INCIDENTI GREK/ Ndalohet për 5 orë një kontigjent i ushtrisë shqiptare të NATO-s që shkonte për stërvitje në Rumani

Ndalohet për 5 orë një kontigjent i ushtrisë shqiptare që shkonte nga Greqia për në Rumani ku do te merrte pjese ne nje stervitje ne kuadrin e NATOs, Mjetet greke të informimit njoftuan se u zhbllokua në orët e mbrëmjes një kolonë ushtarake shqiptare që po udhëtonte drejt Rumanisë për të marrë pjesë në një stërvitje të NATO-s.
Kolona e përbërë nga 20 automjete dhë dy autobuzë u bllokua për pesë orë në Autostradën “Egnantia” pranë Kozanit, në Greqinë Veriore, nga një grup i madh simpatizantësh të Partisë Komuniste greke.
Sipas burimeve lokale greke komunistët grekë me flamuj në duar dhe parulla anti Nato krijuan një zinxhir njerëzor duke mos lejuar kalimin e autokolonës ushtarake që kishte hyrë nga Shqipëria dhe po udhëtonte tranzit për në Rumani. Policia greke tha se do të përdorte forcën dhe drejtuesit e grupimit politik urdhëruan pas pesë orësh lirimin e rrugës.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë shqiptare konfirmoi vijimin e misionit nga ushtarakët shqiptarë. “I gjithë efektivi gëzon shëndet të plotë dhe është i shoqëruar nën masa sigurie nga autoritetet ushtarake dhe civile greke”, thuhet në një njoftim për shtyp të shpërndarë në mbrëmje. VOA