INTERVISTA E ISH-KRYEMINISTRIT NE “ABC News”/ Sali Berisha: Komenti im është që të gjithë demokratët të bashkohen për fitoren e PD

Në një intervistë për “ABC News”, ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për aktualitetin politik, marrëveshjen  mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, rolin e LSI dhe nëse do të ketë një koalicion mes PS dhe PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Është një fushatë që po perceptohet ndryshe nga të tjerat, si për akuzat dhe zhurmën që nuk është më. Ndryshe sepse edhe Berisha nuk është pjesë e saj. Si ndihet Berisha?

Berisha: Komod, pa asnjë keqardhje, sepse unë në 26 korrik të vitit 2013 vendosa ti them lamtumirë lidershipit të PD-së, vendim i pa keqardhje. Nëse unë do të humbja zgjedhjet e lira do të thoja mirupafshim dhe shpalla vendimin.

4 vite pas kësaj tërheqje keni qenë në aktivitet parlamentar.

Berisha: Unë kam qenë në aktivitet parlamentar, sepse unë u dorëhoqa nga funksionet e mia drejtuese. Unë mbetem aktiv në parlament në mbrojtje të interesit publik.

Berisha si individ është prezent edhe në Parlamentin shqiptar, sepse ai nuk është thjeshtë Berisha, por edhe një histori pas tij. Ish-rivalët tuaj e kanë quajtur si Berishizëm. Si ndiheni për këtë.

Berisha: Fushatat janë beteja që udhëhiqen nga një udhëheqës, lider, i cili është Lulzim Basha. Në lidhje me pozicionin. Mund të isha edhe 3 vende më lart apo më para. Asnjë dmth nuk ka për mua. Kjo është listë e përpiluar nga kreu i PD-së, me të cilën ai beson se do të fitojë zgjedhjet.

Po ju?

Berisha: Çdo njeri që do të bënte listë, do të bënte listën e vet. Çdo kush do të bënte listë për të shkuar drejt fitores. Edhe ai e tha se kjo listë është e fundit në këtë formë. E rëndësishme për çdo demokrat rëndësi ka fitorja në 25 qershor, e cila duket në horizont dhe është plotësisht e mundshme ndaj një kundërshtari që është i vetmi i futur në rreth të kuq. Edi Rama është në rreth të kuq. Njeri që nuk i thotë dot shqiptarëve se ka ndërtuar 1 km rrugë, një njeri që shkon dhe i ndryshon shifrat. Një njeri që thotë se kanë marrë ndihmë nga shteti 1 mijë fermerë, ku në të vërtetë janë vetëm 14 dhe listën e kam këtu. Ai shëtit si gjysmagjel, i sakatosur për shkak të asaj që pësoi nga opozita.

Çfarë fitoi nga opozita?

Berisha: Një marrëveshje ku ai shpëtoi lëkurën dhe lëshoi gjithçka. Ky është roli i frikacakut dhe jo i komandantit, i cili është i fundit që lë anijen. FT e quan si njeriun që po ndërton narko-shtet, të gjitha kancelaritë e Europës e qarkullojnë këtë.

Nuk po sulmohet z. Basha për këto në fushatë?

Berisha: Në fushatë janë grupet mbështetëse të dy palëve. Janë edhe disa grupe të tjera që përcaktojnë fatin e zgjedhjeve që kanë disa preokupime të tjera. Në fushatë secili aktor është i preokupuar që të fitojë zemrat e tyre. Basha në çdo takim e denoncon drogën dhe krimin. Ka shndërruar në strumbullar të fushatës së tij, ekonominë dhe gjenerimin e të ardhurave.

Ju po thoni se kreu i PD-së ka ndërruar kalin e betejës?

Berisha: me kalin e parë fitoi betejën, e shndërroi Ramën në gjysmagjel. Të jesh kryeministër dhe të bëhesh gjysmagjel është më mirë të ikësh natën. Rama ja bëri vetes. Ky është koncepti im. Për hir të karriges me të cilën ai gjykon se nuk i shqitet dot, me atë kalë Basha e largoi atë. Tani ai po adreson në fushatën e tij, në mënyrën më konkrete problemet më serioze të qytetarëve që janë punësimi, pensionet, ekonomia, shkollimi, shëndetësia etj.

