Imazhi i Shën Terezës së Kalkutës shfaqet në trungun e një peme në Britani njoftohet në “Daily Mail”

Imazhi i shenjtores shqiptare Nënë Tereza, sot Shën Tereza e Kalkutës, është shfaqur befasisht në një pemë në Britani. Fotoja është shkrepur nga Kevin McKevitt, i cili më pas e raportoi për “Daily Mail” imazhin të cilin e kishte befasuar.

Lajmi vjen në një kohë kur është mësuar se veshja e thjeshtë që mbante Nënë Tereza gjatë jetës së saj, është shpallur markë e mbrojtur. Nënë Tereza mbante një sari të bardhë, me tre vija blu. Murgeshat e Misionit të Bamirësisë vazhdojnë që ta mbajnë këtë veshje. Por veshja e Nënë Terezës është shpallur markë e mbrojtur për të parandaluar përdorimin e pandershëm nga njerëz të ndryshëm për qëllime komerçiale. Pamjet siç duken edhe në foto, janë të pabesueshme dhe ngjashmëria është e madhe. Një rastësi apo një truk, i cili mund t’i shërbejë një idnvidi për të përfituar nga viralja e internetit. Kjo është ende një dilemë, për sa kohë që nuk ka diçka më shumë se një përafrie në imazh dhe përputhshmërie në atë nevojë të njeriut për të qenë i rrethuar nga befasi të tilla.