INTERVISTA/ Berisha: “Rilindja” ngjiste më shumë se çdo gjë tjetër me “Plakun dhe Detin” e Heminguejt

Pakti me Bashën, Berisha: Fitore personale e Ramës, shpëtoi nga humnera

Ish-kryeministri Sali Berisha flet për herë të parë mbi marrëveshjen së arritur më 18 Maj mes Ramës e Bashës, të cilën e quan si shumë të mirë. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur” në News 24, Berisha deklaroi se arritja e marrëveshjes ishte fitorja e tij personale. Ai e krahasoi Rilindjen me veprën e Heminguejt “Plaku dhe Deti”.

Ish-kryeministri ka rrëfyer hapur se ishte qeveria amerikane ajo që detyroi kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha për të gjetur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike. Berisha tha hapur se ishte zv.sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee që bindi Ramën dhe Bashën.

“Ndikim për marrëveshjen pati përfaqësuesi i qeverisë amerikane, Hoyt Yee. Tek të dyja palët. Zotëria thelbin e tha te mediat. Pasi ua tha juve na e tha dhe neve. Ai tha: “Ne i njohim opozitës denoncimin drogës dhe korrupsionit, por ne nuk jemi të bindur te motivet e opozitës për bojkotin e zgjedhjeve” Ky shtroi këtë platformë. Bazuar në këtë platformë u takua me Ramën. Bazuar në këtë platformë i tha Ramës se opozita ka arsye të saj për zgjedhjet dhe ti duhet të gjesh marrëveshje. U takua me Lulzim Bashën dhe i tha “Ti’ njohim çfarë ke bërë, por jo këtë të zgjedhjeve. Yee ndenji 90 minuta me Ramën. Pastaj u takua me Bashën. Foli dhe me mua në telefon. Kur opozita deklaroi se do ta pranonte këtë marrëveshje. Kjo e kapi Ramën në befasi. Çfarë ndodhi nga takimi i Elbasanit deri në takimin e partive të vogla nuk keni për ta marrë vesh. Për t’i bërë presion një qeverie “që nuk t’i njoh zgjedhjet” është e lehtë. Edi Rama kur kaloi tunelin e Elbasanit sikur kaloi ylberin. Sepse në fillim ai i çonte SMS Metës dhe Idrizit të mos shkonin dhe në fund shkoi vetë të gjente marrëveshjen”- tha Berisha.

Berisha ka sqaruar përse LSI-së nuk i është dhënë rëndësi në paketën McAllister + që çoi në zgjidhjen e krizës politike. Berisha tha se Ilir Meta e kishte bërë zgjedhjen e tij, pasi ishte regjistruar në zgjedhje dhe kishte marrë postin e Presidentit. “Ilir Meta kishte bërë zgjedhjet e tij. Kishte marrë presidentin, kishte hyrë në zgjedhje, ishte regjistruar, kishte dëshmuar se do merrte pjesë”, u shpreh ai.

Berisha deklaroi gjithashtu se e dinte që LSI do të hynte në zgjedhje edhe pa opozitën, pavarësisht se fillimisht Ilir Meta deklaronte të kundërtën. “Jo, unë nuk jam aq naiv sa të besoj çdo deklaratë politike. Unë presupozoja që LSI-ja do të shkonte në zgjedhje. Sa për zgjedhjen e Presidentit e dija që i takonte mazhorancës, opozita nuk kishte të drejtë ta merrte”, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.

Votuat ministra të kabinetit Rama?
Berisha: Nuk e kisha menduar, u ndjeva i kënaqur se ishte kurorëzim i marrëveshjes. Erdhi pas një proteste të pashembullt dhe paqësore, në të gjithë aspektin e saj ia doli të imponojë një marrëveshje, shumë të mirë, pavarësisht nga komentet. Pse them shumë e mirë? Sepse në kohë paqeje nuk ka kurrë marrëveshje shumë zero. Ato janë marrëveshje të luftërave ku njëra palë merr gjithçka dhe pala tjetër asgjë.

Nuk ishte pak paradoksale situata kur ju për 4 vite e keni anatemuar si qeverinë e narkotrafikut dhe tani e votoni?
Berisha: Po, por mos harro se duke vlerësuar marrëveshjen unë mund të them se ai dje më ngjiste me kapitenin që kishte mbytur gjeminë, kishte marrë një varkë shpëtimi, e mbyti dhe qeverinë dhe doli vetë në breg, gjë që se bënte dot kurrë Sali Berisha.

Po varka e shpëtimit ishit ju?
Berisha Rilindja ngjiste më shumë se çdo gjë tjetër me “Plakun dhe Detin” e Heminguejt.