Duket se PD dhe ideologjia e saj është zhbërë. Si ndihet Berisha?

Berisha: Unë nuk gjykoj se duhet të jem i përsëritshëm. Nuk po them se jam i papërsëritshëm. PD aty është, pas një beteje 90 ditore dhe doli e fituar. PD është aty. Unë do ta quaja fatkeqësi nëse pasardhësi i tij do më imitonte. Unë e kam thënë që Basha po drejtonte PD në mënyrën e tij. Shumë thonin, jo kryetari je ti etj. Nuk do më pëlqente të shihja imitime të Sali Berishës. Me mua u mbyll ai model. Nëse unë do të doja të vazhdonte modeli im, unë do të rrija kryetar. Çdo model është një shans.

A ka një model të ri, Lulzim Basha?

Berisha: Unë mendoj se e ka patur dhe e ka paraqitur absolutisht që në muajin e parë të lidershipit. Janë shumë opinionistë që e mohojnë këtë dhe e mohojnë gabim. Basha ka modelin e tij. Ai është një gjeneratë tjetër. Iku Fatos Nano dhe nuk ndërroi gjenerata. Nano ishte dy herë më i ri se Rama. Në PD ndryshoi gjenerata.

A mos ndoshta Basha po imiton Edi Ramën, në kohën kur ai mori PS? A mos po e imiton dhe Basha tani?

Berisha: Unë kam pasur rrethana të tjera, nuk mund ta marr veten si tregues. Në krijimin e ekipit çdo kryetar bën ekipin që mendon se do të fitojë. Fushata e Lulzim Bashës nuk ngjan me atë të Ramës. Nëse Basha kalon nga sheshi në shesh dhe flet për Republikë të re me të cilat do të çmontojë narko-shtetin. Nëse Basha ju thotë shqiptarëve se problemi kryesor është ekonomia, punësimi, rruga si do të punësojë, duke ulur TVSH, duke ulur traun e doganës për prodhimet e vendit, për të hapur vende pune, Edi Rama absolutisht që kalon nga sheshi  në shesh vetëm duke folur për timonin. E falënderoj Çanin që i dha të vetmen gjë që Edi Rama ka në mend. Kanabizimin e Shqipërisë e bëri LSI-ja apo ai dhe Saje Qorri. Deklarata e Vasilit ka qenë ajo që ‘kontrolloni makinat mos ju fusin drogë’. Çdo të thotë kanabizim? Kthimi i shtetit në narko-shtet. Nuk është LSI-ja që ka dhënë koncesione. Nuk ngjasojnë askund fushata Basha me atë Rama. Ky i fundit flet me fjalë boshe dhe të kota, duke menduar se do ti mashtrojë shqiptarët. Flet në mënyrë të padrejtë për audiencën e grave. Pra Rama thyen inteligjencën e grave.

Basha nuk i përfaqëson gratë në lista?

Berisha: Janë 28 gra në listën e PD-së. Ka pasur një problem se ka qenë një koalicion i gjerë. Ftoj çdo grua shqiptarë të mos harrojnë aktin brutal të Edi Ramës për dy zonjat e nderuara të Lezhës, të cilat u kërcënuan dhe ata dorëzuan mandatin. Ky është Edi Rama. Kjo është fushata e tij.

Keni ndjerë keqardhje për largimin e Topallit, Bode, Imamit, Patozit, Keltis Krujës, etj?

Berisha: Këta të gjithë janë ish-bashkëpunëtorë të mi e miq të mi. Unë nuk kam ndërhyrë në listën e PD-së. Unë jam pjesë e PD-së, por jam në një status pak më të veçantë. Çdo hap që unë do mund të bëj më nxjerr nga statusi im që do të më nxirrte nga vendimi që mora në 26 korrik të vitit 2013.

A do kishit një koment pas reagimeve pas publikimit të listave?

Berisha: Komenti im është që të gjithë demokratët të bashkohen për fitoren e PD.

Basha e Rama u takuan në mënyrë të papritur dhe arritën një marrëveshje që shkon pas 25 qershorit. A po zhvillohet kjo fushatë në frymë të kësaj marrëveshje. E kemi quajtur një lloj dashurie.

Berisha: Marrëveshja ishte kapitullimi i Edi Ramës. Ai pranoi që të bëjë qeveri me opozitën. Një kryeministër që kërkon të bëjë shtet e ligj, nuk e dorëzon qeverinë. Po ra qeveria, bie kryeministri. Rama dorëzoi qeverinë për hir të karriges së vet. Basha kishte çdo ditë që i kërkonte takim. Edhe nga çadra. Rama duke u zotuar 1 mijë herë se kjo nuk do të ndodhë,  e kjo tjetra nuk do të ndodhë. Se si u thye gjatë kalimit të tunelit, gjatë ardhjes nga Elbasani në Tiranë, veç shpirti i tij e di. Ai fitoi personalisht sepse shpëtoi veten nga gremina. Humbi politikisht, por personalisht ai nuk bëri do zgjedhje moniste në Shqipërisë dhe ai fitoi. Nëse kthehemi pas fushatave, njeriu që acaronte fushata ka qenë Edi Rama. Rama kishte Flekenjshtejni, si magjistarin e fushatës negative. E përdori në të gjitha ambientet kundra Sali Berishës. Bëja fushatë mbi 80% pozitive. Për shkak të përzgjedhjes së bënte PS, ngjante shumë agresive.

Lulzim Basha po bën fushatën e tij, siç është ai vetë. Ai përpiqet që të bëjë fushatë civile. Çadra ishte protestë. Tani se ishte ai vetë, nuk besoj se në histori të këtij kombi të bëhen 90 ditë protestë pa thyer asnjë xham. Ky është Lulzim Basha. Anëtar negative ai nuk ja kurseu Ramës. Nuk ka synim të konsumojë kohën duke sulmuar kundërshtarin, por të punojë me argumentin e tij që të bind qytetarët. Edi Rama nga 42 premtime ka realizuar vetëm njërin dhe pa asnjë rezultat. Është heqja e TVSH për ilaçet dhe sot ilaçet kushtojnë 30 % më shumë. Ai këtë premtim mbajti dhe doli me këpucë të kuqe. Në premtimet e tij, ai ka përjashtuar shqiptarët.

Ky vend është 56% urban dhe 44 % rural. Kushti i kujtdo është që të zhvillojë fshatin për të zhvilluar vendin. Ne investuam gati 3 miliardë dollarë për fshatin dhe ne nuk e ngritëm dot fshatin tonë në nivelin e fshatrave të Kosovës. Edi Rama i ka përjashtuar dhe tani shkon e u kërkon votën. Nëse ne nuk e zhvillojmë fshatin do mbetemi një vend i pazhvilluar.

Pse Basha sillet qetë me Ramën, por ndryshe me Ilir Metën. Ai e sulmon këtë?

Berisha: Sulmet më të strukturuara i bën Edi Rama. Ilir Meta nuk mund të jetë përgjegjës për programin. Ne nuk mund ti themi Metës që je mashtrues, nuk premtoi punësimin, rrogën e 13-të, barazimin e pensionit mes qytetit dhe fshatit. Lulzim Basha do të jetë kryeministri i vendit dhe ai ka programin e tij.

Mos po përdor Edi Rama marrëveshjen si diversion ndaj demokratëve?

Berisha: Edi Rama ka probleme identiteti të jashtëzakonshme. Edi Rama thotë njëherë jam nga Tropoja. E thoshte në atë kohë sepse i thonin ti nuk e mund dot Berishën. Më pas thotë se jam nga Berati. Në të vërtetë është nga Shpiragu. Ai ka probleme me identitetin.

