Historiania greke, Maria Efthimiou, Greqia ishte shqiptare, edhe sot gjysma janë shqiptarë

Maria Efthimiou, një profesore e historisë në universitetin e Athinës, e vlerësuar me çmim nderi nga presidenca greke(http://www.thetoc.gr/eng/culture-arts/article/maria-efthimiou-awarded-fo…), por e angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në mjedise të shumta, jep këtu një leksion për arvanitasit në Greqi. Pa bërë dallimet e zakonshme terminologjike, shqiptar, shqip, arvanitas, Efthimiou flet për rolin e tyre, gjuhën dhe faktin se shqipja asokohe në Greqi ishte gjuhë vendi në disa rajone. Një moment interesant është hapja e shkollave greqisht për fëmijët arvanitas në ishullin e Specës, ku një prej mësuesve shkruan se “ndërkohë që po u mësoja greqisht, fëmijët po më mësonin shqip”. “Mësova shqipen në mënyrë që t’u mësoja greqishten”, vijon më poshtë ky moment. Leksioni i përcjellë ka edhe vlerën e vet komunikuese, pasi nuk shihet aty kompleksi i shumëpërfolur i shmangies, anashkalimit apo edhe gënjeshtrës që na kanë mësuar t’i mendojmë si kritere me të cilat operon historiografia fqinje.

Grekët e sotëm janë Arvanitas – Dokumentari që e çensuroi kisha greke

Dokumentari që çensuroi kisha greke sepse ka të dhëna që populli grek nuk duhet ti dijë. Grekët nuk kanë lidhje me greqinë e lashtë por shumica janë Arvanitas – Shqiptarë të helenizuar me dhunë. Greqia e lashtë, për grekët e sotëm, është një mit dhe si e tillë është e mbushur plot me të pavërteta. Ja se ç’thotë Presidenti amerikan John F. Kennedy për mitin :”Armiku më i madh i së vërtetës, shpesh, nuk është gënjeshtra, e qëllimshme, komplotuese dhe e pandershme, por miti, këmbëngulës, depërtues dhe joreal.” Ndërsa Arthur Schopenhauer e sjell kështu :” E vërteta kalon nëpër 3 stade:
Stadi i parë, tallen e qeshin me të.
Stadi i dytë, e kundërshtojnë shumë ashpër.
Stadi i tretë, pranohet si e tillë, pra si qartësisht e vërtetë.”
Ndërsa thënia e Aristotelit : “Amicus Plato, sed magis amicas veritas”, e përdorur shpesh edhe nga Prof. Kristo Frashëri, i përmbledh të gjitha. Duke e mbyllur, besoj se Arvanitasit kanë hyrë në stadin e tretë të rrugës drejt së vërtetës.