Rakipllari: I njihni ndonjë meritë Ramës?
Arritja e marrëveshjes ishte një meritë personale e Ramës. Shpëtoi atë që mundi. Nuk hyri në histori si njeriu që do bënte zgjedhje moniste, çka do ishte për të damkosja më e madhe që mund t’i bënte vetes personalisht. Në mënyrë të papritur ai mori kthesën, dhe këtu ka një arritje personale. Ai shpëtoi nga humnera drejt së cilës po ecte me shpejtësi. Në rast se politikisht fitoi udhëheqësi i revolucionit demokratik, i çadrës së lirisë, personalisht fitoi Rama, i cili momentin më të fundit vendosi të madhe një kthesë. E mori se i treguar karton të kuq. E mori sepse e kuptoi se një kryeministër nuk mund të shkojë drejt zgjedhjeve moniste.

Rakipllari: Edhe ju thatë nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën. A ka patur imponim ndërkombëtar ndaj jush?
Ka patur lëshime nga të dy palët. Të gjithë njerëzit duhet ta kenë të qartë se në kushte paqeje nuk mund të ketë një marrëveshje ku një palë i merr të gjitha e një palë i humbet të gjitha. Është e vërtetë që Rama mbeti kryeministër, që zgjedhjet nuk u shtynë më tej, por është e vërtetë që paketa McAllistër u dyfishua. Unë ua quaj meritë që e pranuan datën e zgjedhjeve në qershor, unë nuk isha dakord për korrikun, pasi njerëzit janë të shpërndarë.

Rakipllari: Me shtyrjen e zgjedhjeve, me ministrat teknikë, dhe ndryshimet në kod, a garantohen zgjedhjet e lira?
A garantohen apo jo, kjo mbetet për t’u parë gjatë fushatës, pasi nuk më takon të bëj paragjykim. Kjo marrëveshje solli imponimin e ligjit dhe të kodit elektoral që administrata publike lirë të votojë për kë të dojë, të mos shndërrohet në trupë elektorale të një partie.

Vasili: Paratë e kanabisit si do t’i luftoni?
Kur ne denonconim dogën kërkonim një kthesë thelbësore në këtë drejtim. E nuk vumë kush që derisa të mos zhduken trafikantët të mos ketë zgjedhje, ne kërkonim që Ministria e Brendshmë për këtë periudhë t’i shpallte luftë të gjithanshme drogës. Trafikantët të paktën nuk do të kenë ministrinë me vete. A kishte gjë me të rëndë sesa vendi mbulohej me drogë, dhe Rama thoshte jo, e shkulëm të gjithë. Po të jesh kryeministri dhe të lavdërosh ministrin Tahiri, do të thotë të jesh palë me të. Tahirin e hoqi çadra.

Kikia: Edhe nga pala tjetër thuhet e njëjta gjë, që më në fund nga PD u detyruan të pranojnë. Jemi në kushtet kur PD ka nënshkruar një marrëveshje e cila është më pak nga ç’u ofrua disa ditë para votimit të presidentit, dhe pranoi këtë paketë pa presidenti, me disa ministra më shumë. Çfarë ndryshimi sjell kjo?
Realisht paketa e dytë është dyfishi i paketës McAllister, sa i përket efektit të zgjedhjeve. Janë 44 mijë punonjës në arsim, çfarë do bëjë zonja e nderuar që u emërua: Do kërkojë me rigorozitet zbatimin e ligjit për arsimtarët dhe zgjedhjet. Po kështu edhe infermierët. Edhe korporata elektroenergjitike është përdor në zgjedhjet e kaluara. Edhe lejet e legalizimit janë përdorur.
Kikia: Ju thatë se pa largimin e Ramës nuk do negocioni me PS?

Berisha: Unë mund të them se përveç vullnetit të drejtuesve të PD për të marrë pjesë në zgjedhje, Basha kishte këtë tezë. Pra do krijonte kushtet për të marrë pjesë në zgjedhje.

Vasili:Lindi atë natë marrëveshja?
Berisha: Ndikim pati përfaqësuesi i qeverisë amerikane tek dy palët. Zotëria thelbin e tha tek mediat. Pasi ua tha juve, na i tha neve. Ai tha se i njohim meritë opozitës për denconimn e korrupsionit, por ne nuk i dimë motivet për bojkotin e zgjedhjeve nga opozita. Bazuar në këtë platformë u takuam me opozitën. Ai solli paketën Macalleseter të përmirësuar.

Vasili: Të tipit?
Berisha: Përshemebull zëvendës kryeministri. Në paketën Macellester kishte ndryshime të qarta. Pjesa parësore është propozuar nga Basha-Ramës. Pra unë kur erdhën këto letrat i them ambasadorit amerikan fut dhe këto propozimet për ministrat teknikë dhe të tjerat.

Vasili: Pra ju jeni kumbari?
Berisha: Jo unë kam mbështetur marrëveshjen.

