Imzot Frendo: Kush kujdeset pёr tё varfrit nё Shqipёri?

“Shtatë muaj para zgjedhjeve politike – shkruan imzot Frendo – uroj që politikanët tanë të kenë parasysh dinjitetin e të varfërve. Personat e të varfërve vlen më shumë sesa votat e të varfërve”.

R.SH. – Vatikan

Kryeipeshkvi i Kishёs dioqezane Tiranё-Durrёs dhe kryetari i Konferencës Ipeshkёvnore katolike tё Shqipërisë, imzot George Frendo, nё njё letёr, botuar nё rrjetet sociale, pyet ‘kush kujdeset pёr tё varfrit?’ dhe u bёn thirrje forcave politike tё vendit tё kujdesen pёr tё varfrit e shoqërisë, duke respektuar e mbrojtur dinjitetin e çdo njeriu, dhe denoncon varfërimin e madh qё rëndon tej mase nё jetёn e shumё njerёzve, edhe pёr shkak tё rritjes sё korrupsionit nё shumё fusha si ato tё arsimit e tё shёndetёsisё e jo vetёm.

Shtatë muaj para zgjedhjeve politike – shkruan imzot Frendo – uroj politikanët tanë të kenë parasysh dinjitetin e të varfërve. Personat e të varfërve vlen më shumë sesa votat e të varfërve”. Mbi letrёn e tij “Kush kujdeset pёr tё varfrit?” nё shoqёrinё e sotme shqiptare dhe vёmendjen e kujdesin qё Kisha dhe tё gjithë duhet tё kenё ndaj tё varfёrve