Hans Joachim Falenski, Këshilltar politik i grupit parlamentar të CDU në Bundestag, dha një mesazh të fortë përpara ditës së zgjedhjeve

Hans Joachim Falenski, Këshilltar politik i grupit parlamentar të CDU në Bundestag, dha një mesazh të fortë përpara ditës së zgjedhjeve.

Duke folur për programin ekonomik të opozitës, i cili është bërë me konsulencën e këshilltarëve të Merkel, Falenski është shprehur se ‘ky program funksionon çdo ditë në Gjermani dhe është me e mira e mundshme.

Ai ka folur edhe për drogën dhe situatën në Shqipëri. Falenski theksoi se Rama ka luajtur rolin sikur po luftonte drogën, por e vërteta ishte ndryshe.

“Ne fillimisht ndjenim acarim, kur Basha vinte e na tregonte historitë me drogë. Thonim si vinte një kryeopozitar e fliste kështu për vendin e tij.

Por, kur pamë shifrat e kuptuam problemin dhe themi se në krye të qeverisë pas 25 qershorit duhet të jetë Basha dhe qeveria Rama duhet të largohet” u shpreh Falenski.