Indinjate apolitike me përmbajtje politike dhe një foto që nuk mund të gjej krahasuesen

Nga Albert Vataj

Politika kohë pas kohe është përpjekur dhe tragjikisht i’a ka arritur ta denigrojë Shkodrën, të vrasë çdo kujtim, të fshijë çdo kujtesë, të nënçmojë çdo krenari dhe i’a ka arritur kësaj duke e përfaqësuar aspak denjësisht këtë qytet traditash, këta qytetar që i dhanë kaq shumë, aspiratave atdhetare, artit dhe kulturës, lirisë dhe dinjitetit, të bukurës dhe të fismes, të qëmotshmes dhe të përgjithmonshmeve dëshmime krenarie.
Sado që e mira ka tentuar dhe është përpjekur të i’a dalë të përfaqësojë këtë qyetet, këtë trevë, ende kjo kreshtë krenarie mbetet nën thundrën e anatemës politike.

NDERI I NJE QYETETI TRADITASH TE NDRITSHME, MBETUR I MUROSUR NE KUJTESEN E SE SHKUARES

DEPUTETET E SHKODRES, VITI 1923
Deputetë të Shkodrës. Luigj Gurakuqi (i pari në këmbë majtas), Dom Ndre Mjeda (i dyti ulur nga e majta),
Këta janë deputetët e Shkodrës, të dalë nga zgjedhjet e vitit 1921 (në Shkodër u zhvilluan me vonesë) dhe të Kosovës (Kukësit).
Nga e majta në këmbë: Luigj Gurakuqi, Mustafa Kruja, Riza Dani, Shuk Gurakuqi, Kolë Thaçi.
Ulur janë: Halit Rroji, Ndre Mjeda, Patuk Saraçi, Rexhep Mitrovica dhe Maliq Bushati.
Në këtë foto Rexhep Mitrovica dhe Mustafa Kruja janë deputetë të Kosovës.