HISTORIA ME GJUHEN E FAKTEVE/ Shqipëri-Serbi, miqësia dhe armiqësia mes dy popujve në harkun kohor të 105 viteve

Më 29 shkurt të vitit 1912 Serbia bëri aktin e parë në kurriz të shqiptarëve që po përpiqeshin të formonin shtetin e tyre. Bashkë me autoritetet bullgare përfaqësuesit e Serbisë nënshkruan një akt sipas të cilit Serbia merrte disa territore shqiptare me dalje në det. Që ai moment e deri më sot mes Shqipërisë dhe Serbisë marrëdhëniet mes dy shteteve dhe kombeve kanë qenë më të këqijat e mundshme, gjithnjë në kurriz të Shqipërisë. Jo vetëm marrja e Kosovës por edhe e territoreve të tjera në Maqedoni dhe Malin e Zi preja saj që quhej Jugosllavi edhe sot vazhdojnë të jenë pika më e keqe në dëm të shqiptarëve. Por si kanë qenë marrëdhëniet mes dy shteteve? Më poshtë po rendisim 50 momentet më të rëndësishme që natyrisht flasin shumë.1.

Më 29 shkurt 1912 Serbia dhe Bullgaria firmosin marrëveshjen e fshehtë sipas të cilës Serbia merrte disa territore shqiptare deri në dalje në det.

2.Më 15 nëntor 1912 ushtria serbe hyn në Lezhë dhe në fund të nëntorit arriti të marrë Durrësin dhe Tiranën.

 3.Më 28 nëntor 1912 ndërsa në Vlorë shpallej pavarësia e Shqipërisë ushtria serbe kishte pushtuar gjysmën e Shqipërisë së Mesme dhe Veriun.

 4.Më 20 dhjetor 1912 konferenca e Ambasadorëve vendosi krijimin e Shqipërisë autonome duke mos i lënë dalje në det Serbisë.

 5.Konferenca vërtetë krijoi Shqipërinë por krahinën e Kosovës dhe vise të tjera shqiptare ia dha Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë.

 6.Më 19 maj 1913 Serbia nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me Greqinë kundër Shqipërisë.

 7.Sipas marrëveshjes duhet të krijoheshin trazira në shtetin e ri shqiptar në mënyrë që të ndahej mes Serbisë dhe Greqisë.

 8.Sipas marrëveshjes Serbia do të kishte ndikimin e vet dhe do të merrte territore nga lumi derdhjen në det të Semanit deri në Veri.

 9.Sipas marrëveshjes, Greqia do të merrte nga Semani poshtë në det deri në jug.

 10.Me nisjen e Luftës së Parë Botërore në 1914, si shumë ushtri të tjera, edhe ushtria serbe pushtoi territore në Shqipëri duke zhvilluar edhe luftime.

 11.Më 16 prill 1915 u nënshkrua Pakti i Londrës ku një pjesë e veçantë ishte për Shqipërinë.

 12.Në pikën 7 shkruhej: Pjesa veriore e Shqipërisë do të ndahej mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

 13. Në konferencën e Paqes në Paris në 1919 u vendos që të ruhej shteti shqiptar autonom sipas Konferencës së Londrës 1913.

 14. Në 1919 në krijimin e Jugosllavisë në 6 repulika, Kosova ishe krahinë e republikës serbe.

 15. Në qershor 1924, kryeministri i dorëhequr Ahmet Zogu u strehua në Beograd pas grushtit të shtetit nga Fan Noli.

 16. Në 25 dhjetor 1924, I financuar dhe mbështetur nga Beogradi, Ahmet Zogu nis sulmin për të sulmuar Tiranën dhe arriti të dëbojë kryeministrin Fan Noli.

 17. Si shpërblim për mbështetjen Zogu ia dhuroi Jugosllavisë Shën Naumin, një çështje kjo që debatohet edhe sot.

 18. Në 25 janar 1925 në Romë u firmos pakti sipas të cilit as Italia e as Serbia nuk do ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë.

 19. Mbetet edhe sot thënia e kryeministrit serb Nikolla Pashiq: Ne duam një Shqipëri të pavarur, por të dobët dhe të parregulluar.

 20. Më 19 shkurt 1931 në Zagreb u vra albanologu i famshëm kroat Milan Shuflai pas zbulimeve historike për shqiptarët.

 21. Vrasja u krye nga shërbimi sekret serb pas publikimit të tij se shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan dhe se janë pasardhës të ilirëve.

 22. Në 25 mars 1937 mes Italisë dhe Jugosllavisë u firmos një pakt për të mos rrezikuar kufijtë e Shqipërisë nga Serbia.

 23. Gjatë Luftës së Dytë Botërore komunistët jugosllavë ndikuan shumë në themelimin, organizimin dhe më pas në marrjen e pushtetit nga ana e komunistëve shqiptarë nëpërmjet PKSH.

  24. Gjatë Luftës së 2 Botërore, Gjermania e bashkoi Kosovën me Shqipërinë në vitin 1943, por pas lutës Serbia e pushtoi përsëri.

