Heroinat e Luftës sonë Antifashiste. Midis “Yjeve tё Pashuar” nё “Qiellin e Lirisё” ndrijnё edhe 251 gra e vajza

Qani  Duraj

Midis “Yjeve tё Pashuar” nё “Qiellin e Lirisё” ndrijnё edhe 251 gra e vajza, qё bashkuan gjakun me vёllezёrit e tyre partizanë. Ato mbetёn nё kujtesёn e kombit tonё si nderi e krenaria e Luftёs Antifashiste nacionalçlirimtare. Nga pёrfshirja nё tё edhe e femrёs shqiptare, nga mёnyra e organizimit, drejtimit dhe realizimit tё objektivave qё ajo synoi, nga pёrmasat dhe gjithёpёrfshirja pa dallim feje, krahinё dhe ideje,  ajo luftё do tё mbetet nё kujtesёn e historisё sё kombit shqiptar, si faqja mё e ndritur dhe njё pikё kulmore nё rrugёn e emancipimit tё shoqёrisё nё tёrёsi dhe tё femrёs nё veçanti.

Pёr tё parёn herё nё kёtё luftё pёr jetё a vdekje, nё krah tё burrave dhe djemve  u rreshtuan edhe gratё dhe vajzat shqiptare, qё guxuan dhe u ngritёn mbi paragjykimet e kohёs dhe anatemave dashakeqe tё bashkëpuntorёve tё pushtuesve nazifashistë. Kontributi i tyre qe i gjithanshёm dhe mjaft domethёnёs. Ato i dhanё asaj lufte shpirt nga shpirti i tyre i vetëmohimit, qё frymëzuan luftёtarёt e lirisё nё akte heroizmi, guximi e trimёrie tё papara mё parё.

Tё ndёrgjegjshme pёr misionin e tyre historik, gratё shqiptare nё krah tё burrave u bёnë pjesё aktive nё Frontin e Luftёs Nacionalçlirimtare. Ato ju pёrgjigjёn thirrjes sё Konferencёs sё Pezёs pёr bashkimin e popullit shqiptar nё luftё kundёr pushtuesve fashistё italianë pa dallim feje, krahin dhe ideje. Nёn udhёheqjen e PKSH, u organizuan nё kёshilla tё luftёs antifashiste, tё rinisё antifashiste dhe njё pjesё e tyre edhe nё organizatat e PK. Nё luftё dhe nё aksionet kundёr armikut ato u bёnë faktor i padiskutueshёm pёr arritjen e suksesit dhe fitores mbi armikun gjakatar. Lufta i emancipoi dhe i bindi pёr rolin e tyre tё pazёvendёsushëm nё front dhe nё prapavijat e luftёs.

***

Nё 17 shkurt 1942, nё Tiranё u zhvillua demonstrata e grave dhe vajzave antifashiste pёr lirimin e djemve dhe vajzave tё burgosur nga fashistёt italianё. Kjo demonstratë qё nisi me parullat “lironi fёmijёt dhe vёllezёrit tanё” u pasua me thirrjet “poshtё fashizmi” dhe kulmoi nё pёrleshjen fytas me rojet dhe gardianёt e burgut. Fashistёt tё tmerruar vunё nё pёrdorim armёt. Nё fillim shtinё pёr t’i trёmbur, por kur e panё qё ato jo vetёm nuk u tёrhoqёn, por i intesifikuan edhe mё veprimet ndaj tyre, shtinё me mitraloza mbi to. Midis atyre pesё grave qё u goditёn nga plumbat e fashistёve ishte edhe nёna tiranase Mine Peza e cila dhe pse ishte 67 vjeçe, priu turmёn e grave dhe mbeti aty lapidar i pёrjetshёm i heroizmit tё nёnёs shqiptare. Trupin e saj fashistёt nuk e lejuan ta merrnin e ta varrosnin familjarёt. Nga ajo ngjarje mori rrugёn kёnga “Ku kam vajzёn, ku kam djalin”, qё mbeti lejmotivi i qёndresёs dhe luftёs heroike tё grave shqiptare, ndёrsa Mine Peza pas clirimit u shpall “Heroinё e Popullit”.

***

Nё janar-mars 1943 nё kampin e pёrqendrimit nё Porto Romano tё Durrsit, vuajtёn torturat fashiste edhe 72 gra dhe vajza antifashiste shqiptare. Ato jo vetёm nuk u gjunjёzuan nga torturat çnjerëzore qё pёrdoreshin aty, por gjetёn forca dhe mёnyra tё bёnin rezistencё tё organizuar krah burrave dhe djemёve tё interrnuar. U bёnё pjesё e tё gjithave veprimtarive antifashiste qё udhёhiqeshin nga Komiteti i PK tё kampit qё drejtohej nga Hito Çako.

