Imzot Rrok Gjonlleshaj: Kisha e Tivarit ka një mision vëllazërimi, feje e shprese

Imzot Rrok Gjonlleshaj: edhe sot, Kisha dioqezane e Tivarit vijon të jetë me mision e saj, dritë e popullit dhe krip e tokës, në realitetin ku gjendet. Këtyre ditëve organizojme një manifestim të veçantë, kampionatin evropian të futbollit të vogël për priftërinjtë, që mbahet në kryedioqezën e Tivarit ,nga 25 shkurt deri më 1 mars.
Me kryeipeshkvin e kryedioqezës së lashtë të Tivarit, Mal të Zi, imzot Rrok Gjonlleshaj, flasim për misionin e kësaj Kishe dioqezane në realitetin  e sotëm shoqëror në Mal të Zi, ku komuniteti i Tivarit që nga lashtësia, vazhdon (përmendet si dioqezë që në shekullin IV, ndërsa si kryedioqezë në shek. XI ) me misionin ungjillor të vëllazërimit, fesë dhe shpresës.

Në të kaluarën, kjo Kishë dioqezane ka dhënë një kontribut të rëndësishëm e domethënës përmes personaliteteve si imzot Bogdani, imzot Zmajeviçi e shumë të tjerë, deri në ditët tona me meshtarin dom Simon Filipaj, përkthyesin e plotë të Biblës në gjuhën shqipe.

Po edhe sot, Kisha dioqezane e Tivarit vijon të jetë me mision, sipas porosisë së Ungjillit, dritë e popullit dhe krip e tokës, në realitetin ku gjendet.

E këtyre ditëve, imzot Rrok Gjonlleshaj ka organizuar një manifestim të veçantë, kampionatin evropian të futbollit të vogël për priftërinjtë, që mbahet në kryedioqezën e Tivarit,nga 25 shkurt deri më 1 mars, po ta dëgjojmë imzot Rrok Gjonlleshaj në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit..