I jep lamtumirën pushtetit pas 37 viteve sundim të ashpër, Presidenti i Zimbabvesë, 93-vjeçari, Roberto Mugabe

Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, ka dhënë dorëheqje nga ky post, sipas njoftimit nga kryeparlamentari i këtij vendi.

Lajmi befasues erdhi pasi ligjvënësit debatuan për një mocion mosbesimi kundër liderit 93 vjeçar, raporton Reuters.

Në një letër ai shkruan se dorëheqja është akt vullnetar i tij.

Mugabe më herët kishte refuzuar të tërhiqej pavarësisht marrjes në kontroll nga ana e ushtrisë javën e kaluar, dhe ditëve të protestave kundër sundimit të tij.

Mugabe ka qenë në këtë post për plot 37 vjet, që prej vitit 1980 kur  Zimbabve shpalli pavarësinë. Atëherë, ai i fitoi zgjedhjet por 15 vitet e fundit është akuzuar për shtypje me dhunë të kundërshtarëve politikë.

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje udhëheqësve të Zimbabves ta udhëheqin vendin drejt një tranzicioni të qetë, duke i lënë hapësirë opozitës dhe popullit të pëcaktojnë të ardhmen e vendit.

Presidenti Robert Mugabe dha sot dorëheqjen, ndërsa Parlamenti kishte filluar një proces për shkarkimin e udhëheqësit 93-vjeçar të vendit, i cili ishte në fuqi prej 37 vjetësh.

Menjëherë pas këtij lajmi që u njoftua nga Kryetari i Parlamentit, jashtë njerëzit u mblodhën për të festuar. Presidentit Mugabe iu kërkua të jepte dorëheqjen javën e kaluar, kur ushtria mori kontrollin e institucioneve shtetërore. Partia e tij i bëri thirrje Mugabes të dorëhiqej.