Heroi Ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu i fshehur nëpër arkivat greke

Nga Arben Llalla

Historia e popullit shqiptar është shumë e pasur me shkrime, libra, broshura që flasin për lavdinë e kombit tonë në luftë për mbijetesë. Ato janë të fshehura nëpër arkivat e ndryshme të botës. Viteve të fundit, falë punës së palodhur të disa studiuesëve shqiptarë dhe të huaj kanë dalë në dritë gjëra të rëndësishme që lidhen me historinë e kombit shqiptar, por ende ka gjëra që nuk janë zbuluar dhe flenë diku nëpër bodrumet e shumë bibliotekave apo arkivat e ndryshme në Itali, Austri, Francë, Turqi, Greqi e gjetkë.

Arkivat greke fshehin shumë dokumenta historike që lidhen me shqiptarët. Për mendimin tim nëpër arkivat shtetërore, kishat, manastiret, bibliotekat private mund të gjenden gjëra me vlera të larta për shqiptarët si në fushën e gjuhësisë, ashtu edhe atë historike. Por, ende asnjë studiues shqiptar nuk ka mundur të futet në arkivat e shtetit grek, sepse Greqia është kujdesur për konservimin e tyre, me qëllim që të mbulohen nga pluhuri i harresës.

Disa studiues kanë kërkuar dokumenta historike që i përkasin fillimeve të shekullit XX, por revolucioni kulturor i rilindjes së vetëdijes shqiptare ka nisur në fillimet e shekullit XIX. Me plot gojë mund të thuhet lirisht se ka shumë dokumenta historike, gjuhësore e kulturore që janë botuar në gjuhën shqipe dhe greke në fillimet dhe nga mesi i viteve 1800 në Greqi. Por, siç thamë më lart, Greqia është kujdesur që këto gjëra me vlera të larta për kombin shqiptar të mos dalin në dritë.

Figura e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti është një figurë madhështore, të cilën e kanë zili ende sot. Tek disa studiues po krijon turbullira që më shumë do të thoja që janë kopjacë të këqij se sa studiues seriozë. Duke shpikur apo hedhur dyshime mbi origjinën e tij shqiptare, ata kërkojnë t’u dëgjohet pak emri nëpër media të ndryshme. Që Skënderbeu ishte arbër nga babai dhe nëna e tij, këtë nuk e luan as topi, por ende në shekullin XXI ka njerëz që duke parë madhështinë, krenarinë dhe trimërinë e këtij njeriu të madh duan ta “përvetësojnë”, qoftë edhe për pak çaste.

Në të vërtetë asnjë njeri nuk ka faj, kur lexon vepra jo të trajtuara mirë, të cilat më shumë i kanë shërbyer politikave ditore se sa historisë së vërtetë. Grekët e shekullit XIX duke mësuar për trimëritë Skënderbeut frymëzoheshin dhe luftonin kundër osmanëve për të fituar pavarësisë. Ka shumë shembuj për heronjtë e Kryengritjes greke të vitit 1821 që ishin shqiptarë ose siç i thërrasin grekët, arvanitas mbanin me krenari shenjën e Bricjapit që dikur e ka mbajtur Leka i Madh, Pirro i Epirit dhe Skënderbeu.

Gjatë kërkimeve të mia nëpër disa biblioteka private dhe shtetërore gjeta shumë libra në gjuhën greke që flasin për historinë e kombin tonë të botuara në shekullin XIX. Disa prej këtyre librave përmenden tek-tuk si bibliografi e shfrytëzuar, por që nuk na janë sjellë të plota në botime. Megjithëse kërkimet e mia kanë qenë private, të padeklaruara, munda të gjejë dhe të marrë gjëra me vlera të mëdha për kombin tonë. Emocione të forta ndjeva, kur gjeta katër libra origjinalë në gjuhën greke që flisnin për trimëritë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Edhe pse në këto libra bëheshin përpjekje për të faktuar që familja Kastrioti kishte origjinë greke, ato kanë vlera, sepse shkruhet për atë burrë që mbrojti pushtimin e Europës nga osmanët

