Herbalistët ilirë, librat e parë që vunë themelet e Enciklopedisë Europiane

Nga Altin Bogdani
Mjekësia e Evropës Perëndimore dhe e Bizantit u mbështet nga Mjekësia në Iliri, e cila nga ana e saj u ndikua dhe nga traditat mjekësore Egjiptiane. Ilirët zhvilluan një sistem të mjekësisë ku trajtimi kërkonte për të rivendosur Balancën e harmonisë brenda trupit. Ata përdoren formula të ndryshme për të krijuar një ekuilibër të harmonisë- elementeve të tokës, uji, zjarrit dhe ajrit. Një figurë e lartë në mjekësinë e lashtë Ilire ishte mjeku Hipokrati, 460-380 BC, që konsiderohet si “babai i mjekësisë moderne. “Korpusi i Hipokratit është një koleksion prej rreth 70 punimesh të hershme mjekësore nga Antikiteti. Hipokrati dhe pasuesit e tij ishin të parët që përshkruan shumë sëmundje dhe kushte mjekësore. Ai i dha kredibilitetin zhvillimit të të menduarit kritik në fushën e mjekësisë, duke u përpjekur të nxirrte shkaqet e sëmundjes dhe duke përdorur vëzhgimin dhe logjikën, në vend të supersticionit. Pandoni Dioskorid (ce77AD) ishte për 1500 vitet e ardhshme i nderuar si autoritet përfundimtar mbi bimët në mënyrë të barabartë në të dyja Perandoritë, si Arabe Lindore ashtu dhe në Evropën Perëndimore.
Dioskoridi kërkoi të prodhojë një udhëzues në fushën e bimëve të dobishme në Mjekësi. Dioskoride është një nga njerëzit e parë që ka vënë në dukje se, “Kushdo që ka përvojë në këto çështje, duhet që të ndeshet me bimët që sapo dalin nga toka, bimët në lulëzimin e tyre dhe bimët në pjekurinë e tyre. Për dikë që nuk i ndjek bimët ndërkohë që rriten, nuk mund t’i njohë kur piqen. E nëse ai e ka parë bimët vetëm kur dalin nga dheu, ai nuk mund të njohë si rriten.” Ai i mësoi këto nga tradita si dhe nga autorët e mëparshëm të përmendur si Theorphrastus (Në vitin300 BC – që mendonte se bestytnitë rreth bimëve nuk duheshin përdorur. Ai bëri një klasifikim të tyre, e ndau informacionin në pesë libra që mbulonin në vijim; bimët me vaj dhe rrëshinore, të dobishme për të bërë balsam si dhe vajra aromatike nga pemë dhe shkurre që prodhojnë lëndën e parë curative. Ai shkruan për rëndësinë e rrënjëve dhe lëngjeve të nxjerra prej tyre. Gjithashtu liston farat që kanë përbërës medicinal për kurim dhe bën një inventar të verërave të ndryshme dhe ilaçeve tonizuese që i ka gjetur të dobishme në trajtimin e pacientëve.

Filozofia e Galenit, kirurgut dhe herbalistit më të madh Ilir

Galeni ishte një mjeshtër i filozofisë mjekësore dhe thoshte se studimi i filozofisë duhet të jetë thelbësor për trajnimin e mjekut. Filozofia i mundëson mjekut të dallojë të vërtetën nga iluzioni, ose realitetin e brendshëm nga paraqitja sipërfaqësore…

