Greqi, bombë makinës së ish-kryeministrit Papademos, plagoset bashkë me shoferin

Ish-kryeministri grek, Lucas Papademos është plagosur rëndë sot nga shpërthimi i një pajisje në automjetin e tij në Athinë, sipas televizionit shtetëror.

“Papademos dhe shoferi i tij janë plagosur seriozisht nga një bombë letër”, theksoi televizioni ERT.

“Jemi të tronditur. E dënoj këtë akt të urryer”, deklaroi ministri i Komunikimit, Nikos Papas për ERT-në.

Ish-kryeministri grek, Lucas Papademos ka rënë pre e një atentati me bombë ditën e sotme. Shpërthimi ka ndodhur kur automjeti ne te cilin udhëtonte ish kryeministri grek, i shoqëruar nga shoferi i tij, ishte në ecje e sipër në rrugën Patission, në Athinë.

Mësohet se nga shpërthimi i lëndës eksplozive që ka ndodhur në momentin kur Papademos ka hapur një zarf, ka mbetur i plagosur ish-kryeministri dhe shoferi i tij.

Mesohet se Papademos ka marre plage te renda ne duar, kembe dhe barkë dhe eshte derguar ne spital ne gjendje te rende.

Papademos është emëruar kryeministër në nëntor të vitit 2011, mes trazirave ekonomike dhe politike, duke shërbyer në këtë post deri në maj të vitit 2012.