HUMBJA FATALE E PARTISE DEMOKRATIKE NE ZGJEDHJET E 25 QERSHORIT/ Berisha “kërcënon” Bashën, në fund do bëhet llogaridhënie

Teksa pritet një reagim zyrtar nga Partia Demokratike për rezultatet e regjistruara deri më tani, i pari nga radhët e PD ka reaguar djali i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

Ai me anë të një postimi në Facebook jep mbështetje për gjithë numëruesit.

‘Mbeshtetje dhe inkurajim per te gjithe numeruesit e PD per te mos “falur” asnje vote’-shkruan ai.

Në një bisedë virtuale me komentuesit ai ka pohuar se për rezultatin e arritur do të kërkohet llogari.

‘Ne shume vende mandatet jane ne fije te perit dhe ndahen me shume pak vota. Deri ne mbyllje te procesit mendoj qe fokusi duhet te jete tek numerimi i cdo vote si detyrim moral ndaj atyre qe e kane hedhur ate. Me pas vjen analiza dhe llogaridhenia per te gjithe.’-sqaron ai komentuesit. 

Shqiptaret votuan te djelen per te zgjedhur ligjvenesit e rinj. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste kryeson force e pare, PD e dyte, e megjithate partia e djathte ka pesuar renie te ndjeshme krahasuar me rezultatin e 2013-es. /Gazeta Express/