Ndihet nga e gjithë Shqipëria

Berisha: A e dëgjuat një ditë duke folur për Republikën e re dhe tha ta shembim. Ai e shikon se tezat e Bashës po ngjisin. Ai nuk tregon asnjë rrugë, shkollë të ndërtuar. Nuk tregon dot një zhvillim të madh jashtë vendit. Socialistët i tmerron marrëveshja me Bashën sepse i poshtëron. Kur kapiteni hedh një nga një njerëzit e tij për të shpëtuar veten, i poshtëron sepse kjo nuk është për asnjërin.

Unë ju garantoj se e vetmja gjë që e shtyu atë është se e kuptoi se po shkonte në greminë, po binte personalisht në greminë. Socialistët lidershipin e Ramës e kanë vënë në dyshim. Në vitin 2012, 35 % e socialistëve e pranonin Sali Berishën si lider. Ajo që bën me 2 gishtat sepse i ka rënë numri 2. E shoh tani që vjen vërdallë me dy gishtat lart. Ai është simboli im i përjetshëm. Mënyra si e përdor tregon se është i pashpresë. Duket sikur kapet te kjo fije bari për të përfituar.

Si ju duket fushata?

Kishte shkuar sot në Shkodër dhe nuk e priste askush. Të bësh qimen tra, këtë e bën Edi Rama. Kjo është një fushatë e tipit të drejtpërdrejtë. Më pak e lodhshme.

Si ndiheni kur Ilir Meta thotë se Berisha është pika ime e dobët?

Si mund të përgjigjem unë për shpotitë e tij. Kur unë kam qeverisur me të, marrëdhëniet kanë qenë korrekte. Në rastin e problemit me Edi Ramën ata nuk kishin se pse do të ishin luajal me Berishën e Ramën. Është Rama që nuk e di se çfarë është luajaliteti, qeveria. Rama qëndron vetëm për karrigen.

Jeni takuar me Metën pas 19 majit?

Jo nuk jam takuar.

Një koalicion PD-PS. Si e shikoni ju, a është gati Shqipëria?

Berisha: Me atë çfarë nuhas unë politikisht, Edi Rama ka pranuar Lulzim Bashën kryeministër. Siç e ndjek unë, ai në mënyra nga më të ndryshme e ka pranuar atë si kryeministër. Ai po përgatit edhe socialistët për rënien e tij. Ai nuk thotë dot se ka bërë asgjë. Unë them që ka bërë diçka. Ai ka bërë 10.6 km rrugë dhe nuk e thotë. Sheshet që ja atribuon vetes janë të Fondit Shqiptar. Veç kësaj shëmtirës në mes të Tiranës. Jam kundërshtar dhe bllokuesi i tij që në embrion. Ky është projekti i Edi Ramës. Nëse është 90 mijë metra katrorë, ky projekt është 90 mln metra katror në konflikt interesi. Studio është e tij, është e Surrelit. Unë i kam takuar në Bruksel ato. Problemi absolut është çështja madhore e mjedisore përjashtimi i sheshit nga trafiku. Ata më thanë që ke të drejtë shumë. Kjo kërkon unazën e ndërmjetme, e cila i bie në mes të Kishave tek rruga e Kavajës. Kjo unazë prish në Tiranë qindra e qindra shtëpish. Sheshi nuk është në funksion të qytetarëve. Është në funksion të kullave të oligarkëve. Vetëm aty është gjithçka. Të shohim një shesh të shtruar, të përmasave që nuk e gjen kund me rrasa guri. Është një koncept që ndërtohet për diktatorin, paradat. Nuk është për qytetarët. Krijohen disa gryka sheshesh, ku rritet ndotja, brenda sheshit dhe jashtë tij. Çfarë e lidh gurin në qendër kur vetë maja e Dajtit është me lisa. Në Tiranë të gjesh një shtëpi guri është një mrekulli. Problemi i tij që të vendosë një masë guri është që, si të shkosh tani në majë të Dajtit dhe të shikosh guroren. Si shëmbëllen ajo pjesë? Kështu shëmbëllen dhe sheshi. Vajza e Linda Ramës është në borderonë e kompanisë që projektoi sheshin. Kompania që e ka ndërtuar ka një koklavitje. Erion Veliaj duhej të ndiqej penalisht nga vëllai i pronarit të kompanisë për vdekjen e Ardit Gjoklës. Festa elektorale është më e keqe. Kanë 3 ditë që festojnë duke dashur që të mbulojnë pashijen e sheshit. Edi Rama është një njeri i pashije. Ai e ka të vështirë që të pranojë të bukurën. Ai nuk pikturon, po zhgarravit.

