Hahn kërkon zbatimin e vettingut: Do çojmë përpara anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor, foli dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin e Rajonet, Johannes Hahn.

Gjatë deklaratës së tij për mediat Hahn tha se , është i sigurt se shumë shpejt do të shikojmë rezultate e Vettingut. Vendet e BE i njohin përpjekjet tuaja për të frenuar numrin e azilkërkuesve.

Hahn foli gjithashtu dhe për antarësimin e Shqipërisë në BE. Ai tha se “ nuk ka ende një datë të sigurt se kur Shqipëria do të jetë pjesë e BE, por ne jemi të vendosur ta çojmë përpara anëtarësimin e vendit tuaj në BE dhe perpjekjet tona do finalizohen me anëtarësimin e Shqipërisë“. Komisioneri Hahn tha gjithashtu se Bshkimi Europina është i gatshëm që të mirpresë vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.

Ju falënderoj për këtë nismë, për këtë takim, në këtë vend kaq të mrekullueshëm për të disktuar vijimësinë e Triestes. Është dhënë angazhimi, ka një zotërim, shefat e shteteve i kanë dalë për zotë këtij procesi, i ashtuquajtur i Berlinit. Më shumë nisma vijnë nga rajoni dhe ne na mbetet të ju mbështesim dhe të bashkëpunojmë me ju për të ecur përpara për sa i takon aspiratave tuaja evropiane. U ra dakord për pikat e planit, shenjë e mirë kjo për zbatimin e tyre. Jam mirënjohës për zotimet dhe frymën që keni ndërmarrë. Kjo vlen për qytetarët tuaj, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe”, tha Hahn.

Ai vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vendin tonë dhe tha se tashmë pret Vettingun, pasi tashmë nuk ka më asnjë justifikim.

Zgjedhjet e drejta dhe transparente kanë qenë një kusht për të ecur përpara. Tani nuk ka më asnjë justifikim që mund të përdoret. Tani mund të shkojmë drejt zbatimit dhe tani do të shohim rezultatet e para konkrete te Vettingut. Është e kotë që të shkoni në vendet e BE për të kërkuar azil, pasi dëmtoni veten, por edhe vendin tuaj”, tha Hahn.