe e vështirë. Vendi ishte i pushtuar dhe ei terrorizuar, mijëra të shpërngulur strehoheshin në Malësinë e Gjakovës dhe Prizrenit, forca të brendshme të drejtuara nga Esat Pasha pengonin me çdo mënyrë. Megjithatë, bërthama e kryengritjes, çetat e luftëtarëve kosovarë ishin në këmbë. Rreth tyre, me punën e I.Boletinit dhe të të tjerëve do të grupoheshin qindra luftëtarë. Sipas raporteve serbe të kohës (25.VIII.1913), I.Boletini dhe S.Rama I Gjyrgjevnikut po gatisnin sulmin mbi Prizren dhe Gjakovë. Po këto raporte bëjnë fjalë për fillimin e luftimeve në terrenin Bicaj-Vranisht-Prizren dhe Dukagjin-Krasniq e Gash drejt Gjakovës.

Sidoqoftë edhe pse kryengritja u shtyp, aksionet me çeta nuk u ndërprenë as më pas. Gjithnjë sipas raporteve serbe, pasuesit e I.Boletinit dhe Musa Efendisë nga Prizreni përgatiteshin për të shpërthyer një kryengritje të re në fillim të vitit 1914, gjë që edhe ndodhi në mars të 1914. është interesant të theksohet se në kuadër të përpjekjeve për të penguar një shpërthim të ri, Këshilli I Ministrave të Serbisë, vendosi tu ofrojë të shpërngulurve në territoret e shtetit shqiptar, rikthimin në shtëpitë e tyre përveç tipave problematikë, ithtarë të I. boletinit, atyre që kishin ngritur dorë kundër pushtetit të Serbisë. Pas ngjarjeve të vjeshtës 1913, Isa do të shfaqej sërish në Vlorë, pastaj në Durrës e Shkodër. Do të vinte të gjitha energjitë e tij për rimëkëmbjen e konsolidimin e shtetit shqiptar të pavarur, pa hequr kurrë nga mendja idenë dhe pa I ndërprerë përpjekjet për ribashkimin e viseve shqiptare të shkëputuar. Kjo ishte arsyeja që ai u llogarit ndër armiqtë e përbetuar të qarqeve shoviniste fqinje të cilat I përgatitën edhe vrasjen e pabesë në fillim të vitit 1916.

 

Isa Boletini në kujtimet e Tafil Boletinit

 

Tafil Boletini ishte I nipi I Isa Boletinit, më saktë djali I parë I vëllait të madh të tij, Ahmetit. Jetim qysh në moshën 3-vjeçare (datëlindja 1888) ai së bashku me dy vëllezrit dhe tre motrat u rrit nën kujdesin e axhës së vet të shquar, të cilit do t’I qëndronte gjithnjë pranë, vite me rradhë në oda, kuvende e beteja. Nga një I pranisëm I thjeshtë në ato mjedise që konsideroheshin hapat e fundit të Rilindjes Kombëtare, drejt mëvehtësisë së Shqipërisë, Tafili gradualisht do të inkuadrohej si një përkrahës me peshë përkrah figurave të tilla si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Xhemal Prishtina, Hasan Ferri, Sadik Rama, Idriz SEferi, etj. Pati kështu mundësitë të njihte më mirë historinë e Kosovës në dekadat e fundit të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX. Zhvillimet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare por edhe biografinë patriotike të pjesëmarrësve në këtë lëvizje. Natyrisht më mirë se për këdo, ishte I mirëinformuar për axhën e vet, Isa Boletinin. Kujtimet e hedhura në letër vite më vonë, falë një kujtese fenomenale por ndoshta edhe shënimeve të mbajtura në kohë të ndryshme, çka dëshmohet nga imtësia e detajet e rralla informacionit, u bënë kështu një burim I pazëvendësueshë të dhënash për të ndricuar figurën e Isa Boletinit, të bashkëluftëtarëve të tij si edhe përplasjet politoko-ushtarake të viti 1913-1916 në Kosovë dhe më gjerë në viset shqiptare të Vlorës, Durrësit, Shkodrës, Malësisë së Gjakovës etj. Ku gravitonin zhvillimet e mëdha të botës shqiptare të kohës. Kujtimet e plota të Isa Boletinit, të përpunuara për botim në 2 vëllime, gjithkush ka pasur mundësi t’I ketë në dorë pas vitit 1996, por ato që nga viti 1966, qoftë edhe ashtu të papërpunuara e në mënyrë të pjesshme, I kanë shfrytëzuar e vlerësuar disa studiues. Ato I shërbyen si bazë fillimisht Prof. Skënder Luarasit për të afruar Taflin në Institutin e Historisë dhe për të çarë I pari akullin rreth vitit 1967-1968 me një botim të cilësuar “Jetëshkrim I shkurtër”, biografik megjithëse s’është aq I shkurtër pasi ka rreth 234 faqe, vëllim që do të vlerësohej e shfrytëzohej nga hartuesit e vëll.III dhe IV të Historisë së Shqipërisë (1974 Maket 1984). Më pas ato kujtime u përdorën edhe nga Fatmira Musaj për realizimin e monografisë shkencore “Isa Boletini” (1864-1916) që ezauroi të gjithë materialin arkivor e biografik të njohur deri në vitin 1986. Natyrisht, kujtimet e botuara të T. Boletinit kanë qenë domosdoshmërisht të konsultuara edhe nga të gjithë studiuesit që I janë qasur figurës së Isës në publikime të pas vitit 1995. madje në mënyrë pjesore ose tërësore  ato e kanë parë të arsyeshme t’I robotojë edhe media e shkruar, ndonëse për fat të keq shpesh pa respektuar as ligjet dhe as etikën e nevojshme që parashikohet në raste të tilla.