Grekët pretendimet e tyre për ta “privatizuar” Skënderbeun më shumë i bazojnë tek emrat dhe mbiemrat e familjes Kastrioti që sipas tyre kanë kuptim në gjuhën greke. Duhet të dimë se në shekujt e mëparshëm njerëzit e kombeve të ndryshëm emrat dhe mbiemrat i kishin fetarë. Në qoftë se do të mendojmë me logjikën e paditurisë që pretendojnë grekët, atëherë do të themi se ish-kryetari i Kubës Fidel Kastro është grek, sepse ai mbiemrin e ka grek Kastro (kala, kështjellë). Po të mendojmë me këtë logjikë të thjeshtë, unë jam krejt i lirë të them se deputetët grekë kanë mbiemra të kuptimësisë në gjuhën shqipe, sllavisht, turqisht dhe shumë pak greqisht. Pa folur që qytetet e greke kanë emërtime që zbërthehen në gjuhën shqipe. Edhe shumë emra të fesë ortodokse janë në gjuhën shqipe me disa ditë lutjesh fetare. Por, kjo është temë më vete që duhet të shihet më thellë.

Në qoftë se për një çast të mendojmë që Skënderbeu ishte grek apo sllav, atëherë pse Skënderbeu nuk luftoi për çlirimin e Greqisë dhe Serbisë? Pse Greqia dhe Serbia e djeshme e sotme nuk ka një bust të Skënderbeut për ta lartësuar figurën e tij?
Pra, tezat fëminore e studiuesve grekë, serbë dhe të tipit Mustafa Nano apo të disa studiuesve të djeshëm dhe të sotëm për origjinën greke apo sllave të familjes së Kastriotëve bien poshtë si teza të pavërteta, të cilat nuk mbështeten tek shkenca, por tek politikat ditore.

Ish-sekretari në ministrinë e jashtme italiane në vitet 1930 De Martiko do të shprehej për grekët: “Grekët janë të aftëqë të marrin një zezak të vërtetë amerikantë zi si qymyridhe pasi ta punojnë gjashtë muaj me tëta kthejnë përsëri në Amerikë me besimin e plotë tek vetja e tij se ai është pasardhës i drejtëpërdrejtë i Themistokliut.”

Si përfundim, Skënderbeu lindi arbëror dhe vdiq arbër. Ai, ishte trashëgimtar i mbajtjes së shenjës së Bricjapit që e kishte mbajtur Leka i Madh dhe Pirro i Epirit.

Skënderbeu lindi ortodoks, u bë me dhunë mysliman, përqafoi me dëshirë fenë katolike dhe vdiq UNIT. Shumëkush do të habitet me këtë përfundimin tim fetar të Skënderbeut, UNIT. Por, sot e kësaj dite shqiptarët (arbëreshët) që mërguan në Itali mbas vdekjes së tij besojnë ende në besimin fetar UNIT. Unitët janë për bashkimin e dy kishave kristjane, atë katolike dhe ortodokse. Arbëreshët në Itali falen në kishën e ritit bizantin, por në vartësi të Vatikanit katolik. Në qytetin e Elbasanit, brenda në kalanë e vjetër ka qenë dhe është ende sot një kishë e rriti UNIT. Në fillim të viteve 1990, prifti i parë që shërbente në këtë Kishë ishte arbëresh.

Më 1439 në Sinodin e Firences u bë bashkimi i Kishave të Romës dhe të Kostandinopojës. Më vonë kjo marrëveshje u nënshkrua edhe nga ortodoksë e katolikë të tjerë për bashkim në Romë dhe Brest në vitet 1595-1596. Kështu arbëreshët në Itali mbeten besnikë të besimit UNIT. Këtë na e dëshmon edhe arvanitasi, i ndjeri Aristidh Kola. Studiuesi Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, shkruan: “Ndërkohë që të gjithë europianët shkruanin për Skënderbenëkronistët bizantinë ose e injoronin krejtësisht, ose e përmendin diku dhe me një ftohtësi të madheShkaku nuk është vdekja e tij e palavdishmeas fakti se ishte shqiptar dhe jo grekNuk është as lavdia dhe as kombësia kriteri i këtyre kronistëveËshtë dallimi i besimit fetar të Skënderbeuti cili nuk është i krishterë ortodokspor katolik apo për të qenë më të saktëishte “UNIT”. Unitët ishin për bashkimin e dy kishave.”