Më vonë, në kohët romake, një tjetër mjek Ilir, Galeni (shekulli 2 pas Krishtit), një nga kirurgët më të mëdhenj të botës së lashtë, ka kryer shumë operacione, duke përfshirë opeacionet e trurit dhe të syve, që nuk ishin provuar për gati dy mijë vjet. Ai identifikoi shumë bimë që rriten në vende të ndryshme, të zhvilluara më thellë, por në përgjithësi ka kontribuar më shumë se në shërimin e plagëve me mjekësi bimore, me kirurgji. Galeni ishte mjeku më i madh në Mbretërinë Ilire. Ndërsa Hipokrati hodhi themelet e Mjekësisë, Galeni më tej zhvilloi teorinë dhe praktikën e saj dhe e ngjiti mjekësinë iliro-romake në zenitin e saj. Kur Galeni ishte vetëm një djalë, i ati i tij kishte parë një ëndërr në të cilën Asclepiusi ju shfaq atij dhe i tha që t’i linte ilaçet për studim birit të tij. Dhe kështu, Galeni i ri shkoi në Asclepion lokale ku do të trajtohej nga mjekët-priftërinj më të moshuar. Galeni mbeti një besimtar i përjetshëm i Asclepius. Trajtimi i parë i Galenit ishte si një mjek dhe kirurg për Gladiatorët në Pergam, e cila i dha atij aftësi të konsiderueshme dhe njohuri në fushën e anatomisë dhe kirurgjisë. Nga atje, ai shkoi në Romë, ku me aftësitë e tij të mëdha tërhoqi vëmendjen e personaliteteve me ndikim dhe të elitës. Galeni u bë mjeku personal i perandorit Marcus Aurelius.
Galeni ishte një mjeshtër i filozofisë mjekësore dhe thoshte se studimi i filozofisë duhet të jetë thelbësor për trajnimin e mjekut. Filozofia i mundëson mjekut të dallojë të vërtetën nga iluzioni, ose realitetin e brendshëm nga paraqitja sipërfaqësore, e cila është aq e rëndësishme në diagnozë. Gjithashtu është e nevojshme për vënien e trajtimit në një bazë të shëndoshë etike. Edhe pse ai nuk ishte i krishterë, Galeni ishte një monoteist; ai besonte se trupi ishte mjeti fizik për shpirtin që banon në të. Kontributet kryesore të Galenit në teorinë e Mjekësisë Ilire ishin teoritë e tij të tri varieteteve ose të energjisë jetësore dhe katër aftësitë e organizmit. Ai gjithashtu zhvilloi dhe zgjeroi fiziologjinë humorale dhe patologjinë e Hipokratit.
Funksioni i duhur i organeve ishte shumë i rëndësishëm për pikëpamjet e Galenit në anatomi dhe në fiziologji. Ai ishte i prirur për të parë shëndetin si ekuilibër harmonik, funksionimin optimal të të gjitha organeve dhe sistemeve të trupit. Galeni besonte në doktrinën aristoteliane që, në natyrë, forma ndjek funksionin. Nëse duam të kuptojmë funksionin e një organi, indeve ose pjesëve të trupit, ne duhet së pari të studjojmë formën e saj. Kjo është arsyeja pse Galeni e konsideron anatomië kaq e rëndësishme. Galeni ishte fanatik në ndjekjen e tij të dijes anatomike. Ai bëri disektime dhe eksperimente mbi kafshët, majmunët kryesisht, që të gjente konkluzione dhe të eksperimentonte se si është strukturuar trupi i njeriut dhe se si ai funksionon. Duke goditur ureterin e majmunëve, shihte veshkat që bymeheshin. Galeni arriti në përfundimin se veshkat prodhojnë urinë. Nga prerja apo stimulimi i rrënjëve kurrizore nervore të ndryshme, ai u motivua për të parë organet dhe muskujt që ato kontrollnin. Në farmakologji, Galeni zhvilloi një sistem të gradave Galenike, që i mundësoi mjekët dhe farmacistët për të vlerësuar më saktësisht efektet e një substance medicinale. Në përgatitjen e barnave, Galeni konstatoi se sasia e rritur është një zëvendësues i keq për cilësinë e dobët të përbërësve. Galeni personalisht vizitoi zonat ekzotike ku shumë përbërës kyç të formulave të tij medicinale rriteshin, për të kuptuar më mirë çështjet e cilësisë.

Pomada e Galenit, kundër helmit të gjarprit, formula më e famshme e epokës

Marrja Theriac (një pomad që përdorej si antidot për helmin e gjarpërinjve apo helm tjetër) u bë formula më e famshme mjekësore e epokës së mesme. Theriac i Galenit u bë një përzierje bimore ose një substancë medicinale e përzier me mjaltë dhe me 64 përbërës të ndryshëm, që ishin ilaç virtual ose kurë për shumë sëmundje dhe një antidot për shumë helme. Përdorimi i ‘Theriac’ vazhdoi deri në fund të shekullit XIX. Në Venecia ishte një qendër kryesore për prodhimin e saj, ajo është quajtur nganjëherë Theriac Veneciane. Sot, Theriac Veneciane është një përbërës kyç në ilaçet suedeze, një eliksir bimor i popullarizuar nga Herbalistët austriakë si Maria Treben. Galeni ishte gjithashtu një ekspert në kuptimin e pulsit; shumë e konsiderojnë atë iniciator të diagnozës të pulsit. Ai shkroi një libër mësimor në këtë temë, me titull ‘De Pulsibus’. Duke qenë një besimtar i përjetshëm i Asclepius, Galeni ishte një besimtar i fortë në shërimin dhe fuqinë diagnostike të ëndrrave. Ai madje ka shkruar një tekst në interpretimin mjekësor të ëndrrave. Galeni ishte një autor i jashtëzakonshëm dhe shkroi rreth 80 tekste të ndryshme mjekësore. Sot, shumë prej tyre janë të humbura. Për më shumë se një mijë vjet pas vdekjes së tij, Galeni, me arritjet e tij të jashtëzakonshme, është konsideruar absolut, pushteti më i lartë në të gjitha çështjet mjekësore. Kjo ishte me të vërtetë për të provuar një bekim të përzier për historinë e mjekësisë.

Pasuria mjekësore që shpëtoi pas rënies së Perandorisë Romake
Historikisht dëgjon njerëz të thonë se “gjatë epokës së errët mjekësia dhe të mësuarit ishte e fshehtë.” Po, në 600 AD gjërat ishin shumë të fshehta dhe paragjykuese në Evropën Perëndimore, por në Perandorinë Bizantine ishte mësimi i madh Mjekësia Bimore dhe zgjerimi i njohurive.Ppas rënies së Perandorisë Romake Perëndimore në shekullin e pestë, (476 AD), në këtë kohë dhe për rreth 500 vjet më pas, në Evropën Perëndimore humbi kontakti më shumë për trashëgiminë e tij intelektuale. Për shkencat Ilire, gjithë sa kishte mbetur ishte Enciklopedia e Plinit (Plini vdiq në 79 pas Krishtit në Pompei Ai donte që të shikonte se çfarë po ndodhte me vullkanin që lundronte atje dhe u mbyt nga tymi.). Kanë shpëtuar tekstet e Boethius në logjikë dhe matematikë. Biblioteka latine ishte e kufizuar, saqë teologët evropiane e gjetën atë gati të pamundur për të zgjeruar njohuritë e tyre të shkrimeve.

(Shkeputur nga postimi ne profilin ne facebook te Llambrini Kona)

Botuar ne gazeten Molla e Shendetit, qershor 2014