Interesimi dhe vlerësimi I madh u kujtimeve të Tafilit për Isën nuk është I rastësishëm. Unë mendoj se kjo lidhet me vlerën e dyfishtë të tyre, së pari më informacionin e shumtë që ofron dhe së dyti, me vërtetësinë e shumë fakteve të fiksuara dhe ngjarjeve të dëshmuara. Isa Boletini ka qenë një figurë me peshë në shumë ngjarje të kohës së tij, por pa informacionin e Tafilit ai nuk do të na shfaqej I plotë, ndoshta as me përmasat e vërteta. Është e vërtet së Isa ishte aq I rëndësishëm sa të mos mungonte të përmendej në raportet e dokumentet e ndryshme të Perandorisë Osmane ose të kancelarive ballkanike e evropiane të hartuara nga përfaqësuesit e tyre në Kosovë, apo në njoftimet e gazetave të kohës por në to mungojnë shumë imtësi, madje edhe ngjarje, e sidomos nuk gjejnë pasqyrim ndodhitë biografike dhe situatat në “vitet e qeta”. Duke saktësuar ose kundërshtuar informacionin e burimeve të tjera duke na dhënë pra qëndrimin e tij pohues ose alternative për ato që njohim, pikërish këto njolla ta bardha ngjyros Tafili, madje në mënyrën më të admirueshme. Në saj të tij ne kemi biografinë e përhershme të Boletinëve dhe njohim rininë e Isës për të cilën ekziston (për aq sa dimë)  vetëm një përsjkrim fizik nga Karl Estraj I vitit 1899, njoftim po I këtij për një akt rrebelimi të vitit 1894 mandej dy njoftime për pasurinë e familjes Boletini të shënuar në salnamenë osmane të vitit 1898 dhe në raportin e vitit 1905 të konsullit Austriak, së fundi edhe një pohim nga gazeta “L’Albanie” e Lozannës (dt.16.02.1916) për pjesëmarrjen e Isës në frontin e Thesalisë kundër forcave greke rreth vitit 1897.

