Gjykata e Shkodrës ka vendosur për sekuestron e 25 mijë metrave katrorë toke e llojit pyll në zonën e Razmës

Gjykata e Shkodrës ka vendosur për sekuestron e 25 mijë metrave katrorë toke e llojit pyll në zonën e Razmës, pasi dyshohet se me sipërfaqen e madhe është bërë korrupsion.

Sektori i Hetimit të Veprave Penale në fushën e krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionin në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër kërkoi vendosjen e sekuestros preventive mbi rreth 25 000 m2 tokë e llojit pyll, në Razëm të Malësisë së Madhe.

Kërkesa e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër që regjistroi procedimin penal në mars 2016 është pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në 25 prill 2018.

Kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve të vendimit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve. Hetimet treguan se vendimet e Komisioni të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve, Rrethi Malësi e Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të falsifikuara.

Vazhdojnë hetimet për funksionarët publikë që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit të pasuritë në mënyrë të paligjshme për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuara nga neni 287 i Kodit Penal.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/korrupsion-masiv-ne-shkoder-gjykata-sekuestron-2-5-ha-toke-ne-razem-529838/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright