Grupi i famshëm muzikor “Metallica” ka pozuar me flamurin shqiptar gjatë turit të tyre në Britani

Grupi i famshëm muzikor  Metallica ka pozuar me flamurin shqiptar gjatë turit të tyre në Britani.

Fotografia  është realizuar nga një i ri shqiptar, i cili  ka shfrytëzuar takimin me ta për të shpalosur flamurin kombëtar.

Madje, flamurin e Shqipërisë ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje Robert Trujillos, basistit të grupit.

Ervin Gjonaj i ka dhuruar grupit edhe një fanellë të kombëtares.

Në nderim, Metallica mbrëmë  në koncertin e mbajtur në Londër, kanë përshëndetur të gjithë fansat shqiptarë, pjesëmarrës në këtë koncert.