 25. Në 29 nëntor 1944 Shqipëria u çlirua nga pushtuesit gjermanë dhe kjo u caktua si datë e çlirimit.

 26. Edhe pas 70 vjetësh vazhdon të debatohet, sipas të cilit 29 nëntor ishte edhe data e çlirimit të Jugosllavisë dhe përkimi ka qenë i qëllimshëm.

 27. Pas çlirimit, për afro 4 vjet komunistët shqiptarë dhe jugosllavë bashkëpunuan duke synuar deri në bashkim mes dy vendeve.

 28. Nga 23 qershor deri në 2 korrik 1946 kryeministri Enver Hoxha zhvilloi vizitë në Beograd.

 29. Enver Hoxha shoqërohej nga 10 personalitete, mes tyre Myslym Peza, Nako Spiru, e ambasadori Hysni Kapo.

 30. Hoxha takoi personalitete dhe zhvilloi disa vizita, por ishte superskandal fakti që nuk shkoi në Kosovë.

 31. Pas kthimit në Tiranë ishte rasti i parë që Hoxha dënoi publikisht Gjergj Fishtën si shovinist dhe prishës të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve në poemën “Lahuta e Malcisë”.

32. Në 1947-1948 u bë bashkimi doganor dhe u firmos edhe bashkimi ushtarak dhe gjithçka po përgatitej që Shqipëria të ishte republikë e 7 e Jugosllavisë.

 33. Prishja e marrëdhënieve mes BS dhe Jugosllavisë solli edhe prishjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

 34. Menjëherë u arrestua dhe më pas u pushkatua Koçi Xoxe, ministër i Brendshëm dhe zëvendëskryeministër, i akuzuar si bashkëpunëtor i jugosllavëve.

 35. Nga 1948 deri në 1990 marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë përveç problemeve me Kosovën ishin dhe pjesë e luftës brenda Luftës së Ftohtë.

 36. Pas vitit 1990, Serbia ka zhvilluar 4 lufta pas shkatërrimit të Jugosllavisë, me Slloveninë, Kroacinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.

 37. Në 1998-1999 regjimi i Milosheviçit nis genocidin ndaj shqiptarëve, më i madhi pas Luftës së Dytë Botërore.

 38. Më 24 mars 1999 NATO nisi sulmet ajrore mbi Serbi pas një sërë ultimatumesh

 39. Pas më shumë se 70 ditë bombardime Kosova u çlirua dhe ushtria serbe u tërhoq.

 40. Më 17 shkurt 2008 Kosova u shpall shteti pavarur pas afro 100 vjet kur u vendos nga konferenca e ambasadorëve t’i jepej Serbisë.

 41. Më 2010 Shqipëria vendos heqjen e vizave për qytetarët serbë që vijnë në Shqipëri.

 42. Në 12 mars 2010 Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Ilir Meta viziton Beogradin. Ai takoi presidentin Boris Tadiç dhe personalitete të tjera në vend.

 43. Meta vendosi një kurorë me lule në varrin e kryeministrit të vrarë serb Zoran Xhinxhiç.

 44. Ilir Meta viziton edhe luginën e Preshevës, e para vizitë që një personaliteti të lartë shqiptar që nga vitit 1912 kur u krijua shteti shqiptar.

 45. Në Beograd janë 7 rrugë me emra personazhe shqiptarë apo edhe emra shqiptarë Esad Pasha Toptani, Koçi Xoxe, Qemal Stafa.

 46. Dy të parët janë akuzuar si proserbë, ndërsa Qemal Stafa vlerësohej nga komunistët serbë si hero internacional.

 Më 14 tetor në stadiumin “Partizani” i Beogradit, gjatë ndeshjes së futbollit mes kombëtares së Serbisë dhe Shqipërisë, futbollistët shqiptarë u sulmuan nga tifozët që u futën në fushë duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes. Pas ndeshja u shoqërua me deklarata nacionaliste dhe ekstremiste kundër shqiptarëve edhe nga autoritetet shtetërore serbe.

 48.

Më 11 nëntor 2014 kryeministri Edi Rama viziton Beogradin pas 68 vitesh që e kishte vizituar Enver Hoxha si kryeministër. Më pas viziton luginën e Preshevës duke u bërë kryeministri i parë shqiptar që shkon aty. Vizita u shoqërua me deklarata dhe kundër deklarata lidhur me marrëdhëniet, madje pati edhe moment tensioni.

 Më 27 maj 2015 Aleksandër Vuçiç viziton Tiranën duke u bërë kryeministri I parë serb në histori që viziton Shqipërinë.

 50. Më 13 tetor 2016, kryeministri Edi Rama merr pjesë në Beograd në një forum mes liderëve të Ballkanit me temë sigurinë. Rama u takua me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç me të cilin pati replika dhe debate kur Rama tha se Trepça i takon Kosovës. Rama promovoi librin “Kurban” të përkthyer në serbisht.

Nga Roland Qafoku