Libra të panjohur të autorëve grekë të shekullit XIX për Skënderbeun

Ndër autorët grekë që njihen se kanë shkruar libra për Skënderbeun janë: Xalkokontili, Francis, Kritovulos, Paparigopulo. Por, së fundi bibliografisë së madhe të veprave kushtuar Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut do t’u shtohen edhe katër libra në gjuhën greke që besoj nuk janë të njohura deri më sot. Këta libra janë botuar në shekullin XIX dhe gjenden në një nga bibliotekat më të pasura të Greqisë.

  1. Libri i parë ka autor K. Velefanti i botuar në Athinë më 1857 dhe ka titullin: “Η ΝΕΑ ΔΙΡΚΗ. ΗΤΟΙ”. Libri i kushtohet Perandorisë Bizantine nga themelimi i saj. Në të janë përfshirë historitë nga mbreti i parë i Bizantit, Kostandini i Madh dhe mbyllet me rënien e princit të fundit Gjergj Kastrioti. Libri përbëhet nga 292 faqe. Nga faqja 102 fillon kapitulli që i kushtohet Skënderbeut me titull: “ΙΣΤΟΡΙΑ ΓΕΩΡΓΟΥ ΤΟΥ ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ ΜΕΤΩΝΟΜΑΣΘΕΝΤΟΣ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ ΠΡΙΓΚΗΠΟΣ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ” (Historia e Gjergjit të Kastriotëve, i njohur Skënderbe, Princi i Shqipërisë) dhe deri në faqen 238 shkruhet për të. Interesant është fakti se ky libër shoqërohet edhe me grafikë të ndryshme që i përkasin mbretërve të Bizantit, por edhe një grafikë të figurës së Skënderbeut. Pra, me këtë zbulim shtohet edhe një grafikë, ku na paraqitet me madhështinë e tij Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti. Më shumë në libër siç shihet shkruhet për Princin e shqiptarëve.
  2. Libri i dytë është botuar më 1876, në Athinë dhe autor është A. Milaraqi. Libri prej 15 faqesh ka titullin: “ΟΛΙΓΑΙ ΛΕΞΕΙΣ ΠΕΡΙ ΤΗΣ ΚΑΤΑΓΩΓΗΣ ΤΟΥ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ” (Pak fjalë mbi prejardhjen e Skënderbeut) dhe flet rreth origjinës së Heroit Kombëtar të shqiptarëve. Autori përmend studiuesit e ndryshëm duke bërë dhe komentet e tija. Në përfundim të studimit të tij A. Milaraqi shkruan: “Gjergj Kastriotit Skënderbe është shqiptar (Οτι ο Γεωργιοσ Καστριωτησ ο Σκενδερμπεησ ειναι Αλβανος).”
  3. Libri i tretë është botuar në vitit 1884 nga N. Mihalopuli me titull: “ΙΣΤΟΡΙΑ ΓΕΩΡΓΟΥ ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ ΤΟΥ ΜΕΤΩΝΟΜΑΣΘΕΝΤΟΣ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ ΗΓΕΜΟΝΟΣ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ” (Historia e Gjergj Kastriotit i quajtur Skënderbe, Mbret i Shqipërisë). Ky libër ka 184 faqe. Në këtë libër nuk ngrihen pretendimet se Skënderbeu ishte me origjinë greke, por shkruhet qartë se ai ishte shqiptar, mbret i Shqipërisë. Botuesi është treguar i kujdesshëm dhe si bazë duhet të ketë shfrytëzuar veprën e Marlin Barletit.
  4. Studiuesit grekë duke parë madhështinë e Skënderbeut i kushtuan edhe skenar drame. Shkrimtari Andoniu Io. Andoniadhu shkruajti dramën me titull: “ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗΣ Ο ΒΑΣΙΛΕΥΣ ΤΩΝ ΗΠΕΙΡΩΤΩΝ, ΔΡΑΜΑ (Skënderbeu mbreti i Epiriotëve, dramë), e cila është botuar në Athinë më 1889 dhe ka fituar çmim në konkursin e poezisë mbajtur më 25 mars të po atij viti. Ky libër ka 116 faqe. Ngjarja në dramë zhvillohet në pesë ditë dhe paraqitet në gjashtë akte ku luajnë 18 personazhe:
  5. Gjergj Kastrioti, udhëheqësi i i epiriotëve (epiriotë quheshin shqiptarët nga shkruesit grekë; shën. A. Llalla)