Harta e Presidentit të Republikës Srpska, Millorad Dodik për ndarjen e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës

Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik pa hezituar fare nga reagimet publike, ndan Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, Millorad Dodik tha se Republika Srpska nuk do të organizojë referendum për shkëputje nga Bosnje-Hercegovina. Por vetëm për momentin, sepse pavarësia e Republikës Srpska, ndarja e kësaj pjese nga Bosnja dhe bashkimi me Serbinë, mbeten “ëndërr e tij”.  Millorad Dodik pohon se Bosnje-Hercegoivna e tanishme “nuk do ta mbijetojë” në formën e tanishme. Për dallim prej shumë politikanëve të tjerë serbë, Dodik nuk heziton fare edhe nga ndarja e Kosovës dhe e Bosnjes. Në intervistën për DW, të zhvilluar nga Zorica Ilic dhe Bahri Cani, Dodik vizaton madje edhe kufitjë e ri të këtyre vendeve.

http://www.dw.com/sq/harta-e-dodikut-p%C3%ABr-ndarjen-e-kosov%C3%ABs-dhe-bosnje-hercegovin%C3%ABs/a-41469344

“Serbia e Madhe” sipas Millorad Dodikut!

Inçizimi i intervistës ku Dodik vizaton kufi të rinj në Ballkan ka zgjuar interesim të madh në shumë media të Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë. Ka reaguar edhe kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kundërshton ndryshimin e kufijëve në Ballkan.

Vizatimin e hartave e ka kundërshtuar edhe lideri i Ligës së Socialdemokratëve në Vojvodinë, Nenad Çanak, i cili tha se “vizatimet e këtilla ta kujtojnë fillimin e tragjedive të tmerrshme nga fillimi i viteve 90-të”.

“Millorad Dodiku po luan me zjarrin që do ta përbinte edhe ate vet“, thotë Çanak. Në serialin e intervistave me liderët e Bosnje-Hercegovinës (Bakir Izetbegoviq, Dragan Çoviq, Mlladen Ivaniq dhe Millorad Dodik), ata prashikojnë të ardhme të vështirë për vendin e tyre. Të gjithë ankohen për bllokimin e institucioneve dhe asnjë prej tyre nuk sheh ndonjë zgjidhje të shpejtë të problemeve, sepse të gjitha vendimet merren me konsensus.

Bosnjaku Izetbegoviq dhe kroati Çoviq do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, por këtë e pamundëson kundërshtimi i palës serbe në institucione.