Mё 8 shtator tё internuarit shpёrthyen telat e kampit dhe u bashkuan me luftёtarёt e lirisё. Ndёr veprimtaret fёmra nё atё kamp shkёlqyen shoqet Shegё Uci, Marika Leshnja, Dhorkё Karoli (e interrnuar aty me gjithё djalin e saj pesё vjec), Dhimitra Buqo, Argjiro Leka, Kimete Bozhigradi, Emine Graca, Eftimi Xhavara e shumё tё tjera, tё cilat nga aty kaluan nё formacionet partizane dhe luftuan heroikisht deri nё clirimin e plot tё vёndi nga pushtuesit nazistё. Tё tjera gra e vajza do tё provonin mё pas edhe kampet e shfarrosjes nё mas tё nazistёve gjermanё nё Mat’hauzen, Buchenvald, Dakao, Aushvic, Prishtinё, Selanik (Greqi) etj. Disa syresh qё mbetёn gjallё, dёshmojnё pёr vuajtjet dhe torturat cnjerёzore tё pa imagjinueshme me tё cilat ato lincoheshin ditё e natё si tё ishin kavje pёr laboratorёt e vdekjes tё ngritura enkas nga nazistёt gjermanё. Tё tilla janё Katerina Andoni, Vangjeli Mushi, Fatmira Sala, Katerina e Hana Dilo (nёnё e bijё) etj, qё u shfrytёzuan barbarisht nё kampin e Rovensburgut. Nё verёn e vitit 1944, 40 gra e vajza qё vuanin dёnimin nё burgjet e Tiranёs u cuan pёr t’u lincuar nё kampin e Prishtinёs. Kurse nё kampin nazist tё Selanikut (Greqi) Fato Berberi, Sofie Noti dhe Dhoksi Prifti, tё tria partzane tё  kapura nga nazistёt, iu nёnshtruan torturave çnjerëzore tё Gestapos, dhe kur e panё se nuk mund t’i gjunjёzonin dot me tortura, i pushkatuan. Gjashtёmbёdhjetё vjeçarja Fato Berberi pёr qёndresёn e saj tё papёrkulur para nazistёve, pas çlirimit u shpall “Heroinë e Popullit”.

***

Tetor i vitit 1943, 68 vajza dhe gra fierake lanё vatrat familjare dhe u ngjitёn kodrave tё Mallakastrёs, ku ato ditё krijohej grupi i tretё partizanё. Ato u rreshtuan nё tё tre batalionet e atij formacioni dhe me shёmbullin dhe qёndrimin e tyre tёrhoqёn nё ato formacione edhe disa vajza e gra tё asaj krahine, qё ende vuante ndrojen e fanatizmit. “Operacioni i Dimrit” 1943-44, vuri nё prove qёndresёn, guximin dhe trimёn e tyre nё luftё me nazistёt gjerman nё Mallakastёr, Zagorie, Kurvelesh e kthim. Qёndresa dhe heroizmi i tyre, do tё kulmonte me gjakun e derdhur pёr liri e partizanes trime Feride Bega. Tё tjera vajza myzeqare do ti zёvёndёsonin ato nё formacionet partizane dhe do tё luftonin edhe mё me trimёri krah shokёve tё tyre partizanё. Dy syresh, Liri Gero e Penelopi Piro, e derdhёn gjakun e tyre nё moshёn mё tё bukur tё jetёs, me ёndrrrrёn e lirisё nё sy. Pas clirimit u shpallёn “Heroinё e Popullit”.

***

Nё Luftёn antifashiste Nacionalçlirimtare morёn pjesё 6000 vajza e gra, qё ndritёn  si luftёtare nё vijat e zjarrit, gjithnjё nё ballё tё sulmit, krah shokёve tё tyre partizan. Disa syresh morёn plagё dhe derdhёn gjakun e tyre tё bindura se e bёnin pёr clirimin e atdheut nga robёria nazi-fashiste. Disa syresh qё i “kurseu” plumbi i armikut, lufta i rriti si luftёtare trime dhe si komanduese tё formacioneve partizane. Ato u pёrballёn me vёshtirёsi tё pa para, me lodhjen, urinё dhe etjen, tё ftohtin e acart tё dimrit dhe zhegun e beharit, por kurr nuk u gjunjёzuan. Nё mjaft raste harruan vehten pёr tu ardhur nё ndihmё shokёve dhe shoqeve tё plagosura, tё lodhura e raskapiturё nga luftimet dhe marshimet e gjata, nga uria dhe peripecitё e luftёs. Qёndresa e tyre cuditi edhe vet hitlerianёt, kur iu desh tё pёrballej me qёndrimin e tyre edhe pёrpara litarit apo skuadrave tё pushkatimit. Qёndrimi i Bule Naipit, Persefoni Kokёdhimёs dhe Fato Berberit pёrpara litarit i dha vlera tё reja dhe shkёlqim rrёzёllitёs heroizmit tё fёmrёs shqiptare nё atё luftё. 13 heroina tё popullit: Mine Peza, Margarita Tutulani, Inajete Duma, Qeriba Derri, Bule Naipi, Persefoni Kokdhima, Nimete Progonati, Penelopi Piro, Zonja Curre, Fato Berberi, Hibe Palikuqi, Liri Gero, Ylbere Bilibashi zunë vend nё panteonin e heroizmit shqiptar dhe nё kurorёn e lavdisё tё asaj lufte, qё i solli popullit lirinё qё gёzojmё edhe sot.

Pjesëmarrja e femrёs shqiptare nё Luftёn Nacionalçlirimtare na bёn nder tё gjithёve, na frymëzon ta duam atdheun edhe mё shumё, na bind se gjithçka e arritur mё pas dhe qё po e gёzojmё edhe sot, lidhet me fitoren e asaj lufte qё na vendosi nё krah tё fitimtarёve dhe çeli rrugёn e zhvillimit e tё qytetrimit evropian. Lavdi jetёs dhe veprёs sё grave dhe vajzave shqiptare pёr çlirimin dhe emancipimin e Kombit shqiptar.

http://www.gazetadita.al/heroinat-e-luftes-sone-antifashiste/