Kikia: Vetingu ka qene pjese e amerikanëve?
Berisha: Po ka qenë, pasi ai e përmirësoi tek paketa Macellester. Rama kujtoi se ne nuk do e pranonim atë paketë. Ajo iu dha edhe Ramës edhe Bashës. 3 propozimet ishin Macallster ishte dhe një propozim i Ramës. Unë i them nxirre dhe propozimin e Bashës. Kur ne pranuam paketën e zyrtarit amerikan, kjo e kapi Ramën në befasi dhe ai e refuzoi. Rama bëri një gafë gjysmë fatale. Nëse paketa u dha merre ose lere pa ndryshime, Rama shkroi paketat e tij duke hedhur poshtë paketën e tij. Basha i qëndroi plotësisht paketës. Cfarë ndodhi nga takimi i Elbasanit deri në atë në Tiranë, atë nuk mund ta thotë kush. E vërteta është se Rama kaloi tunelin sikur kaloi ylberin. Pra ndërroi gjini.

Vasili: Ju nuk kishin dijeni qe ai do vijë?

Berisha:Po ai nuk kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Kikia: Rama nuk ka qenë në ndonjë presion të madh, pasi ndërkombëtarët kanë thënë se do i njohin zgjedhjet edhe pa opozitën. Mos ka qenë opozita ne presion?

Berisha: Të dyja palët kanë qenë në presion. Zyrtarisht ambasadori, por jo vetëm mua, por edhe liderët e opozitës u ka thënë se ne nuk jemi kundër qeverisë teknike. Amerikanët ruajtën mundësinë e fundit. Ata do bënin deklaratë nëse opozita do refuzonte marrëveshjen që zyrtari amerikan propozoi. Merita ishte se qeveria amerikane mbajti një qëndrim të diferencuar dhe kjo ndihmoi.

Rakipllari: LSI tha se nuk shkojë në zgjedhje pa opozitën. Ju u zhgënjyet nga fakti se ata u futën në zgjedhje?

Berisha: Unë nuk kisha dyshim që LSI do shkonte në zgjedhje. Kjo e presidentit në konceptin tim i takonte mazhorancës. Unë kam përzgjedhur 3 presidentë dhe nuk mund të mos i njihnim mazhorancës të drejtën për të zgjedhur presidentin.

Kikia: Me çfarë e këmbeu PD kushtin me largimin e Ramës kryeministër.

Berisha: E shkëmbeu me fundosjen e Rilindjes. Rama u tmerrua nga shikimi i vërejtur i paqes. Raporti i tij me paqen ishte një tmerr pa fund.

Vasili: Ju keni ministra në qeverinë rilindjes…

Rakipllari: Rama vijon të jetë kryetar i organizatës kriminale?

Berisha: Ka mbetur ndonjë korruptor, por Ramës nuk i heq asnjë akuzë. Por ai bëri atë që nuk e bënte kurrë një kapiten. Ai lësho e lësho varrosi Rilindejn për të shpëtuar lëkurën e tij.

Rakipllari: Jeni pro një kolacioni PD-PS?

Berisha: Unë nuk e kuptoj në atë mënyrë. Unë nuk jam për koalicionet e mëdha personalisht.

Vasili: Pra është një paralajmërim?

Berisha: Nuk është kompetencë e imja kjo, por unë gjykoj se ky model nuk shkon. Në Gjermani kanë transparencë dhe treguesit e demokracisë i kanë më të arrira. Dialogu është jetik. Unë nuk di të ketë plan për koalicion.

Vasili: Është një pikë që është diskutuar atë natë të marrëveshjes pjesa e koalicionit?

Berisha: Në dijeninë time jo. Opozita nuk ka pasur si qëllim bojkotin e zgjedhjeve.

Rakipllari: Rama ka thënë se këta ministrat që ka propozuar PD nuk do kenë mundësi të bëjnë tenderë, çfarë roli kanë këta?

Berisha: Deklarata të tilla janë gafa. Ata nuk mund të shkarkojnë njeri dhe të emërojnë njeri në kundërshtim me ligjin. Gjithçka rrjedh në përputhje me Kushtetutën.

Vasili: Cfarë do bënit ndryshe ju atë natë sa i takon marrëveshjes?

Berisha: Mendoj se Basha me atë marrëveshje përfaqësoi me shumë sukses aspiratat e opozitës në çadër. Kanë bërë një përpjekje që administrata të mos implikohet në fushatë. Ndryshimi i ministrit të brendshëm përbën një ndryshim të madh. Një gazetar më ka thënë se në Gjirokastër nuk hapnin gojën për drogën. Ministri i Brendshëm duhet të jap dorëheqjen vetë me këtë që i bëri vendin.

Kikia: Është hera e parë që ju jeni i paqartë për të ardhmen tuaj politike. Zërat thonë se ju nuk do jeni edhe pjesë e grupit parlamentar. Mund të jeni pak më të qartë për të mësuar fatin tuaj politik?

Berisha: Fatin tim politik e kam përcaktuar njëherë e mirë. Jam deklaruar se nuk mbaj asnjë funksion tjetër përveç deputetit. Deputetin e mbaj deri në momentin që mund t’i shërbej.