Po dalin të dy në fushatë. Lulzim Basha dhe Edi Rama. Basha po del me një program dhe për të punuar për realizimin e tij. Ai ka qenë i suksesshëm në portofolet ministrore që ai ka mbajtur në qeverinë time. Akuzat ndaj Bashës ishin falso, të ndërtuara nga Ina Rama me urdhër të Edi Ramës. Vizat. Liberalizimin e vizave. Ministri i Brendshëm ka pasur një rol të veçantë. NATO. Ai ishte promotor. Unë vërtetë isha kryeministër, por ata kanë pasur rolet e tyre.

Çfarë bëri ky në 4 vite?

Ai thotë se po bëjmë shtet…

Ai po ka bërë shtet me kanabis. Po shtet me kanabis. Një gazetar shumë i mirë nga jugu, thotë se me këtë çadër na shpëtuat. Sepse nuk mund të flisnim për kanabisin dhe me këtë çadër e themi.

A ka gjasa që të ketë një qeveri PD-PS pas 25 qershorit?

Berisha: Ky është një model që ka funksionuar dhe funksion në Gjermani. Nuk besoj që të ketë qytetarë që zbatojnë me vetëdije ligjin se gjermanët. Nuk do të thotë se opozita nuk ka rol, ka rol, por ligji mbron shoqërinë gjermane nga sëmundjet, si korrupsioni masiv, që në Shqipëri tani është i pambërmbajtshëm. Edhe në Kosovë u provua dhe u ndërpre mandati.  Kosova është një shtet i ri, por zgjedhjet u bënë shumë të mira. Zgjedhësit shprehën vendimin e tyre. Vetëvendosja u rrit shumë. Kosova ka procese më të civilizuara.

Historia shqiptare konfiguron dy forca, PD e PS dhe më pas është bërë tripolare…

Unë personalisht nuk shikoj një koalicion të gjerë në Shqipëri. PD do të ketë shumicën kësaj radhe dhe më pas do shofë. Nuk e shikoj një koalicion të gjerë

A është realisht i realizueshëm programi i Bashës?

Berisha: Nëse një qeveri bëhet serioze dhe kërkon të zbatojë programin e saj, i ka të gjitha garancitë financiare për ta bërë. Rama i kishte të plota mundësitë të bënte shëndetësinë falas, të ulte TVSh e enegjisë në 6%, të hiqte TVSh e ushqimeve. I kishte të plota mundësitë. Por çfarë kërkonin këto? Këto kërkonin që të mos parashikoje investime të mëdha, por ti çojë investimet në këto drejtime. Historia më e zezë e kësaj qeverie është rritja e borxhit nga 66 % por në 85 %. Sot borxhi i Shqipërisë është 85 %. Çfarë premton Basha. Basha premton të çojë pensionet në 250 mijë lekë. Ky është premtimi më i vështirë. Ne rritëm rrogat e mësuesve, mjekëve, infermierëvë nga 120 në 140 %. Ndërtuam 11 mijë km rrugë. Çfarë kërkoi. Kërkoi që paratë të mos i marrin minjtë. Çdo shtetar që kërkon të arrijë qëllimet nuk e thellon në mijëra zëra. Kur erdha në pushtet ishte i ndarë në 5 mijë zëra. Ishte buxhet i ndarë në xhepat e administratës. Ku janë 3.2 miliardë euro ku këta i kanë në zëra investimesh. Të gjitha rrugët në të gjithë Shqipërinë nuk shkojnë më shumë se 2.2 miliardë euro. Nëse kryeministri i ardhshëm vendos ti qëndrojë fjalës së dhënë qytetarëve shqiptarë, i ka të gjitha mundësitë ti realizojë. Ulja e taksave rrit të ardhurat. Këta i rritën taksat dhe nuk rritën as 1 të 5 e parashikimit.

Po, por ai po i ul më shumë se në qeverinë tuaj?

Taksa e sheshtë ulet me vetëm 1 %. Më e mira është ajo e uljes së TVSh-së nga 20 në 15 %. Në vitin e parë futen gati 400 milionë euro të cilat hyjnë në treg. Këto janë konsum. Qytetari po të ketë konsumon më shumë.

Qytetari konsumon më shumë kur ka siguri?

Po, por edhe kur ka para. Shton konsumin. Kur shton konsumin, shton prodhimin dhe punësimin. Basha ka mundësi që të mbajë të gjitha premtimet. Premtimet e Ramës ishin 100% të përmbushura nëse ai nuk i bënte gënjeshtra. Burri nuk gënjen. Rregulli është që po dole e u the shqiptarëve, nuk mund të gënjesh, e të u thuash se i ka thënë gjyshja.

Sot PS ka pasur ditëlindjen. Unë dua të ndalem tek Fatos Nano i cili ka lëshuar sot një mesazh. A është një paralajmërim ajo që thotë Nano që nuk është çështje timoni, por destinacioni?

Berisha: Kjo ishte një SOS për Ramën. Rama e pa veten të mbytur dhe shkoi i kërkoi ndihmë Nanos. Është çështja të ecim drejt Europës, ku me shoferë si Rama biem në greminë. Kujt ja tha Fatos Nano? Ja tha Edi Ramës. Sot PS ka festë dhe unë i uroj të gjithë socialistët. Nano ka vendin e tij sepse nga anëtar i thjeshtë doli në krye të saj. Nano dha dorëheqjen dhe u akomodua në jetën e tij private. Uroj që Rama ta dëgjojë fjalën e tij. Një shofer si Rama i hedh të gjithë në rrugë për të shpëtuar veten.

A nuk do të ishte mirë që dorëheqja pas humbjeve të bëhet pjesë e standardeve?

Berisha: Kemi një standard të Nanos, timin dhe kemi një standard të Edi Ramës. Nuk ka shqiptar që e shkul nga karrigia e tij. Ai nuk jep dorëheqjen. Lulzim Basha ka vendosur një standard tjetër. Unë do të votohem. Kryetari i PD-së do të votohet çdo dy vjet, do të zgjidhet nga partia çdo 2 vjet. Po qe se partia të mban, të mban, nëse jo, s’të mban. Ky është një standard i tij. Unë nuk e kam pasur këtë standard. Nga viti 1991 po të humbja zgjedhje qartas, do të jepja dorëheqjen.

Po fryjnë erëra të reja në politikën shqiptare?

Berisha: Në raport  me opozitën ka qartësisht risi dhe erëra të reja. Në raport me qeverinë ka atavizma, e reminishenca me të shkuarën. Pse po bën festën elektorale? Që të mashtrojë votuesin. Nuk mund të bësh fjalë për risi në kampin e majtë. Në këtë kamp jo që nuk ka risi, por edhe vjetërsi. Edi Rama nuk mund të mbushë më mendjen. Kam ca foto që do i publikoj dhe ku ai duket në moshë të tretë të thellë. Ai është rritur pa rini. Në atë që ai bën ka vetëm fasadë.

A i doli fjala Ben Blushit ku 4 vite më parë tha që mos e merrni seriozisht programin e PS?

Berisha: Blushi e njeh Edi Ramën. Por që Edi Rama të mashtronte në këtë mënyrë shqiptarët, nuk ma priste mendja. Blushi e njihte se janë të të njëjtit klub. Në këtë aspekt ai kishte të drejtë.