Holanda kërkon zyrtarisht në BE pezullimin e vizave për shqiptarët

Ministria e Jashtme e Holandës i ka kërkuar dje zyrtarisht Komisionit Europian pezullimin e vizave për Shqipërinë. Kërkesa e Holandës i është dorëzuar sot komisionerit për Sigurinë e Brendshme, Dimitris Avramopoulos. Ky është rasti i parë kur një vend anëtar i BE, kërkon nxjerrjen e një vendi tjetër nga zona Shengen e lëvizjes së lirë. Nëse kërkesa do të miratohet nga institucionet e BE, gjithë qytetarët shqiptarë do t’a kenë të pamundur që të lëvizin në gjithë vendet e BE. Në datën 16 prill, në një votim të paprecedentë, parlamenti holandez votoi me 105 vota nga 150 rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Për rivendosjen e vizave votuan 9 parti politike në Holandë (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD), nga të cilat 3 parti janë pjesë e qeverisë. Pjesë e votimit ku kërkohej pezullimi i vizave janë dhe partitë e dy ministrave, atij të Jashtëm e atij të Drejtësisë, që më herët patën thënë se Shqipëria i plotëson kriteret e veprimit në Shengen. Rikthimi i vizave u argumentua, sipas deputetëve holandezë, me nivelin e lartë të krimit në radhët e qytetarëve shqiptarë që vizitojnë këtë vend. Më këtë kërkesë nuk mund të flitet më për negociata, por mbetet vetëm të shpresojmë se shqiptarëve nuk do t’u duhen të rikthen edhe një herë në kohë që mbanin radhë para ambasadave. Në vijim letra e plotë për Komisionin e BE
***
Gjatë viteve të fundit, çështjet me shtetasit shqiptarë kanë marrë shumë vëmendje publike në Holandë. Shtetasit shqiptarë kanë një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar në Amsterdam, Roterdam dhe qytete të tjera në vend. Një zhvillim tjetër është numri në rritje i emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, kryesisht të rinj që dëshirojnë të fillojnë një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar. Numri i azilkërkuesve nga shtetasit shqiptarë është gjithashtu i lartë. Këtë shqetësime janë bërë shkas vendimin e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët.
Këto shqetësime janë bërë pjesë diskutimi në parlamentin holandez. Më 11 prill të këtij viti, u zhvillua një diskutim në Parlament mbi krimin e organizuar të shqiptarëve në Holandë. Ky debat solli në një mocion që i kërkon qeverisë së Holandës të njoftojë Komisionin Europian në përputhje me nenin 8 (2) të Rregullores (BE)2018/1806, për rritjen së aktivitetit kriminal të shqiptarëve në Holandë. Holanda me këtë njofton Komisionin Europian se ka shqyrtuar rrethanat e mëposhtme të përmendura në nenin 8 (2) të Rregullores:
(a) një rrezik në rritje ose kërcënim ndaj ose politikës e sigurisë së brendshme të shteteve anëtare, në veçanti një rritje të konsiderueshme e veprave të rënda penale, të lidhura me shtetasit shqiptarë, të mbështetura nga informacionet dhe të dhënat objektive, konkrete të siguruara nga autoritetet përkatëse;
(b) një rritje e konsiderueshme e numrit të shtetasve shqiptarë që u refuzohet hyrja ose kanë tejkaluar afatet e qëndrimit në zonën Shengen; dhe

(c) një rritje të konsiderueshme të numrit të azilkërkuesve shqiptarë.
(a) një rrezik në rritje ose kërcënim ndaj ose politikës e sigurisë së brendshme të shteteve anëtare
Që nga viti 2015, në Holandë ka pasur një rritje të konsiderueshme të veprave penale të lidhura me shtetasit shqiptarë dhe bandat e krimit shqiptar. Kriminelët shqiptarë janë të përfshirë në trafikun e drogës (kryesisht kokainë), pastrimin e parave dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Prania e tyre në skenën kriminale po shtohet gjithnjë e më shumë, jo vetëm për shkak se ata veprojnë në mënyrë efektive dhe të fshehtë por gjithashtu sepse ato gjithnjë e më shumë bashkëpunojnë me grupe të tjera kriminale të huaja. Është e qartë se aktivitetet e tyre janë një kërcënim i pashmangshëm për sigurinë e brendshme. Pas një rritje të numrit (710) të të dyshuarve shqiptarë të regjistruar nga policia në vitin 2016, numri i të dyshuarve të regjistruar ra në 499 persona në vitin 2017. Në 2018 u regjistruan 476 të dyshuar. Përveç këtyre shifrave absolute, shqetësimi kryesor është cilësia e aktiviteteve të tyre. Aktiviteti i krimit të organizuar brenda këtij grupi është relativisht e lartë. Pavarësisht uljes së numrit të të dyshuarve, numri i kriminelëve shqiptarë që përfshihen në krimin e organizuar është në rritje. Të dyshuarit shqiptarë zënë vendin e dytë ndër pesë vendet me shtetasit më të rrezikshëm të regjistruar nga Holanda në Sistemin e Informacionit të Shengenit (SIS). Këto të dhëna të Sistemit të Informacionit të Shengenit japin informacion mbi individët që nuk kanë të drejtë të hyjnë ose të qëndrojnë në zonën Shengen ose për ata që kërkohen për përfshirje në aktivitete kriminale.