Më pas të dhënat nga burime të ndryshme vijnë duke u shtuar por gjithsesi informacioni I Tafilit mbetet gjithnjë I vlefshëm dhe i rëndësishëm.  Në sajë të tij njohim origjinën e Boletinëve për 14 breza, ngjarjet e hershme që zbresin deri në shek. XVIII, njohin dëshmorët e kësaj familjeje, mjaft të dhëna për kundërshtimin ndaj autoriteteve osmane në vitet 1895-1901, detaje për politikën diversioniste të Serbisë në Kosovë në vitet 1902 e më pas edhe jehonën e ndërhyrjeve të Rusisë në pëkrahje të politikës serbe etj. Të dhënat e Tafilit janë ndër të paktat, në moss të vetmet që ekzistojnë për vitet 1903-1906 të internimit të Isës në Stamboll. Edhe këtu detajet për marrëdhëniet me autoritet dhe me të tjerër janë unikale. Pjesëmarrja e Isa Boletinit në ngjarjet e viteve 1906-1912 është fiksuar në një dokumentacion që vjen e bëhët gjithnjë e më I bollshëm me gjithëatë kolorin kësaj periudhe sërish e jep Tafili. Gjithnjë pranë axhës së vet pas vitit 1908 si di të na qartësojë sjelljen e Isës në çdo moment. Me këtë rast duhet përmendur, se Tafili ato ngjarje në të cilat nuk ka qenë prezent I kalon me pak fraza. Kështu bën si psh.për rolin e Isës në Revolucionin Xhonturk të vitit 1908, dhe pse për atë moment ka pasur debatime. Detajet e jetës së Isës në Mal të Zi në periudhën qershor 1910-mars 1911, kur u detyrua të strehohej pas shtypjes së kryengritjes së vitit 1910 janë gjithashtu tepër interesante. Për periudhën 1912-1916 Tafili edhe pse dokumentacioni nuk mungon na jep sërish shumë të dhëna që s’mund t’I gjejmë nga burimet e tjera. Ai dëshmon qëndrimin e Isës gjatë Luftës Ballkanike, tërheqjen e tij me sakrifica drejt Vlorës me 200 burr, rolin e tij për mbrojtjen e Qeverisë së Vlorës, respektin e veçantë dhe të ndërsjelltë që ekzistonte mes tij dhe Ismail Qemalit, udhëtimin në Londër, për të cilin na ka lënë edhe detajet më pikante, veçanërisht bisedën me Eduard Grein gjatë se cilës Isa u shpreh, “Këtu unë nuk kam ardhur vetëm për Mitrovicën por për çdo pëllëmbë tokë shqiptare”. Mandej të dhëna interesante, pak të pasqyruara nga burime të tjera  janë edhe ato të udhëtimit të I.Boletinit dhe B.Currit në Krasniqe, rikthimin e Isës në Vlorë mandej largimin në Shkodër (pas ikjes së Ismail Qemalit) dhe në mars 1914 qëndrimin ne Durrës e mbështetjen për Vidin. Për Isën, mbrojtja e Durrësit, kryeqytetit të Shqipërisë së atëhershme të pavarur ishte nbrojtja e Shqipërisë dhe një Shqipëri e fortë, shpëtim për Kosovën. Kështu do t’I deklaronte Austriakëve në një takim konspirativ në Kotorr në vrën e 1914-ës, kur deshën ta angazhonin në luftën e tyre pa I garantuar realizimin e aspiratës së jetës së tij, krijimin e një Shqipërie të pavarur dhe të pacunguar.

Largimi I Vidit më 4 shtator 1914 e detyroi I. Boletinin të largohej në Lezhë e prej andej në Has. Dhe së fundi në rrjedhat e luftës, I vetmi shteg I mbeti Shkodra. Ngjarjet në këtë qytet, prerja në besë nga konsulli francez, internimi në Malin e Zi dhe pastaj në 23 janar 1916, prita dhe vrasja vet I tetë tek ura e Ribnicës, nuk mund të detajoheshin veçse përmes kujtimeve të Tafilit.

Adhurues I axhës së vet të shquar, Tafili ka shënuar edhe impresionet e veta për virtytet e Isa Boletinit, duke ndihmuar në kompletimin e njohurive për personalitetin e tij. Natyrisht kujtimet kujtimet përgjithësisht, pa përjashtuar edhe këto të Tafil Boletinit nuk shmangen nga subjektivizmat. Por pavarësisht nha kjo, veçanërsht kur shkruhen me ndershmëri, nga njerëz seriozë e me nivel, sikurse ka qenë edhe Tafili, ato përbëjnë një materiall me vlera të jashtëzakonshme për ndriçimin e historisë kombëtare dhe figurave të shquara të saj.