Hong Kongu është qyteti më i shtrenjtë në botë, pasuritë e patundshme kapin shifra rekord

Pasuritë e patundshme në Hong Kong janë ndër më të kushtueshmet në botë, me një rekord të ri apartamentesh që shiten për më shumë se 70 milionë dollarë, raporton Business Insider.

Por nuk janë vetëm hapësirat e banimit në Hong Kong që janë të shtrenjta – një hapësirë për të parkuar makinën në rrethin e Koëloon është marrë me qira për një muaj me një vlerë 10,000 dollarë, duke e bërë parkimin e makinave më të shtrenjtë me qera të qytetit.

Agjentët e pronës konfirmuan se parku prej 135 metra katrorë ishte marrë me qira per projektin luksoz Ultima në zonën rezidenciale Ho Man Tin. Sipas “South China Morning Post”, qiraja për hapësirën e parkimit është më shumë se ajo që disa njerëz paguajnë për disa nga apartamentet më të vogla të qytetit. Projekti Ultima ka hapsirë për vetëm 370 makina për tu parkuar për 527 njësi, të cilat sollën edhe cmime stratosferike. Hong Kong vazhdon të thyejë rekorde për koston e lartë të jetesës.

Në muajin nëntor, dy njësi në një zhvillim të shtëpive luksoze në ‘The Peak’një banesë u shit 149 milionë dollarë. Një blerës i paidentifikuar ka paguar 76.8 milionë dollarë për një apartament me 425 metra katrorë dhe rreth 71.7 milionë dollarë për një apartament me 394 metra katror.

Hong Kongu është qyteti i dytë më i pasur në botë, me rezerva fiskale prej më shumë se 115 miliardë dollarë, por më pak se një e dhjeta e sipërfaqes së tokës është e zënë me ndërtime banesash.