Shqipëria dhe Holanda po punojnë së bashku për çështjen e krimit të organizuar nga shtetasit shqiptarë në Holandë. Më 23 maj 2018 Ministri i Drejtësisë dhe Ministri për Migracionin i Holandës nënshkruan një marrëveshje me Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë. Më 13 dhe 14 shkurt 2019 u mbajt takimi i parë i ekspertëve për krimin në Holandë. Edhe pse bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve policore, gjyqësore dhe të emigracionit është rritur, ka ende vend për përmirësime të mëtejshme dhe bashkëpunimi deri tani nuk ka pasur rezultate konkrete.
Në raste të ndryshme, policia dhe autoritetet gjyqësore të Holandës kanë ngritur çështjen për të rritur shkëmbimin e informacioneve me autoritetet shqiptare. Për shembull, nga ministri holandez i Drejtësisë dhe Sigurisë gjatë takimit të tij me ministrin e Brendshëm të së Shqipërisë në Tiranë, më 28 mars 2019. Më 23 maj 2019, policia holandeze mori informacione për subjektet dhe grupet e krimit të organizuar në Shqipëri. Ky informacion do të shërbejë për një takim në nivel ekspertësh këtë verë midis autoriteteve të ligjzbatuese të Shqipërisë dhe të Holandës. Holanda mbetet e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe zbatimin të marrëveshjesh në këtë drejtim.
(b) një rritje e konsiderueshme e numrit të shtetasve shqiptarë që u refuzohet hyrja ose kanë tejkaluar afatet e qëndrimit në zonën Shengen;
Që prej vitit 2009 shihet një rritje e dukshme e numrit të shtetasve shqiptarë që qëndrojnë në Holandë në mënyrë të paligjshme. Në vitet e fundit, autoritetet holandeze të migrimit dhe të zbatimit të ligjit janë përballur me një sërë sfidash për të luftuar emigrimin e paligjshme. Këto sfida veçanërisht kanë të bëjnë me shqiptarët që përpiqen të shkojnë me kamionë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo shkakton dëme dhe probleme të konsiderueshme për shoferët, sektorin e transportit dhe autoritetet e zbatimit të ligjit. Për të luftuar emigrimin ilegal nga Shqipëria, qeveria holandeze ka marrë disa masa. Policia e shtetit të Holandes kanë intensifikuar mbikëqyrjen në kufijtë detarë dhe në / rreth portit të Roterdamit. Për më tepër, bashkëpunimi me autoritetet shqiptare është intensifikuar duke ndërmarrë fushata ndërgjegjësuese së bashku me autoritetet belge dhe ato shqiptare. Takimet e ekspertëve midis autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, Holandës dhe Shqipërisë organizohen rregullisht. Së fundmi, ish-ministri për Emigracionin vizitoi Shqipërinë për të diskutuar masat për të luftuar emigracionin e paligjshëm, veçanërisht për ata që qëndrojnë ilegalisht në Roterdam. Qeveria holandeze dhe ajo shqiptare kanë një bashkëpunim të ngushtë për riatdhesimin e këtyre shtetasve.
Numri i azilkërkuesve është rritur vazhdimisht që nga viti 2010. Pas një rënieje në vitin 2017, numri i azilkërkuesve filloi të rritej sërish, me 550 kërkesa në vitin 2018. Shkalla e pranimit të kërkesave për azil ka mbetur e ulët, domethënë më pak se 1 për qind. Që prej nëntorit të vitit 2015, Shqipëria është në listën të vendeve të sigurta të origjinës nga Holanda. Aplikimet për azil të shtetasve shqiptarë përpunohen me procedurë të përshpejtuar.
Holanda i kërkon Komisionit Europian që të shqyrtojë informacionin e siguruar dhe, në konsultim me shtetet anëtare, të vendosë për të ndërmarrë veprime në përputhje nenin 8 (6a) në për të luftuar problemet e hasura në lidhje me shtetasit shqiptarë.
Me respekt, Robert de Groot, Përfaqësues i Përhershëm i Mbretërisë së Holandës në Komisionin Europian